Shkrime në gjuhën shqipe dhe angleze - Gjuhësi - Letërsi
Articles in Albanian and English - Linguistics - Literature
Wednesday, April 13, 2005
UNË SI KALORËS - poezi - Agim MORINA
1.
Herё unё kalurova,
Herё kali kaluroi mbi mue,
Nё rrugё pёr nё Madrid,
Pёr nё Madrid, pёr nё Madrid,
Deri nё Madrid.
Nё njё kiosk, oh nё nji kiosk
Shitnin hamburgerё,
Shitnin hamburgerё,
Dhe e bleva njё,
Dhe njё e bleva,
Aty ndёrmjet dy riskash,
Pashё Lorkёn e mjerё,
Tё mjerё Lorkёn e pashё,
Qeshej, buzёqeshej i therun nё bajoneta.
Nё hamburger Lorkёn e pashё:
I thashё tungjatjeta!
E mbllaqita fort buzёqeshjen e tij,
Tё tjerat kalit ia dhashё.
Lorkёn e pashё.
I mbёrthyem jo nё kryq, por nё bajoneta.
Dhunohej kudo çdo varg i tij,
(Nga çdo poetuc-salepxhi,
E Ali-Kasap-McDonalld-qoftexhi!)
Nё Madritё ishte terr – s’kishte dritё!
2.
Kali im Ati im paskёsh qenё Piktor,
S’kishte andrru me u ba toreador,
As me u martu me tё Marten,
As me u ethё me t’Enjten,
As me premtu tё Premten,
As me shty tё Shtunen,
As kurrё jo Mё(r)kurrё:
Hanёn nё Diell me e pjekё
Si kulaç nё furrё!
3.
Dёshironte, andrronte, me e pikasё Picasson,
On son, on son, pika, pika, Picasson...
Gjethen e paskёsh zanё njё gjumё,
Dhe kalehtas paskёsh ra nё lumё,
E lumi, ka dashё fati, me qenё e Picassos imagjinatё,
Qё nё njё pёlhurё tё bardhё me ngre shtat.
Im atё, Ati im, Kali im,
Dёgju kishte, o Zot pa djallёzi,
O Djall pa zotёsi,
Se Pikaloshi Pikaman Pikarrosh Picasso,
Qё tё sos me pika, pika e pika si tё Picassos,
Pikturu kishte – kishte pikturu,
Portrete kuajsh – shumё porterete kuajsh,
Dhe dofarё bythё buajsh.
3.
Por, o Zot Pordhaç!
Kur kali im e pa autopor(dh)tretin e vet
Nё Guernikё,
U shkund e u mund e s’mujti me ikё,
E pa autoportretin e klithmёs sё vet...
Im Atё. Ati im.
Kali im.
E pa.
U shkri.
Si loti u ba.
U derdh.
Pikoi si dhembja nё dhembje.
U pёrqafu me tym. Tym u bâ.
U zhduk. Zhdukje u ba.
Kali i Guernikёs mbet mё dёshmu.
Se unё kam pasё Atё.
Se Ati im apo im Atё ka pasё klithje
Dhe asht ba klithje
Prej gverrash
E prej Gverrnikash.
Pikonte pika qё tё sos e Picassos
Pikaste pikёllimin,
Pikonte dhembje,
Pikё, pikё, pikё,
Qё tё sos, tё sos, tё sos
Pika e Picassos.
Pika Picasso dhe pika Gverrnika
Pikasa vetёm gverra. Vetёm Gverrnika.
Agim MORINA
I AS A KNIGHT - poem - Agim MORINA
I AS A KNIGHT - poem
1.
Once I rode
Once the horse rode me
All the way to Madrid
To Madrid, to Madrid
Up to Morelight.
In a kiosk, oh, in a kiosk
They were selling hamburgers
They were selling hamburgers
And I bought one,
And one I bought,
There between two slices I saw poor Lorca,
Sad Lorca I saw,
Laughing, smiling, butchered with bayonets.
In the hamburger I saw Lorca:
I said: I wish you have long life!
I chewed noisily his smile,
What remained I gave it to my horse
I saw Lorca
Nailed not to the cross but to the bayonets
Every verse of him was being raped
(From every poetaster-salepseller
And Ali-Butcher-Mc-Donald-kebab maker!)
In the Morelight was dark – there were no lights.
2.
My horse, my father had been an Artist
He hasn’t dreamed of becoming a toreador
And not to marry Tuesday,
And not to make love with Thursday,
And not to promise at Friday,
And not to push at Saturday,
And for sure not, never ever at Wednesday
to bake the Moon in the Sun as the cake in the oven!
3.
He was wishing, dreaming to spot Picasso
On son, on son, I spotted, I spotted, Picasso
The leaf fell asleep
And gently fell to the river
And the river, happened to be the fantasy of Picasso
Grown up in a white canvas.
My horse, my father,
Had heard, O God with no evil,
O Devil with no good will,
That the freckled speckled Picasso
Which depletes you from the spots and dots, like Picasso’s spots
Had pictured – pictured had,
The horse’s portraits – many horse’s portraits in canvases
And some buffalo’s assess.
3.
But o my Farter God
When my horse saw his autoportrait
In Guernica
He was shaken and defeated and he could not run away
He saw the autoportrait of his own scream...
My father. Father my.
My horse.
He saw.
He melted.
He became a tear.
He dropped.
He dropped like the pain into the pain.
He embraced the smoke. He became a smoke.
He disappeared. He became the disappearance.
The horse of Guernica remained to witness
That I have had a father
That my father – father my - have had a scream
And he had turned into the scream
From guerras
And from Guernicas
It was dropping the drop of Picasso, that wracks
It was spotting the sadness
It was dotting the pain
The dot, the spot that ruins
The Picasso’s dot, the spot of Guernica
I spotted only the guerras, only Guernicas.
Sunday, April 10, 2005
INTELEKTSHTAJNI APO PROFETI I RREMË MODERN - Agim MORINA
1. Intelektshtajni nuk ësht, qysh mun duket nё shikim tё
parё, prodhim i ri. Poende, ësht ma i vjetër edhe se vetë frankeshtajni. Shumë
më i vjetër. Intelektshtajni, qysh mun m’u marrë me mend, nё një
mёnyrё, ësht e kundërta e intelektualit. Nëse frankeshtajni qe gatu prej
copash të dhjeta kufomave duke e marrë herë dorën e dikujt, herë këmbën e
tjetrit, intelektshtajni ësht gatu prej dhjeta kufomash mendore, kështu që
asnjë fjalë që e nxjerr prej goje s’ësht mendu në kryet e tij ose, edhe nëse ësht
mendu në trunin e tij, aj mendim ësht stramastik i shumë copave trunore
xhenazesh.
Intelektshtajni më së miri mun m’u përfshi në atё shprehjen
popullore se ësht Vet-i-treqindti, sepse gёzon privilegjin qё nёn rrashtё tё
palojё treqind pjesё truri treqind vetash. Dhe mun m’u marrë me mend se çka mun
me ndodhё me një gjykim që ësht rezultat i mendimit të treqind vetave tashma tё
ndjerё. Dhe ashtu qysh gjestikulacionet e frankenshtajnit janë të
pabaraspeshueme e tё pabashkёrenduara, duke qenë arnesë mishi, ashtu edhe
mendimet, gjykimet e intelektshtajnit janë të çoroditura, pa lidhje, duke qenë
arnesë gjykimesh. Intelektshtajni i arnon vargjet e bisedave të eprorëve të
tij, të cilët i ka ndëgju duke pi kafe ose shurup drandofilash nё ndonjё
restorant tё shtrejtё apo nё ndonjё takim nё ndonjё bodrum ambasade dhe i
trajton ato si tё tijat. Ka pa dikënd me kapuç majuc, apo me vath, apo me
mjekёr tё parruar dhe nesёr e sheh intelektshtajnin duke pozu me to.
2. Ndërsa frankeshtajni ësht kriju për me i bë sfidë vdekjes, ësht përpjekje e një shkencëtari që lyp përgjigje për msheftësinë e jetës e të vdekjes, intelektshtajni ësht fryt i përpjekjeve të Mjeshtёrve të caktuar për m’u shërby me të qysh ësht ma së miri për ta, pra, aj e lyp msheftёsinё e suksesit e tё famёs sё shpejtё e tё pamerituar apo ngritjen në karrierë, megjithëse ësht gjysagjel në çdo ndërmarrje. Kështu, ndër treqind copat e trurit të ngjitura për faqe të zezë nën rrashtën e tij, Mjeshtërit ia ngallmojnë pikërisht ato që atyre u duhen në vendin dhe nё kohën e caktuar. Derisa frankeshtajni, i cili, herë mbas here, kur e sheh veten në pasqyrë, kur e sheh veten se në ç’gjendje ka ra, mallkon veten dhe krijuesin e tij, pasi e sheh veten si ma fatkobin në botë, intelektshtajni, lëre që vetë nuk e mendon kurrë këtë, por atij edhe ma shumë i hyn vetja në huj dhe shkrun lavde për Mjeshtrin e tij dhe, fjala vjen, uron ditën kur Basi i tij ka le. Pёr pasojё, aj e ndin veten më të lumturin në rrokulli, ma fatbardhin nё gjithёsi.
3. Nuk duhet shumë mend e me dijtë se intelektshtajni ësht nxirak. Asnjë mendim i tij i radhës nuk e ndjek të maparshmin. Asnjë bindje e tij s’ësht fryt as pasojë e zhvillimit të tij të vazhdueshëm mendor. Veprimet e tij janë zingjir dështimesh. Biografia e tij ësht statistikë maskash. Veçori spikatëse e intelektshtajnit ësht mungesa e tij e ndjenjës për kohën dhe hapësirën sepse kohë-hapёsira e tij ësht kohё-hapёsira e Mjeshtrit tё tij. Duke qenё kёshtu aj flet shatra-patra; thotë 'mirëmbrëma' në mëngjes ose themelon parti për rujtjen e dinozaurëve, ndërsa edhe zogjtë e dijnë se dinozaurët janë zhdukё para miliona vjetësh! Më vonё, pa i ardhё marre hiç, duke kujtu se njerёzit e tjerё hanё bar, thotё publikisht: ata qё themelojnё parti pёr rujtjen e dinozaurёve janё tё çmendur, ahmakё e bij ahmakёsh. Dinozaurёt nuk egzistojnё më! Kёtë e thotё me një mendjemadhёsi tё atillё thu se e ka zbulu kufirin e gjithёsisё. Dhe, natyrisht, e vetmja garё qё çdo i ndershёm doemos del humbёs me intelektshtajnin ësht paftyrёsia. Sepse paftyrёsia e tij s’njeh kufi.
