Saturday, February 01, 2025

Agim MORINA - MANOVRIME KLEROFASHISTE TË SERBISË

 

Lufta hibride serbo-ruse në Ballkan po vazhdon me intensitet të njëjtë, derisa dueti Borrelli-Lajçaku vazhdojnë me punu për projektin e Botës Serbe. Animi i çiftit Borrelli-Lajçaku kah Serbia doli në lëndinë edhe në pyetjet e eurodeputetëve që ia bënë Lajçakut në Komitetin Jashtëm të PE-së.
Tashmë është e qartë si drita e diellit që Serbia është i vetmi vend destabilizues në rajon. Trazirat në Maqedoni, përpjekja për grushtshtet në Mal të Zi bashkë me elemente pansllaviste ruse, veprimtaria e bandave terroriste serbe në veriun e Kosovës, mobilizimi ushtarak rreth kufirit të Kosovës dhe kërcënimet e vazhdueshme nga serbët në Bosnjë e Hercegovinë tregojnë qartë rolin destruktiv të klerofashizmit serb. Jo vetëm që askush nuk është i interesuar për luftë në rajon, por askush as nuk mund të nisë një luftë të re, pos Serbisë. Serbia ka disa arsye pse i duhet lufta apo një gjendje e luftës:
- klasa politike e sotme është po ajo klasë klerofashiste e shoviniste që shkaktoi katër lufta në ish-Jugosllavi dhe ajo nuk mund të mbijetojë pa shkaktime të vazhdueshme të krizave;
- Serbia politikisht është krejtësisht e orientuar dhe e bashkërenduar me Rusinë pansllaviste të Putinit;
- Serbia është shteti më i armatosur në rajon;
- Serbia ka elemente destabilizuese në katër shtete të rajonit: në Maqedoni, në Kosovë, në Mal të Zi dhe në BeH. Këtë e ka manifestu edhe praktikisht;
- duke i pasë të gjitha këto Serbia synon të realizojë Botën Serbe, një emërtim i ri për Serbinë e Madhe apo Naçertanijen e dikurshme.
Pra, nëse do të ketë apo nuk do të ketë luftë në rajon e përcakton Serbia. Asnjë shtet tjetër as nuk është i interesuar, as nuk ka fuqi ta bëjë këtë. Për fat të mirë, Serbia nuk përcakton se kush do të fitojë në rast të shpërthimit të një lufte. Asnjë shtet ku Serbia ka ndikim destabilizimi nuk është më i dobët siç ka qenë dikur në vitet ’90 të shekullit të kaluar dhe një luftë e re do të jetë një front tepër i gjatë dhe i papërballueshëm edhe për një Serbi të fuqishme, ngaqë Serbia do të ballafaqohet me një aleancë të kundërshtarëve nga perëndimi, nga jugu e deri në lindje të saj. Nuk është çudi që e humb edhe Vojvodinën.
Klasa e sotme politike klerofashiste serbe po luan me zjarr, sepse nuk ka ndonjë kartë tjetër që të mbetet në pushtet. Ndërsa ShBA-ja dhe BE-ja janë duke i pagu llogaritë e gabimeve të veta, për krejt ato lëshime që ia kanë bë dikur klerofashistëve serbë, duke mendu se ata do të ndaleshin një ditë me kërkesat e tyre. Ata jo vetëm që nuk u ndalën, po u është shtu oreksi. Dodiku, dje nuk miratoi marrëveshjen për heqjen e vizave me Kosovën, tani po kërkon bashkim me Serbinë.
Alarmimi i tashëm i diplomatëve ndërkombëtarë është rezultat i ndërgjegjësimit për këto gabime të tyre të njëpasnjëshme. Tash që s’po kanë çfarë u bëjnë serbëve, - sepse vetë e kanë ushqy përbindëshin klerofashist serb, - po bëjnë një presion të paparë e të padëgjuar mbi qeverinë e Kosovës. Nuk po e kuptojnë se të lëshosh pe ndaj një klerofashisti, si Vucici, nuk do të thotë të zgjidhësh një problem, por të krijosh një problem të ri, edhe më të madh. Ashtu qysh ka ndodhë deri sot.
Qeveria e Kosovës, prandaj, është duke udhëheqë një politikë tejet të mençur e të mirë në këtë vijë, drejt neutralizimit të veprimtarisë klerofashiste në Kosovë dhe moslejim të krijimit të një përbindëshi politik, një Republike të re Serbe në Kosovë. Sado që diplomatët ndërkombëtarë po bëjnë be e rrufe se ata nuk do të lejojnë një gjë të tillë, ata së pari duhet të tregojnë se pse e bënë një përbindsh të tillë në BeH dhe pse s’po mund ta kontrollojnë e ta ndalin turrin e Milorad Dodikut. (Fejsbuk, 30 qershor 2023)

Rudyard KIPLINGU - N’MUJSH

Rudyard KIPLINGU N’mujsh me mbetë i kthjellët kur rreth teje ma      T’gjithë shfrenu janë, e n’qafë ty t’kanë mbetë; Vetes m’i besu, kur t’...