4. Nuk duhet kujtu se intelektshtajni ësht
me ka krejt trullan, lolo, leshko e trudalë. Larg kësaj. Aj e din shumë mirë se
nuk ësht i zoti që kurrnjë pune m’i dalë matanë. Aj ësht gjysëhoxhë. E
gjysëhoxha, qysh thonë, ta prish fenё. E intelektshtajni prish çdo gjë. Sepse
aj mendon se ndërton duke prishë. Aj prish edhe atё pak gjësend që sapo ka nisë
me e bë, sepse urdhri i ri i Mjeshtërve të vjetër e gjen gjithmonë në gjysë tё
punёs duke zbatu urdhrin paraprak. Eprorëve të tij gjithmonё u pёshpёrit
kёndimthi: ‘Pooo! Si urdhnoooni!’ ndёrsa vartёsit e tij pёrhera i dёrrmon me
rrufe: ‘Jo’-jash. Din kujt dhe kur m’ia lёpi këmbёt. Poende edhe pak pёrmbi
këmbё. Dhe din kush pranon m’ia lëpi këmbёt atij. Sepse intelektshtajni e gjen
intelektshtajnin si norka norkën, me krrokama, si hijena hijenёn, duke ia
nuhatë shurrën.
5. Intelektshtajni ësht mёsu me ndёgju
vёmendshёm dhe me mbajtё nё mend vetёm pjesё, fragmente tё gatshme, duke mos ua
kёrku as shkakun, as pasojёn. Aj gjithmonё ësht dikund duke bisedu me dikënd.
Ndёrsa shfaqet si person i interesuar nё fusha shkencore e akademike. Aj bisedat
i shtron gjithmonё duke pyetё provokueshёm ose duke kundёrshtu çfarёdo pohimi
pёr me nxjerrё e me ndёgju sa më shumё pёrgjegje. Shpesh, atë qё e ka lexu dje,
don me ta thënё me saktёsi dhe don m’u bisedu vetёm rreth asaj çështjeje sepse
vetёm aty ndihet i sigurtё. Kur ec, ose kur flet, e mban një vetull më nalt,
duke u pёrpjekё qё sё paku me vetull tё varet aty ku s’mun m’u varё me zotёsi
intelekti dhe s’don as ftyra e tij m’u dukё simetrike, sepse te aj çdo gjë ësht
mbretëri e asimetrisë. Sapo rrin me një politikan mendon se ësht bë politikolog
sepse paska arrijtё me i shtru dy pyetje ‘tё vёshtira’ bashkёbiseduesit tё tij,
edhe ato tё huazuara prej një kuvendi tjetër. Posa darkon me një ekonomist
mendon se mun me regjistru tashma magjistraturёn n’ekonomi sepse nё disa pyetje
ekonomisti i i tij s’kishte arrijtё m’u pёrgjegjё qysh ka ndёgju aj prej një
ekonomisti tjetёr. Aj ësht i zoti pёr çdo gjë, pos me mendu e me gjyku drejt
duke u nisё prej aksiomash tё veta. Shpesh e arsyeton kёtë me faktin se priton
me mendu. Dhe kёte nuk e sheh si një mungesё. Pёrkundrazi e çmon si cilёsi tё
rrallё. Fjala vjen, arsyetohet aj, a duhet krejt na me ditё me bë televizora
apo duhet me i bë do pare e me shku me e ble nё shitore një televizor të
gatshёm? Natyrisht, po u bindёm – si aj - se krahasimi qёndron, pohimi i tij duket
shumё i logjikshёm.
6. Frankeshtajni e njeh veten pёr ma
tё shёmtuemin, ndёrsa intelektshtajni e mban veten si boll tё bukur. Qebesa
edhe shumё tё bukur. Dhe sado qё trushartuar, kjo i reflektohet edhe nё jashtёsi
dhe doemos ta kujton neandertalin, llojin e zhdukur njerёzor, tё cilit truri
s’i punoi qysh duhet dhe u bë arsye pёr zhdukjen e tij. Megjithёse
intelektshtajni, duke qenё arnesё, duke pasё zorrёn e Mjeshtrit nё gojё si
foshnja nё barkun e s’ëmёs, ka arrijtё me kriju jetё tё pёrkohshme mendore,
edhe gjykimet, edhe bindjet e tij rrnojnё aq sa mushkojat – një ditё.
7. Mjeshtërve tё tij intelektshtajni u
shёrben verbërisht dhe kёrkon shёrbim edhe ma tё verbёt prej çirakёve tё tij. Duke
u naltu nё hierarkinё intelektshtajniane aj mendon se po bëhet ma i mençёm dhe
jo ma dinak. Dobёsia e tij janё paret dhe pozitat apo anasjelltas. Gjithmonё
keqkuptohet prej rrethit dhe mirёkuptohet prej Mjeshtërve. Virtyt pёr të ësht
me mbetё mbi sipёrfaqe me çdo kusht. Qoftё duke e ngulfatё secilin pёrreth pёr
me mbetё gjallё, qoftё duke verbu çdokend pёr me pa, qoftё duke i hangёr pёr sё
gjalli tё tjerёt pёr mos me vdekё urie. Arsyetohet me pohimin e mjekёve që
thënkan se nё luftёn pёr egzistencё s’duhet vepru ma me logjikёn e zakonshme
njerёzore.
8. Intelektshtajnёt, si gjeluca tё
pёrkohshёm, çdo gjë e kanё tё huaj, pra edhe puplat, edhe zërin, edhe
ngrehalucërinё… Zëri i tyre nyjtohet nёpёr kofshё aparatesh më moderne, pra,
tingёllon i fortё e gjithpёrfshirёs. Por, fatbardhёsisht, pakkush ua vë veshin.
Nё çdo shartesё tё re informative, aj, si halamruk qё ësht, don me e pa veten
tё lavduar. Pra, shkrun vazhdimisht nё gazetёn e vet, nё tё cilёn thotё se s’ësht
gazetar - mbasi ka dёshtu nё gazetari; e qun veten tjetёrqysh, shpik ndonjë
emёr, ndonjë profesion tё ri, sepse i don emёrtimet kuptimet e tё cilave janё
tё paqarta, tё mjegullta. E tё tilla janё emёrtimet e huaja, tё reja, ma pak tё
njohura. Duke mos e shu krejtёsisht kёnaqёsinё e vetёlavdimeve aj i detyron
çirakët e vet, nё gazetёn, nё radion apo nё televizionin e vet, apo nёpёr kafet
e qytezave, me e lavdu atë, me komentu ndonjё veprim apo thënie tё tij, duke e
ndёrlidhё me ndonjё emёr prej Mjeshtërve. Një emёr i huej dhe emri i tij aty e
bëjnё më me peshё, më tё rëndёsishёm. Nё gazetёn e vet i del syreti duke qeshё
ngurrueshёm, sikurse kur e djeg supa qё e pin pёrfundi tavolinёs sё Mjeshtёrve
tё tij, apo sikurse qeni që krrun bythën për asfalt. Artikullin e tij e
stolisin artikujth tё tjerё tё çirakёve tё tij nё tё cilat fryhet pleshti i
tij. Vepron me atë thënien: ‘Kush s’e lëvdon veten, ju kalltё shpija!’ Kjo
quhet moto e gazetёs sё tij. Artikujt e tij janё, prap, krejt tё paqartё, larg
çdo interesimi tё tij qoftё edhe tё pёrkohshёm pёr ndonjë fushё tё caktuar.
Shkrun pёr sistemin e ujёsjellёsit, fjala vjen. Ndёrsa një ditё tjetёr pёr
strategjinё e aleancave ushtarake botërore. Pra, si i gjithёdijshёm, aj shkrun
dhe din çdo gjë. Tamam si diktatorёt, ky ësht diktatorth, i cili don me e bë
pronё çdo gjë qё s’u takon Mjeshtërve tё tij. Gjuha e tij ësht pёrplot
kundёrshti logjike, si pasojё e treqind copave trunore tё bëra kaçamak nёn rrashtё.
Duke u pёrpjekё me thënё atë qё e kanё porositё Mjeshtërit, duke u ndeshё me
fakte krejt tё tjera nё njëmendёsi, duke synu sa më nalt e duke mos pasё takat
mendor as me lёvizё prej vendi intelektshtajni flet pёrçart. Shkrun si
prostitutat qё shkrujnё ditarin duke bë, nё ndёrkohё, seks me një myshteri.
Kёshtu dorёshkrimi i del si shkarravinё, fjalёt e togfjalёshat shpesh janё tё
hueja e fjalitё dalin pa ndonjё porosi, si pasojё e shkrimjes sё dallgёve
epshore, tё gjakimeve karrieriste dhe turreve tё pafrenueshe emocionale. Pёr
Mjeshtërit e tij shkrun lëvdata, duke ua rritё morrin pёr gjëra qё ata
kurrё s’i kanё bë, e as s’e kanё pasё në fund të mendjes me i bë, ndёrsa kundër
rivalëve të tij, tё cilёt s’ka guxim me i sulmu drejtpёrdrejt, i ndёrsen
langojt e vet duke shpifё e duke i nxi nёpёr gazeta.
9. Ka intelektshtajn që ende as vetë s’e
din se ësht i tillё, por një ditё, befas, e sheh duke shkru lavdata, veç
lavdata pёr njerёz apo grupe njerёzish. E sheh duke ndejtё me një qё tashma ësht
i njohur si intelektshtajn. Apo shkrun nё gazetёn e një intelektshtajni. Apo
flet nё televizor pёr astrologjinё. Befas e sheh nё një pozitё tё naltё: as
meritu s’e ka, as mendu s’e ka se aty ka me qenё ndojherё. Por aj s’e mohon
ofertёn. Pare e pozita aj s’mohon kurrё. Paraqitet se din shumё gjuhё, e gjuhёn
e vet amnore e njeh pёr faqe tё zezё. Si kamerier dikur ka kёndu nёpёr oda dhe
e zen veten pёr këngëtar qё ka shёnu epokё nё historinё e muzikёs ose ka
vallёzu nё shkollёn fillore potpuri vallesh të hueja dhe tash mendon se Michael
Jacksoni ka çka me mёsu prej tij. Pёrpiqet qё vulgut tё tij m’ia shartu idenё e
trimërisё sё tij, sepse dikur vonё merr urdhrin-kёshillё prej Mjeshtrit tё tij
se populli tё cilit i pёrket vetё aj e adhuroka trimërinё. Ikjet, qёndrimin e
msheftё e tё sigurtё tё tij don me e paraqitё si pёrpjekje tejet tё rrezikshme
ku ka mujtё m’e lënё kryet. Krejt kjo vjen ngaqё aj tash duhet m’u shfaqё si
trim. Dhe aj bëhet m’u dukё trim. Kryet qё gjithmonё e ka mbajtё pёrpjetё tash
pёrpiqet me e çu edhe ma nalt. Natёn bën ngjeshje tё qafёs sepse i shtohen
dhembjet duke u pёrpjekё me e çu kryet ma nalt se sa qё qafa biologjikisht ësht
ndёrtu me u çu. Në mëqakje të këtilla soji dhe sorollopi i tij nisin me i
përngja më shumë gjirafës sesa insanit.
10. Intelektshtajni, duke qenё
trushartuar, mendon se din çdo gjë, e, fatkobsisht, din asgjë. Si kompensim pёr
kёtё mangёsi tё tij tё dukshme aktrimi bëhet dhunti e lindur e çdo
intelektshtajni. Duke aktru shёrbёtorin stёrbesnik, eprorin e rreptё, menalokun
e kujdesshёm, palaçon e kalamajve tё Mjeshtёrve, aj e ngop çdo ndjenjё të
mungesës e të gjytyrymllëkut qё i shfaqet herё pas here. Sepse çka
vetëshkridhet e vetëspikatet më mirë e më qartë, në këtë botë jallinë, sesa
marrëzia?
11. E vetmja zotёsi, aftёsi e
pamohueshme e intelektshtajnit ësht zotёsia e tij me nёnshkru. Kёtu nuk ia
kalon kurrkush. Dhe ndoshta profesioni i vetёm i mirёfilltё i tij ësht
kudonёnshkrimtaria e tij. Pseudonim i tij, dhe ndoshta emni-kod te Mjeshtërit e
tij, ësht Kudonёnshkruesi. Romane krejtёsisht tё hueja i nёnshkrun me emrin e
tij. Nёse ësht dёnu dikush me vdekje, aj e nёnshkrun urdhrin pёr egzekutim, pa
e njoftё njeriun dhe pa e dijtё se ç’krim ka bë. Nёse e ftojnё me nёnshkru
shpallje lufte apo marrëveshje paqeje aj ësht aty me vu imzanё. Ky virtuoz
imzaxhi as s’ka nder, as ftyrё, as moral. Sepse me qitё imzanё e tij aj mendon
se ësht morali ma i naltё. Edhe nё popullin, tё cilin aj e nёnçmon dhe e mban
pёr gjysёm tё egёr e tё pagdhendur – e n’emёn tё tё cilit aj gjithmonё qet
dikund imza – ësht zakon qё kur shkon me folё dikund n’emёr tё, sё paku, një tё
dyti, duhesh me e pasё miratimin e atij tё dytit. Por, intelektshtajni ynё, i
cili s’e ka miratimin as tё dorёs sё vet tё majtё pёr atё se çka nёnshkrun i
djathti, duke e zënё veten pёr më tё mençmin – gjithmonё deri nёn Mjeshtrin e
tij - mendon se as dora e majtё e tij, as familja e tij, tё cilёt gjithështu
kurrё s’janё paraqitё publikisht se pranojnё atë çka nёnshkrun aj, aq ma pak
populli i tij ‘budallё’, nuk janё tё vetёdijshёm pёr Çastin Historik. Por
çështja ësht qё, duke i pasё hy vetja nё qejf, intelektshtajni ynё mendon se
çdo sekondё qё aj ësht mbi tokё ësht Çast Historik, ndёrsa kur nёnshkrun, nё tё
vёrtetё, ësht Stёrçast Historik. Kёshtu qё s’ka çka i duhet atij miratimi i
popullit tё tij, i familjes sё tij, qoftё edhe i dorёs sё tij tё majtё pёr çka
nёnshkrun dora e tij e djathtё kur aj ësht pёrcaktu prej hyjnisё sё tij –
Mjeshtrit – me vu imzanё. Nёnshkrimin e tij e gjeni nё çdo nevojtore tё
shkollave, ku aj ka provu m’u shkollu. Nё bankat e amfiteatrave. Nё dyert e
zyrave ku ësht punësu si nёpunёs, profesor, inxhinier por e gjithë puna që ka bë
me të vërtetë ësht puna si kafexhi i Mjeshtërve. ‘Dy lugë kafe një lugë e gjysë
sheqer’ - refreni ma i shpeshtë që kanë ndëgju veshët e tij.
12. Shpesh kudonёnshkrimtaria, poende,
ësht edhe zanat sekret familjar, sikurse argjendaria, pushkataria, bozaxhillёku
dikur. Dhe trashёgohet, si çdo ndёrduarçmje, brez mbas brezi. Ndёrrohen
pushtete, armata, pushtues e çlirues tё tё gjitha llojeve tё demokracive e tё
diktaturave tё mundshme, por dora e Kudonёnshkruesit, e Imzaxhisё, ajo e
djathta, ësht gjithmonё mbi tavolinё nё këndin e djathtё tё letrёs. I vetmi
ushtrim i mёngjesit tё intelektshtajnit tё tillё ësht mbledhja-shtrirja e
gishtave tё dorёs sё djathtё, ngritja-ulja me rend e tё pestave, stёrvitja duke
mbushё fletё tё tëra me nёnshkrime, natyrisht, me myreqep tё zakonshёm. Aj e ka
tё trashёguem doracakun e stёrlashtё qё quhet ‘Joga e Dorёs sё Shejtё’.
13. Duke pasё zanat familjar
imzaxhillёkun, kudonёnshkruesit e kanё zhvillu deri nё përsosmëri punёn e
prodhimit tё lëngut tё domosdoshёm pёr nёnshkrim – myreqepit. Ashtu qysh vija
mashkullore e imzaxhive mёson se qysh nёnshkruhet dhe e stёrvit dorёn e
djathtё, vija femrore mёson formulёn e gatimit tё myreqepit. Cilёsia e
myreqepit ësht tregues i pedigresё familjare nё punё imzaxhillёku. Ata qё sapo
kanё hy nё tarikatin e imzaxhillёkut prodhojnё myreqep qё dobёt qё zbehet apo
edhe shlyhet me kalimin e kohёs. Por ata qё kёtë e kanё traditё familjare
formulёn e myreqepit jetёgjatё e rujnё nёpёr hajmalia, mshelё me shtatё dryna.
Nёnshkrimi i tyre ka shkёlqim tjetёrfare dhe as shlyhet, as e humb shkёlqimin.
Letra mbaron e prishet ndёrsa pjesa ku Kudonёnshkruesi ka kudonёnshkru mbetet
duke vizёllu si argjendi që vjen duke u shkri. E kёta janё imzaxhi
profesionistё. Ata jetojnё prej punёs qё quhet Kudonёnshkrimtari.
14. Por, si çdo profesion e zotёsi nё
kёtё botё jallane, edhe kudonёnshkrimtaria ka hierarki. Janё kasta e naltё,
kasta e mesme dhe kasta e ulёt e gjithkund-imzaxhive. Pёr me mujtё m’u pranu nё
atё më tё ultёn kastё, vetja e caktuar duhet me dijtё se qysh lahen këmbёt e
hueja e qysh u pihet uji. Natyrisht, pёr një punё tё tillё duhet me e pasё
lukthin e fortё. Nё fillim, duke pi ujin prej thembrave tё çara e tё zezave tё
thojve, e ndytёsive tё nejeve, e puçrrave me qelb prej sheqerit të tepërt,
rishtarёve u trubullohet lukthi. Vjellin netë tё tana dhe gati sa nuk i qesin
zorrёt jashtё. Masandej dalngadalё nisin dhe e tretin gjithnjë e ma mirё. Sepse
nisin e i lajnё më shpesh këmbёt e Mjeshtërve tё tyre dhe, për pasojë, nisin e
pinё ujё më tё pastёr. Edhe lukthi, qebesa, shkon duke u mёsu. E, kёshtu, ata
bëhen anёtarё tё plotё tё rishtarёve. Nё fazёn e dytё nisin m’u mёsu se qysh
lёpihen kёpucët, pёr me vizёllu nё kambёt e Mjeshtërve qysh ësht më sё miri.
Lёpijnё lloçin, fijet e baglave tё ngjituna pёr shuallin e takat e këpucëve, e
shkojnё kёshtu duke lёpi çdo gjë si langoi ashtin e hedhur nё baltё. Lёpijnё
lugё, enё, sahana, tepsia, piruj, llulla, rrypa, faculeta tё pёrqyrravta,
brekё, çorape, kapuça tё Mjeshtёrve. Dhe marrja e diplomёs pёr kastёn e dytё
varet se sa tё suksesshёm kanё qenё gjatё lёpimjeve tё mëparme. Nё kastёn e
tretё janё ata, aristokracia e kudonёnshkruesve, me traditё tё lashtё familjare
nё punё nёnshkrimesh, me gjuhё tё stёrvitur tё lёpimjeve, me hundёn pёrpjetё tё
dinjitetit tё horrit dhe me faqen qё nuk skuqet kurrё tё llaskucit. Ata kanё nё
shtёpitё e tyre trofe e diploma qё kanё marrё prej Mjeshtёrve gjysh e
stёrgjysh. Janё kastё dhe martohen veç mbrenda kaste pёr mos me humbё shumё
cilёsi si: msheftёsitё e stёrvitjeve tё dorёs sё djathtё, formulёn e pёrbërjes
kimike tё myreqepit, stёrvitje e muskujve tё gjuhёs pёr lёpimje rrotullake, tё
djathtamajtshme e poshtёpёrpjetshme.
15. Ësht një strip, që ka pasё pёr
personazh një njeri i cili bëhet i padukshёm. Por, pёr me mujtё m’e kallxu
pamunisht se ku ësht, autori i stripit e paraqet heroin e tij se si e vesh një
dorashkë nё dorёn e djathtё ashtu qё lexuesi me mujtё me ndjekё se ku ësht
personazhi i tij kryesor. Kёshtu, prej trupit të tij, na e shohim vetёm dorёn e
djathtё se si shetitet poshtё e pёrpjetё. Tё kёtillё janё edhe
Kudonёnshkruesit: tё padukshёm kur duhet tё duken nё punё tё vёrteta dhe tё
dukshёm vetёm atёherё - me dorёn e tyre tё djathtё – kur duhet me nёnshkru
dikund diçka. Edhe atёherё kur mendojmё se tashmë janё zhdukё, nёse dojmë me i
pa, veç duhet me nxjerrё një letёr tё bardhё e me thënё: ‘Na duhet një
nёnshkrim!’ dhe ata na shfaqen pёrnjёherë ashtu qysh shfaqet divi kur fёrkohet
llamba e Aladinit, por pёr intelektshtajnin mjafton m’e fёrku prapanicёn e
magaricёs.
16. Intelektshtajnёt kanё zotёsi tё
pakrahasueshme shndërrimi. Sepse, si qoftёlargu, ata shumё lehtё trupzohen e
shfaqen si dhelpra besnike, si ujq tё mёshirshёm, si gra virgjёnesha, si trima
tё hallvёs, si zotni tё palagaçave, si komunistë besnikё, si ballistë tё
pёrbetuar, si myslimanё tё fortё, si tё krishterё tё devotshёm. Ngjyra,
pёrkatёsia e tyre, botёkuptimi, bindjet dhe çdo gjë tjetёr varen prej asaj cope
tё shejtё letre dhe sidomos këndi i i poshtёm i djathtё ku duhet me nёnshkru.
Nёse duhet me nёnshkru ndёrmjet palёve komunistё, intelektshtajni skuqet si
prapanica e rrahun e majmunit, veç me u kallxu sa ësht i pёrkushtuar nё punё
ideologjie e besnikie. Shan me çka t’i vjen nё gojё fetё, e nalton Mjeshtrin
ateist si nё poezi, ështu edhe nё tregime e romane. Profetёt i qun kryerrenca.
Tё shejtit lugatё tё pёrparimit njerёzor. Tё nesёrmen, kur vlera e nёnshkrimeve
komuniste ka mbaru, e sheh krahaqafas me një prift se si betohet nё kryet e
papёs e nё gjakun e Krishtit apo e sheh me tespihë nё dorё para xhamisё se si
me hoxhёn bën muhabet rreth sharteve tё turknisё. Betohet se e lexon Kuranin nё
origjinal, megjithёse tanё jetёn i ka quejtё arabёt popull tё egёr dhe gjuhёn e
alfabetin e tyre krrokama e gjurma laraskash. As s’ësht çudi kur e shohim se si
shkrun parathënie apologjike pёr poezitё e ndonjë udhëheqësi tё cilin deri dje
e ka qujtё derr. Komunizmin e quen verbëri e marri. I mallkon tё gjithё ata qё
kanё qenё komunistë, duke u bë se po çuditet se qysh ka mujtё dikush me besu nё
një botёkuptim tё tillё qё s’ka ditё çka ësht mёshira, duke harru se vetё ësht
plakё e, qebesa, i ka plakё edhe tё tjerёt, duke propagu madhёshtinё e
komunizmit. Jep intervista tё gjata duke shitё mend pёr moralin, pёr
atdhetarinё, pёr ndershmёrinё, pёr burrninё, pёr artin, pёr estetikёn. Gjuha e
tij ka lёpi turlifarё prapanicash dhe me folё fjalё me tё cilat e zhyt veten nё
gjiriz nuk ësht punё e rëndё pёr të. Duke u plakё, mbasi ka tradhtu, ka
propagu, ka shpifё, ka akuzu e ka dёshmu rrejshёm, mbasi ka marrё nё qafё
dhjeta e qinda fate njerёzore, qoftё fizikisht duke i rrasё nёpёr burgje, qoftё
psikikisht duke propagu baglat pёr hoje bletash, intelektshtajnin e gjejmё jo
rrallё tё kthyem nё besimtar tё devotshёm, i cili predikon mёshirёn – e vetё
kurrё s’ka dijtё çka ësht mёshira, qoftё burrninё – pa u dёshmu kurrnjёherё nё
jetё si i tillё. E, çka ësht fund i kusisё, aj mban ders edhe pёr ndershmëninё,
ndёrsa tanё jeta e tij ka qenё kolekcionim shnderimesh dhe abetare poshtёrsish.
E gjejmё nё kishё, nё xhami, nё teqe, kokёulun e serioz si maçorr, duke gёrhatё
lutjet e rikujtuara tё gjyshes sё vet tё ndjerë. Nё çdo bisedё tё mundshme, aty
kah fundi, s’e harron emrin e zotit. E pёrmend me ngashёrim. Por zot i
intelektshtajnit mun me qenё vetёm një dreq ma djall se dreqi, një dreq me
brina, një zotshtajn.
17. Intelektshtajni, pёr shkak se e ka
shpirtin sa syni i pleshtit, ësht inatçor dhe s’din çka ësht pendesa. S’din çka
ësht me kёrku falje para shokёve, kolegёve apo vartёsve tё tij, para popullit
tё tij, pёr gabimet e dёshtimet me tё cilat i ka marrё nё qafё; ësht nё gjendje
edhe botёs m’ia shti flakёn vetёm mos me thënё: ‘Mё falni se paskam gabu!’ duke
e kuptu kёte si poshtnim e jo si një virtyt e cilёsi njerёzore, sepse nuk ka
bishё qё din çka ësht pendesa. Vetёm Mjeshtёrve tё tij, edhe kur gabon, edhe
kur s’gabon, u thotё vazhdimisht: ‘Mё falni mue fatkobin se kam gabu! Mё falni
mue gjynahqarin! Falmëni! Mё falni! Falmëni!…’
18.
Intelektshtajnin e gjejmё duke ndёrru vazhdimisht profesionet. Sepse aj mendon
se me aq lehtёsi qё ndёrrohen fytyrat, mujnё me u ndёrru edhe profesionet. Duke
e dijtё veten si tё pakurrizor, aj mendon se mun m’u pёrbiru nё çdo profesion.
Sot ësht valltar nё ndonjё kafe-bordel, nesёr e shohim duke shitё mend nё
ndonjё gazetё lokale pёr mёnyrёn dhe stilet e tё shkruarit. Pasnesёr aj ësht
duke mbajtё kurs rrobaqepёsie apo letёrsie megjithёse as s’din ku vihet as
pikë, as presje. Natyrisht, duke qenё nё shёrbim tё Mjeshtёrve, intelektshtajni
e mёson shumё shpejt gjuhёn e Mjeshtёrve tё vet. Ua lexon shpejt e drejt
lëvizjet e muskujve të fytyrës dhe ata as që duhen me u lodhë me folë. Dhe sa më
shpesh qё ndёrrohen Ustallarёt aq më shumё gjuhё aj i zotëron dhe, si pasojë,
aq më shumё e harron gjuhёn e vet amtare. Kёshtu aj bëhet poliglot dhe
poliglotizmi ësht një veçori jo pak e randёsishme e intelektshtajnit. Fjala
vjen, gjyshin e tij e gjejmё se e pakёsh zotëru pёr bukuri osmanishten e
turqishten, arabishten e persishten, dhe kurrё s’e paskёsh lёshu prej goje
shprehjen ‘lepe-pekej’ ndaj Ustallarёve tё tij. Por koha që e ngranka edhe kështёn,
e paska shkri edhe Perandorinё e lavdishme Osmane, dhe intelektshtajnit tonё i
paskёshin mbetё vetёm reliket e saja: sahati me qystek i gjyshit tё tij, festja
e kuqe, syretat e zverdhur tё imamёve, disa fletё tё pakuptueshme tё shkruara
nё alfabetin arab e me korniza tё praruara tё cilat gati një shekull qenkёshin
shtresu me pluhun nё tavan. Pastaj gjyshi i tij, kah fundi i jetёs, e gjejmё se
u paskёsh detyru me e mёsu serbishten dhe alfabetin e vёshtirё cirilik, se iu
paskёsh dashё me kudonёnshkru sa herё qё e paskёshin thirrё vojvodat dhe
naçallnikёt. I ati i tij paskёsh mёsu shumё gjëra prej gjyshit por
paskёshin ndёrru kohët dhe paskёshin ardhё tё tjera zemane e tё tjera hyqymete,
por zanatit tё kudonёnshkrimtarisё jo vetёm nuk i paskёsh ra vlera, por qenkёsh
bë edhe ma i çmueshёm. Baba-intelektshtajn paskёsh nisё me mёsu se si
nёnshkruhet nё alfabetin cirilik apo alfabetin grek, por tash qysh duhej me u bë
kjo para komisarёsh, nё zyre kryespiunash tё shёrbimeve sekrete ushtarake e tё
sigurimeve shtetnore. Edhe kёtë baba-intelektshtajn e paskёsh kry me sukses.
Pushkatimet, arrestimet, masakrimet, burgosjet paskan shku duke u shtu e bashkё
me to edhe nёnshkrimet shkёlqimplota.
Baba-intelektshtajn dalngadalё, qysh
duke qenё kёlysh, e paskёsh mёsu se qysh duhet m’u bë langue besnik i
gjuetarёve tё fortё, tё cilёt dijnё me e vra popullin e tij. Dhe e ka mёsu mirё
sepse qysh nё shkollё intelektshtajni jonë paska nisё me zbulu ‘armiq tё
kombit’ dhe ‘armiq tё gjuetarёve komisarё’ armiq tё Mjeshtёrve. Kёshtu u
paskёsh rritё dhe paskёsh mёsu kudonёnshkrimtarinё, imzaxhillёkun dalngadalё,
me shumё mund e djersё por, nё fund, me shumё sukses. Kёshtu sa pёr cilёsinё e
nёnshkrimit, bukurinё artistike, lakeluket dhe holletrashat e pendёs s’mun i
gjindet behane. Edhe sot e kёsaj dite intelektshtajni ynё nёshkrun pёr m’ia
pasё lakmi, qoftë për me falë tokë, qoftë për me falë det.
19. Intelektshtajni, prandej, ësht
komponimi ma i karabythёt i mendjes njerёzore. Suksesi ma spektakular i
projekteve tё Mjeshtёrve planetarё sot. Aj ësht golem, i patrajtё, si jashtëqitje
e barqitjes: aty ku derdhet e merr atё formё, patjetër, duke kundërmu ujë
kambësh dhe myreqep të patretun mirë. Edhe me u derdhë gjithkund nuk guxon, por
vazhdon me rrjedhёn duke i nuhatё gjurmat e Mjeshtёrve tё mundshёm në të
ardhshmen.
Agim MORINA
I FEAR FOR FREEDOM - poem - Agim MORINA
I'm afraid freedom will come one day:
And I will not know her,
I will not notice her.
She will sit next to me in the bus,
Get off in some distant land,
And I will be told:
‘There goes freedom! Didn’t you recognise her?”
Freedom will come, like my father's death,
That I could never believe...
I fear freedom will come very bright,
I fear freedom will come quiet, very quiet,
I fear I will die
While she is in the hall taking off her shoes
I fear freedom is a beauty
I will never make love to,
I fear freedom, poor freedom,
will come, and I’ll have her in my hands,
but I will lose her like the most loved photograph,
I fear freedom will fail to stop, rushing by,
the train driver will fall asleep,
Or she will not see me, like the sailor
missing the shipwrecked in the sea,
I fear I’ll say to her: "Get lost you dirty witch!”
Or "My dear, where have you been until now?"
How could you come to Kosova this late?”
I fear she will miss her plane,
terrorists will kidnap her,
Or she will lose her ticket.
Something unexpected will happen.
An Irish dancer will try to teach her to dance in Dublin.
Some Italian will take her to Rome,
Or some escimo will freeze her under igloo
Trying to make her to smile giving her a smoked fish.
I fear I’ll be very happy.
Too happy. When I see her come.
And I will be very sad when I realise she won't come.
I might get run over by some fast train,
While confused and delighted I greet freedom,
I fear the building will collapse,
while under its shadow, with a little flag in my hand, I wait for freedom to pass by.
Both God and Devil I will thank,
One day when I've seen freedom.
I fear someone will hand freedom to me,
And I will be polite and not take it,
Or, I fear, I’ll take it, just to be polite.
I fear it will be cold,
And freedom may freeze on the road,
or it will be too hot
And she will die of a stroke or thirst
(I haven’t got good neighbours who would help her).
I fear freedom may eat an apple
and it will get stuck in her throat...
Or may fall from a bicycle,
On a Sunday
When the ambulance drivers will be off duty...
I fear freedom will have a faulty passport,
with a stamp from Qafëthana or expired!
I fear I might eat freedom in some sweet shop
Or swallow it like a kebab,
Never knowing what I have eaten.
I'm afraid that freedom might pop,
in some kid’s balloon,
where she has suddenly fallen asleep.
I fear freedom might be caged
in some Zoo, as a rare species,
Very rare.
I fear freedom will come disguised as a rabbit
To amuse the children,
And some hunter will fire at her, before I get to say
(just like in the movies): “Don’t shoot!”
I fear freedom might be a bear
some gypsy is pulling by the nose
Making her dance from village to village;
I fear freedom is a nail,
some villager has nailed into some beam
and now is going rusty from sadness.
I fear freedom might phone me,
while shaving and whistling in the bathroom,
I will not hear the phone ring.
Or she will knock on my door,
and I’ll be with my friends in some cafe,
Discussing peppers I never eat.
That’s why I fear when I leave my flat
I fear when I’m in my flat,
I fear while walking or eating.
I wonder if she has lost the address or the phone number
to some pickpocket who had no idea whom he was robbing
And what.
I fear I might go blind or deaf,
I fear I might get sick, die,
Since I could not give slavery its due,
I want to welcome freedom with everything: ready as a broom.
Smiling. Combed. Neat. Perfumed.
When I go out, I look at people carefully,
I say, I might see freedom amongst them,
or its herald.
I look carefully at the loaded donkeys,
the wandering dogs.
The river waves
And the train timetables.
I explore the beehives and cuckoos' eggs
I open my mailbox every day,
And scratch behind my house.
I follow the caw and the birds flying
Everything could happen
That’s way I fear from everything
I wonder if tired
Sick or thirsty,
She is somewhere
Waiting for me.
Agim MORINA
KAM FRIGË PËR LIRINË - poezi - Agim MORINA
Agim MORINA - Përjetimi i lirisë - 1993 tek. e kombinueme |
Kam frigë se nji ditë ka me ardhë liria:
E unë s'kam m’e njoftë,
S'kam me e dallu.
Ka m’u ulë pranë meje n'autobus,
E ka me zbritë në ndonjё vend të largët.
E mandej kanë me m'thanë:
"Ja ajo qe liria. S'e njofte a?"
Ka me ardhë liria, si vdekja e tim eti,
Të cilën s'e besova kurrë...
Kam frigë se liria ka me ardhë me shumë dritë.
Kam frigë se liria ka me ardhë krejt e qetë.
Kam frigë se kam me vdekë
Derisa ajo në paradhomë âsht tue i zbathë këpucat.
Kam frikë se liria asht nji femën e bukur,
Me të cilën kurrë s'kam me çu dashuni.
Kam frigë se liria, e shkreta liri,
Ka me ardhë, e do ta kem ndër duer,
Por kam m’e humbë si fotografinë ma t'dashun.
Kam frigë se liria s'ka m’u ndalë prej turri,
Ngase makinistin e lokomotivës ka m’e zanë gjumi,
Apo s'ka me m'pa, si marinari,
Lundërthyesin e lodhun mbi valët e detit,
Kam frigë se mos kam m’i thanë lirisë: "Shporru shtrigë e keqe!"
Apo kam m'i thanë: "Aman të keqen, e ku ishe deri tash?
A vihet në Kosovë kaq vonë?"
Kam frigë se lirisë ka m’i ikë aeroplani,
Apo kanë me e kidnapu terroristat,
Apo ka me e humbë biletën.
Kam frigë se mos kam me u gëzu shumë,
Tepër, kur ta shoh se ka ardhë;
E me u pikëllu shumë kur ta kuptoj se s'ka me ardhë.
Mos vallë ka me m'shkelë ndoj tren i shpejtë,
Derisa unë i hutuem e i ngazëllyem jam tue e përshëndetë lirinë,
Kam frigë se mos ka me u rrënu godina,
Nën hijen e së cilës me flamurth në dorë pres me kalu liria.
Ka me ndodhë diç e paplanifikueme.
Kanë m’e marrë irlandezët e me çu në Dablin.
Apo italianёt e m’e çu nё Romё.
Edhe zotin edhe dreqin kam me i falenderu,
Një ditë kur kam m’e pa lirinë.
Kam frigë se dikush ka me ma falë lirinë,
E unë s'kam m’e marrë nga mirësjellja.
Apo kam frigë se kam m’e marrë, pikërisht nga mirësjellja.
Kam frigë se ka me qenë ftohtë,
Dhe liria mun m’u mërdhî rrugëve.
Kam frigë se ka me qenë zheg i madh,
E ka me vdekë nga pika në tru apo nga etja e madhe,
(Nuk kam kojshi të mirë që kishin m’i ndihmu).
Kam frigë se liria ka me hangër ndoj mollë,
E ka m’i mbetë n'fyt...
Apo ka m’u rrëzu prej biciklle,
E atë ditë ka me qenë e diell,
Dhe s'ka me punu ndihma e parë...
Kam frigë se liria s'ka me e pasë pasaportën në rregull,
Ndonjё vulë të Qafëthanës apo afat të tejkaluem.
Kam frigë se mos po e ha lirinë në ndonji ambëltore,
Apo mos po e kapërdij si ndoj qebap,
Pa e ditë kurrë se çfarë kam hangër.
Kam frigë se mos po pëlcet liria,
Në tullumbacen e ndoj carroku,
Ku papritmas e ka zanë gjumi.
Kam frigë se mos e kanë mbyllë lirinë
Në ndoj kopsht zoologjik sepse asht kafshë e rrallë,
Shumë e rrallë.
Kam frigë se mos, liria, asht masku n'lepur,
Për m’i argëtu fëmijёt,
Dhe ndonji gjuetar del dhe e vret,
Pak para se t'i thom, (si në filma): "Mos gjuj!"
Pak para se t'i thom, (si në filma): "Mos gjuj!"
Kam frigë se mos liria asht ndoj arushë,
Të cilin ndonjë jevg e ngre për hunde,
Dhe e shtyn me vallëzu katund-ëm-katund.
Kam frigë se mos asht liria gozhdë,
Të cilin ndoj katundar e ka ngulë në ndoj tra
Dhe tash e ndryshk pikëllimi.
Kam frigë se ka me mё telefonu liria,
E unë tue u rru kam me vërshëlly në banjë,
E s'kam me ndëgju cingërrimën e telefonit.
Apo ajo ka me mё trokitë në derë,
E unë kam me qenë me shokë në ndoj kafeteri,
Tue diskutu për specat që s'i ha kurrë.
Prandej, kam frigë kur dal nga banesa,
Kam frigë kur rri në banesë,
Kam frigë kur jam tue ecë apo tue ngranë,
Thom mos e ka humbë adresën apo numrin e telefonit,
E ka plaçkitë ndonjë brac, pa e ditur kend,
Dhe çka.
Kam frigë se mos po verbohem, mos po shurdhohem,
Kam frigë se mos sëmuhem, se mos po vdes,
Mbasi robninë s'mujta me e pritë qysh duhet,
Lirinë du m’e pritë me të gjitha: i gatshëm si fshisa.
I buzëqeshun. I krehun. I hekurosun. I parfumosun.
Kur dal në rrugë i vëzhgoj mirë njerёzit,
Thom, mos po e shoh ndër ta lirinë,
apo lajmtarin e saj.
E vëzhgoj me kujdes ndoj gomar të ngarkuem,
Apo ndoj qen endacak.
I kundroj me vëmendje valët e lumit,
Dhe orarin e trenave.
I hulumtoj zgjojet e bletëve dhe vezët e qyqeve.
Çdo ditë e hap kutinë e postës,
Dhe shpupuris mbrapa shtëpisë.
E përcjell krrokamën dhe fluturimin e shpendëve.
Thom, mos e lodhun
E sëmutë apo e etshme,
Ka mbetё diku
Dhe më pret mue.
Agim MORINA
Prishtinë, 1989
ARDHMËNIA E QORTUAR - Agim MORINA
'VENDOSA QË TË SHKRUAJ...'
Historia asnjëherë nuk ka pasur mirëkuptim për ata që e kanë zbuluar në njërën apo në tjetrën mënyrë lakuriqësinë e saj. Pasi që historia asnjëherë s`është krijuar pa anët e ndyra të saj, edhe intelektuali asnjëherë s`ka ngurruar që këto t`i nxjerrë në shesh. Prandaj ka ndodhur, po ndodh dhe do të ndodhë që intelektuali të kalojë nëpër mijëra lloje të ferrit njerëzor, sepse nga njëra anë prej tij kërkohet që të dorëzohet, të mos shërbehet më me intelektin, të mos e njohë për të vetmin zot të Vërtetën, e nga ana tjetër, intelektuali, përkundrazi, mbledh forca nga hapësirat më të panjohura mendore dhe i kundërvihet rrjedhës mbizotnuese; ai del para stampedos së egërsuar të antiintelektualëve, të mediokriteteve, të nëpunësve, të shkrolësve, të sahanlëpirësve, i vetëdijshëm se duhet t`i durojë mija e miliona thundra mbi trupin e tij të brishtë. Por fakti se, derisa për luzmën e njerëzve historia është bërë, për intelektualin historia tek mund të bëhet dhe kjo e mban atë e mban të gjallë, të fortë e të papërkulshëm.
Por fati i intelektualit si person bashkë me fatin e mendimeve të tij përherë ka qenë i vajtueshëm. Do të mund të quhej kasandrizëm. Sepse nëse Kasandrës, bijës së Prijamit, perënditë ia caktuan një fat të tillë që ta parashihte e ta parathoshte ardhmëninë me kusht që askush të mos i besonte, po ky fat i njëjtë i ka ndjekur dhe i ndjek edhe intelektualët. Prandaj ata lirisht mund të quhen bij shpirtërorë të Kasandrës së lashtë. Ata përafërisht e dinë se kah do të shkojë zhvillimi i një shoqërie, ku mund të çojnë ambiciet e sëmura karrieriste, si kanalizohet verbëria e aleancave klanore etj., megjithëse nuk e dinë se kah do t`ia mbajnë ata vetë. E dinë se personalisht do të pësojnë pikërisht nga ata të cilëve ua kanë tërhequr vërejtjen që të mos pësojnë. Në shikim të parë çdo veprim i tyre duket paradoksal, ndërsa në esencë ne marrim pjesë në një ndeshje të historisë që bëhet dhe të historisë që duhet të bëhet.
Natyrisht, në nënqiellin tonë ka pasur dhe ka keqkuptime edhe në përcaktimin se kush është intelektuali. Mbizotnojnë anët sociologjike si: intelektual është ai që ka lexuar shumë libra; ai që ka të kryer një apo më shumë fakultete, (poende, ky i fundit është intelektual edhe më i madh); intelektual është ai që ka shkruar një apo më shumë libra, dhe në këtë vijë shkrimtar-intelektual ka pasur dhe ka edhe sot më së shumti keqkuptime, apo thjesht, intelektual është ai që di të shkruajë apo ai që është në një pozicion të lartë shoqëror. Por, fatbardhësisht, intelektual mund të jetë edhe njeriu i cili s`ka kryer kurrfarë fakulteti, edhe njeriu i cili s`ka shkruar asnjë libër të vetëm, edhe njeriu i cili s`ka kurrfarë pozicioni të rëndësishëm shoqëror, poende, intelektual mund të jetë edhe njeriu i cili nuk di të shkruajë fare. Dhe ja, kushtet për t`u bërë intelektual në dukje janë aq të lehta, ndërsa, megjithatë, ka aq pak intelektualë! Pse?
Është fakt i pamohueshëm se intelektuali nuk don t`i shfrytëzojë rrethanat shoqërore, ai synon t`i kuptimsojë ato. Në këtë synim ai përherë ndeshet me pengesat dhe pëson. Duke pësuar në vend që të dobësohet ai forcohet; në vend që të verbohet ai sheh edhe më qartë; në vend që t`i vagëllohet atij i kthjellohet gjykimi. Dhe portretin më të mirë të intelektualit e jep frazeologjia shqipe: ai është e zeza e vetes! Po, është e zeza e vetes, por është e bardha e shoqërisë, e atyre që e rrethojnë dhe e bardha e së Vërtetës. "Vendosa që ta shkruaj këtë "promemorie" dhe t`ua nis pa humbur kohë." thotë Kasëm Trebeshina në "Promemorien" e tij. "Pa humbur kohë"? Kohën e kujt? Pa e humbur kohën e tij personale? Jo. Por, kohën e një kolektiviteti. Kohën e pakthyeshme të një kombi, i cili do të bredhë Detit të Marrëzisë mbi Trapin e Meduzës. Askush nuk e dinte se klepsidra e theqafjes shqiptare ishte kthyer kaq mbrapsht, dhe në vend të ecjes përpara ajo shënonte prapavajtjen. Që në çastet e para, në një vendnumrim të parë, K. Trebeshina e niste promemorjen "pa humbur kohë". Sa kohë do të humbë! Tash na kap tmerri kur e dimë këtë. Si ta paramendojmë pozitën e atij që këtë e ka ditur dhe e ka thënë që më 5 tetor 1953?
"MENDOJ SE DUHET TË MENDOHENI"
Të nisur nga vetë emërtimi intelekt-ual, del se intelektuali është njeriu i cili shërbëhet me intelektin, me arsyen; gjithsesi, me intelektin, me arsyen e cila do t`i shërbejë me çdo kusht së Vërtetës. Si t`i shërbejë së Vërtetës?
Kjo është aftësia e intelektualit që nga fragmentet, nga pjesët e dukurive ta krijojë pamuninë e tërësisë. Atij nuk i duhet të bëjë mija analiza të lodhshme statistikore, të llogarisë mija të dhëna, të kapë mija shfaqje të dukurive. Atij i mjaftojnë një apo dy fakte, për t`i parashikuar të tëra pasojat e një dukurie apo të një procesi. Atij nuk i duhet deti i tërë për të konkluduar se formula e ujit është H2O, por i mjafton vetëm një pikë ujë. Ai nuk pret shkatërrimin për të thënë se, ja, ky është shkatërrimi, por përkundrazi, ai thotë, i nisur nga një shfaqje e një dukurie, ndoshta krejt të vogël e të pavërejtshme për luzmën e njerëzve të zakonshëm, për të parë se ashtu do të shkohet drejt përmbytjes shoqërore. Dhe, së fundi, ajo që e kurorëzon intelektualin si të tillë, pasi i sheh shkaqet dhe pasojat, pasi e thotë se mendon se "edhe ju duhet të mendoheni", ai me ASNJË KUSHT nuk pranon që t'i nënshtrohet luzmës, mizërisë, grigjës apo stampedos. Asnjë pushtet s`e përkul dot, asnjë forcë, asnjë pasuri, asnjë pozitë shoqërore, asnjë rehati personale nuk ia mbush mendjen se duhet ta tradhtojë, ta lërë menjanë, qoftë edhe për një çast të vetëm, intelektin, arsyen, atë që ai e ka MENDUAR SERIOZISHT! Sepse, të mendosh seriozisht, do të thotë të krijosh parafytyrimin e një ardhmënie vijanoze (paralele): po të bëhet njëra, s`do të bëhet tjetra.
INTELEKTUALI DHE ANTIINTELEKTUALI
Shumë interesant, gjatë gjithë historisë, ka qenë raporti i intelektualit dhe i pushtetit. Pushtetarët asnjëherë s`e kanë kuptuar se pushteti i Të Vëretëtës, është pushteti absolut të cilit i nënshtrohet një intelektual. Kurrë s`e kanë kuptuar se asnjë pozitë e lakmueshme shoqërore, nuk mundet as të krahasohet me ndriçimin e një rrezeje të së Vërtetës. Gjakimi i intelektualit për Të Vërtetën vetvetiu ia krijon largësinë, atë unazën distancuese saturniane që e ndan atë nga grigja dhe puthadorët, nga mediokritetet dhe antiintelektualët. Dhe shtrohet pyetja se pse pushtetarët kurrë nuk e kanë kuptuar dot intelektualin. Ngaqë, ata, pra pushtetarët, VEPROJNË PRAKTIKISHT, ndërsa intelektuali MENDON SERIOZISHT. Këto dy mënyra të manifestimit të aftësive të tyre kanë bërë që gjatë gjithë historisë intelektuali dhe pushteti të pinrrohen, të takohen e të mos njihen apo të ballafaqohen e të konfrontohen. Kështu mund të paramendohet beteja që s`mund të merret me mend, por e cila ka ngjarë përherë: në njërën anë intelektuali me të menduarit e tij serioz, e në anën tjetër pushteti me hierarkinë e nëpunësve, puthadorëve e të papagaj-apologjetëve dhe me grigjën pas vetes duke vepruar praktikisht. Sa më diktatorial që është bërë një pushtet, aq më pak MENDIME SERIOZE janë shfaqur ose së paku,janë marrë në konsideratë, dhe aq më shumë krrokama apologjetësh janë dëgjuar, aq më shumë kulmak-shkrolës i kanë nxirrë letrat. Pushteti VEPRON PRAKTIKISHT sepse për këtë e shtyt instikti, ndërsa intelektuali MENDON SERIOZISHT sepse për këtë e shtyt arsyeja. Prandaj antiintelektualizmi shfaqet si veprim me instikt, dhe ky instikt ka ndodhë që në fusha të caktuara të vlerësohet, por për të Vërtetën, për anën intelektuale, edhe kjo mbetet po aq e ulët dhe po aq e papranueshme si veprim. Antiintelektuali si i tillë nuk ka pikëpamje as botëkuptim të vet për botën, pos aftësinë që sot të kapet për njërin e nesër për tjetrin litar ideologjik, ai e kërkon mecenën e tij dhe nëse ky nuk e gjen mecenën, mecena e gjen shumë shpejt antiintelektualin. Sepse nuk ka thënë kot një filozof: "Kush kërkon të kërcejë sipas muzikës së dikujt tjetër shumë shpejt do ta gjejë të zotin".
Ai shkruan, për shembull, kështu:
"Ndryshe nga Fishta, Ernest Koliqi arriti ta shihte me sy dramën e vet si ndjekës i fashistëve. Pas kapitullimit të tyre ai iku bashkë me ta në Itali, ku vazhdoi të shkruajë duke i shtuar veprës së tij një epilog të trishtueshëm (nën. A.M.). Në një nga veprat e tij, dramën "Rrënjët lëvizin", botuar në Romë më 1967, veprimi i së cilës ndodhte në të ardhmen diku në mes të viteve `70, ai parashikonte përmbysjen e rendit komunist në Shqipëri, rihapjen e kishave dhe udhëtimin atje të vajzës së tij si turiste, fill pas vdekjes së të atit dhe pikërisht ditën kur kambanat e kishave, pas heshtjes tepër të gjatë, po gjëmonin përsëri në Shkodër. Nga të dy parashikimet u krye vetëm njëri: vdekja e tij, që ndodhi vërtet në vitet shtatëdhjetë." (I. Kadare, "Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe", 1989). Këta rreshta janë shkruar dy vjet para rënies përfundimtare të rusokomunizmit në Shqipëri (1988). Dikush ishte në gjendje që qysh më 1943, siç ishte rasti i Rexhep Mitrovicës ta shihte çfarë mund të ndodhë po të ndodhë ajo që ndodhi, dikush më 1953 parashihte deri në imtësi të habitshme ardhmëninë e rusokomunizmit, një tjetër, si E. Koliqi, këtë e bënte më 1967, por një i katërt, as dy vjet më parë s`ishte në gjendje të shihte dhe të vetëdijësohej për verbërinë e vet. Pos kësaj, epilogun e dramës së Koliqit të mërguar, e quan "të trishtueshëm". Pse "i trishtueshëm"? Sepse, bija e kolegut të të tij të pendës do të kthehej në Shqipëri si turiste, do të hapeshin kishat dhe "do të përmbysej rendi komunist"! Gati i entuziasmuar ai thërret: "Nga të dy parashikimet u krye vetëm njëri: vdekja e tij, që ndodhi vërtet në vitet shtatëdhjetë." Merrni me mend, dy parashikimet tjera të zeza nuk ndodhën: të lumit ne! Shpirtngushtësia e një antiintelektuali s`ka fund: gëzohet pse vdiq kolegu i tij, pse s`u përmbys komunizmi, dhe pse s`u hapën dot kishat. Gëzimi i tij s`do të zgjasë më shumë se dy vjet. Fatbardhësisht. Pas këtyre dy vjetëve, në bazë të gëzimit dhe të entuziasmit njeriu nuk do ta mund ta njohë e ta identifikojë dot po këtë shkrimtar. Ai do të fillojë të dëshmojë si ata që P.P.Peci i kishte takuar në oborrin e gjyqit dhe i kishte pyetur:
- Çfarë po bëni këtu,o njerëz?
- Po dëshmojmë.
- Kujt?
- Kujt i duhet.
Edhe kësaj here u dëshmua se instikti i një shkrimtari nuk mund t`i qëndrojë dot të menduarit serioz të një intelektuali.
FJALA FATALE "MEGJITHATË"...
Është fakt që intelektuali rrallë reagon për shkak se i bëhen padrejtësi personalisht atij, ndërsa antiintelektuali e djeg jorganin për një plesht që e ka shqetësuar atë. Intelektuali flet kur e sheh se puna po bëhet rungajë dhe po e rrezikon tërë atë mizëri që e rrethon dhe e shikon pak me habi pak me përçmim. Intelektuali nuk e njeh hakmarrjen sepse ai shikon vetëm përpara, antiintelektuali jo vetëm që u hakmerret njerëzve konkretë, miqve e kolegëve të tij të deridjeshëm, por ai u hakmerret edhe figurave historike duke ua imagjinuar fajin, njerëzve të vdekun të cilët s'mund ta kundërshtojnë më as t'ia çjerrin maskën e dhelpnakut. Fjala vjen, për Kadarenë fajtor është Koliqi "reaksionar" i cili kishte "epilog të trishtueshëm", "përmbysjen e rendit komunist" dhe "hapjen e kishave", por dy vjet më vonë fajtor për të gjitha që kanë ndodhur në Shqipëri po edhe për vetë instalimin e "diktaturës komuniste" fajtor është Marx-i, i cili s`e njihte "mëshirën", të cilën krishterizmi e paskësh parim kryesor ("Nga njëri dhjetor në tjetrin", 1990). Asnjë mendje e shëndoshë nuk mund t`i ndjekë përmbysjet e tilla mendore.
Prandaj Kasëm Trebeshina reagon kur "...nuk është fjala për një ose dy shkrimtarë, për mua ose për ndonjë tjetër" por kur pa e kuptuar "po ndërtoni një letërsi mesjetare" me Mjeshtrin e Madh në krye. "Arti," vazhdon ai "duke qenë i një natyre specifike, nuk mund të përfshihet në format organizative të partisë". Ja, intelektuali K. Trebeshina, pa marrë leje nga askush, as nga vetë Arti, pa u konsultuar me askë, vihet në mbrojtje të artit dhe të artistëve të rrezikuar duke mos i llogaritur pasojat për veten e tij. Intelektuali është i paparashikueshëm në veprime. Kur cenohet e Vërteta, ai shkridhet nga letrat dhe heshtja që e kanë mbuluar deri në atë kohë dhe i gjuan rrufetë e tij mendimore.
Ai që në shekullin e njëzetë krijon një letërsi mesjetare, ai që partinë e shndërron në kazermë ushtarake, rrezikon që në të ardhmen këta në kazermë ta asgjësojnë njëri-tjetrin, e parthakon pamuninë e tij Trebeshina. Po qortohej dhe po shkruhej ardhmënia. Ditët që do të vijnë të gjitha këto do t`i sjellin me vete si lumi i rrëmbyer.
"MEGJITHATË", thotë K. Trebeshina kah fundi i "Promemorjes" së tij, një "megjithatë" fatale për shqiptarët e pesë dekadave të ardhshme, një fjalë e vetme që rrallë herë mund të ketë pasur një peshë kaq të rëndë e kaq të kobshme "UNË MENDOJ SE SHKATËRRIMI MË I MADH DO TË NDODHË NË BOTËN SHPIRTËRORE SHQIPTARE". Trebeshina ka frikë edhe për më keq se kaq: "DHE KY NUK DO TË JETË VEÇSE FILLIMI". Kjo është një nga të Vërtetat më të mëdha e më të dhembshme që i janë shqiptuar ndonjëherë historisë shqiptare. Edhe kur kanë dalë nga robëria romake, edhe kur i kanë thyer prangat e robërisë bizantine, edhe më 1912-tën pas çlirimit nga robëria pesëshekullore osmane, as më 1945-tën, shqiptarët nuk kanë qenë më të shkatërruar shpirtërisht. Sepse lufta me vetveten, vërtet, është më shkatërrimtarja. Shqiptarët vërtet arritën në një "monarki pa kuptim në realitetin historik të shekullit të njëzetë".
Dhe në fund, foljen "mendoj" të cilën e përdor kaq shpesh, për t`ia bërë me dije edhe atij që ia dërgon "Promemorien" se duhet të mendojë, e përdor për herë të fundit: "Mendoj se jemi plotësisht në kohë që ta shmangim një të keqe kaq të madhe dhe kjo është arsyeja që po ua drejtoj këtë "Promemorie" të shkruar në mënyrë të ngutshme".
Kasëm Trebeshina kot u ngut ta shkruante e ta niste "Promemorien". Duke u frikësuar se mos vallë do të ndodhnin ato që i parashikonte se do të ndodhnin; e ato ndodhën çuditërisht edhe në rendin të cilin i kishte radhitur në letër, ndoshta pa qenë i sigurtë qind për qind as vetë se e kishte shkruar fatin e ardhshëm pesëdhjetëvjeçar të shqiptarëve. Fatshkruesit dhe fatthënësit e tillë vërtet e meritojnë të quhen intelektualë, por në kohën kur e shkroi Trebeshina i vetmi shpërblim për këtë ishte - burgu. Por ndodhi një gjë e çuditshme, Kasëm Trebeshina u fut në burgun fizik por gjeti lirinë e tij shpirtërore, të cilën kurrë askush, asnjë perëndi as asnjë pushtet s`kishte mundur t`ia merrte dot ndonjë intelektuali, ndërsa i la në burgun e madh shpirtror, pse jo edhe fizik, kundërshtarët e tij: antiintelektualët, puthadorët dhe papagaj-apologjetët e shikonin Trebeshinën prapa grilave të dukshme ku e kishin futur atë, nga grilat e padukshme ku e kishin futur veten.
Agim MORINA,
‘Rilindja’, Tiranë, 1996
Saturday, April 09, 2005
JAMES JOYCE - ULIKSI (kapitulli i parë) përkthimi Agim MORINA
Kacagjelthi, i
buhavtë, Buck Mulligani u shfaq në krye të shkallëve tue përcjellë në dorë, solemnisht,
kupën me shkumë sapuni në të cilën rrinin kryq pasqyra e brisku. Pizhamja e
verdhemtë, hapashalë, kalehtazi, shpupurisej mbas tij në frymën e ambël
mëngjesore. Ai e çoi kupën nalt e nisi me recitu:
-
Introibo ad altare Dei.[1]
U ndal, kqyri
poshtë shkallëve t’errta e gjarpnore dhe thirri brraukueshëm:
- Hyp nalt, Kinch![2]
Hyp nalt, ti jezuit i mnershëm!
Solemnisht u nis përpara e hypi mbi shtratin e
rrumbullakët të topit. Masandej u rrotullu tri herë e bekoi kullën
ceremonialisht, vendin arrokull saj dhe malet tue u zgju. Tevona me ta pa
Stephen Dedalusin, u përkul kah ai dhe disa herë, ngutshëm, bani me dorë n’ajri
shenja të vrikshme kryqi tue gurgullu ujin në fyt e tue tundë kryet. Stephen
Dedalusi, çartaqejfas e i përgjumshëm, i pshteti duert në majë parmakësh të
shkallëve dhe ftohtas kundroi n’atë ftyrë tue-u-tundë e tue-gurgullu e cila po
e bekonte ate, ashtu i zgjatuem si krye kali, dhe me flokët e çeltë e të
patonsurë, me bojë e dukë si lis i verdhemtë.
Buck Mulligani përgjoi për nji çast
nën pasqyrë dhe shpejtaz e mloj kupën.
- Kthehu në kazermë! – tha rreptas.
E tevona me nji
za predikuesi shtoi:
- Ngaqë qe ku e
kemi, dashamirë të shtrejtë, Krishteshën[3] e
njimendët: me korp e me shpirt, me gjak e me plagë. Ju lutem për nji muzikë të
prajshme. Mshelni sytë, zotnij. Veç nji çast. Kemi pak telashe me këto rruzkat
e bardha.[4] Shuni
të gjithë.
Përgjoi anëve
dhe ia dha nji fishkëllime të gjatë e të përmbajtun në shenjë thirrjeje, e,
masandej, në çast, u ndal në nji pritje të ankthshme; dhambët e drejtë
xixëllojshin aty-këtu me xixa të arta. Gojart[5]. Dy
fishkëllima të fuqishme e depërtuese jehuen nëpër qetësi.
- Faleminderit
miku jem - piskati flakrueshëm. - Kjo ka me ba punë për bukuri. A p’e shym qat
rrymë, pashë besën?
Zhdrypi prej
shtratit të topit dhe kqyri seriozisht vështruesin e tij, tue mbledhë rreth
kambëve kindet e labërgueme të pizhames së tij. Fytyra e buçkosun e mbulueme me
hije dhe nofulla e qitun vezake ia përkujtonin prelatin, mecenën mesjetar
veprash arti. Nji buzëqeshje plot kënaqësi iu derdh qetas nëpër buzë.
- Ç’gaz i
botës! - tha ai plot shend - Emni yt taravol, i atij farë grekolashti![6]
Ai drejtoi
gishtin me tallje dashamirëse dhe hypi mbi beden, tue qeshë me vete. Stephen Dedalusi
u nis përpjetë, e përcolli me mërzi deri në gjysmë të rrugës dhe u ul në qoshe
të shtratit të topit, tue shiku hala derisa ai e mbështeste pasqyren e tij në
beden, e zhyti brushën në tas dhe i shkumoi faqet e qafën.
Zani i hareshëm
i Buck Mulliganit vazhdoi pa prajtë:
- Edhe emni jem
asht emën taravol: Malachi[7] Mulligani,
dy daktile. Por ka nji tingëllimë helenike apo jo? Firikues e ngazëllyes si
vetë kaprolli. Na dy lypset me shku n’Athinë. A kishe me ardhë nëse ia dal m’ia
zgrapë emtës 20 stërlina?
Ai e la brushën
menjanë dhe, tue qeshë plot gaz, briti:
- A kish me ardhë? Jezuit axhami.
Masandej heshti e nisi m’u rru me
kujdes.
- Më thuj Mulligan, - tha Stepheni
qetaz.
- Fol loçka jeme?
- Edhe sa kohë ka me ndejtë Hainesi
në këtë kullë?
Buck Mulligani shfaqi faqen e rrueme
përsipër supit të djathtë.
- O Zot, a nuk asht i tmerrshëm? -
tha çeltaz. - Sakson i mërzitshëm. Atij s’p’ia rrokë kurrqysh se ti je xhentëllmen. O Zot,
këta anglezët e dreqit. Po plasin prej paresh e prej balbëtime. Ngaqë ai asht
prej Oksfordi. A e din Dedalus, ti ke nji sjellje tamam oksfordçe. Ai s’po mun
me të ra në fije. Por unë të kam pagëzu me ma të mirin emën: Kinch, tehthikës[8]!
Ai e rrujti me
kujdes majen e mjekrës.
- Tanë natën ka
krapullu për njifarë panteri të zi, - tha Stepheni. - Ku e ka këllëfin e armës?
- I përhani i shkretë, - tha Mulligani. - A t’i shtini ethet?
- Po, qebesa,
m’i ka shti lingjyret, - tha Stepheni plot vrull e me frigën që i shtohej. -
Ashtu në terr me njifarë insani që s’e njoh tue krapullu e tue murmuru me vete
qysh po don me vra nji panter të zi. Ti e kurtalise njeriun që të mos mbytet
n’ujë. Unë, sidoqoftë, nuk jam hero. Në qoftë se ai rrin këtu mue s’m’i ke pa
sytë ma.
Buck Mulligani
shfryu mbi shkumën në teh të thikës. Doli jashtë furrikut të tij dhe nisi me
hakëlu ngutshëm nëpër xhepat e pantollave të tij.
- Dreqi e
marrtë, - briti ai brraukueshëm.
Iu afru
mbështetëses së topit dhe, tue futë dorën në xhepin e epërm të Stephenit tha:
- Ma huazoni
faculetën që ta fshij briskun tem.
- Stepheni e
ndihu m’e nxjerrë dhe tue e mbajtë për cepi e qiti në shesh faculetën e ndyme e
të rrudhosun. Buck Mulligani e fshiu kujdesshëm briskun me faculetë. Mandej,
tue kundru faculetën tha:
- Faculeta e nji
bardi. Ngjyra e re artistike e poetëve tanë irlandezë: qyrrëjeshile. Gati muni
edhe me e shiju apo jo?
Prap u ngjit në
beden, e, masandej, kaloi me shikim nëpër Gjinin e Dablinit derisa flokët e
bardhemtë bojëlisi tundeshin kalehtaz.
- O Zot, - tha
ai prajshëm. - A nuk asht deti qysh e qun Algyja[9]:
nanë e madhe e ambël? Det qyrrëjeshil.
Det bolemërdhijs.
- Epi oimopa
ponton[10]. Ah,
Dedalus, grekët. Unë duhet me t’i dhanë do mësime për ta. Ti duhesh m’i lexu
ata n’origjinal. Thalatta! Thalatta![11] Ajo
asht nana jonë e madhënishme dhe e ambël. Paja e kqyre.
Stepheni
u çu e iu afru bedenit. Tue u mbështetë n’të kqyri poshtë n’ujë dhe n’anijen
postare e cila sapo e linte mbrapa gjinin e portit të Kingstaunit[12].
- Nana jonë e
gjithëfuqishme, - tha Buck Mulligani.
Ai i shkuli
shpejtaz sytë e tij të përhimtë[13]
e zhbirues prej detit e i nguli kah fytyra e Stephenit.
- Emta mendon
se ti e ke mbytë nanën tande, tha ai. Kjo asht arsyja pse s’më len me pasë
asnji punë me ty.
- Dikush e ka
mbytë, - tha Stepheni zymtaz.
- T’u thafshin
krahët, ke mujtë me ra mgjuj, Kinch, kur mama jote, tue vdekë, ka kërku prej
teje këtë, tha Buck Mulligani. Edhe unë jam hiperborejan[14] poaq
sa edhe ti. Por kur mendoj se nana jote në gërrhamat e fundit të ka kërku me ra
në gjuj e m’u lutë për te. E ti i ke ra mohit. Ka diçka ndeshëzezë në ty...
Ai shujti e
prap nisi m’e shkumu ngapak faqen ma përsipër. Nji buzëqeshje mirëkuptimi ia
përdredhi buzët.
- Po, ti je nji
shtijak i kandshëm, - murmuroi ai me vete. - Kinch, ma i kandshmi shtijak.
Ai ruhej
rende-rende e me kujdes, qetësisht, seriozisht.
Stepheni me nji brryl mbështetë
mbi granitin e thepshëm, mbështeti shuplakën e tij në ballë dhe vështroi cepin
e ryzuem të mangës së palltës së tij të zezë e vizëlluese. Dhembja, e cila ende
nuk ishte tamam dhembje e dashunisë, ia mundonte shpirtin. Qetaz, n’andërr,
mbas vdekjes, ajo i ishte paraqitë atij, me trup të shkërmoqun mbrenda qefinit
të labërguem e të kaftë që lëshonte nji erë dylli e drudrandofilli, kurthu prej
frymëmarrjes së saj, e heshtun, qortuese, me kundërmim zalitës të hinit të
lëmekun. Nëpër cepin e ryzuem të manshetës ai pa detin të përshëndetun si
nanëmadhe e ambël nga nji za i fuqishëm përngat tij. Unaza e gjinit të detit
dhe vija e horizontit mbanin përmbrenda lang jeshil e të turbullt. Legenthi i
bardhë i porcelanit rrinte afër shtratit të saj të vdekjes mbushë me vner të
amullt të cilën ajo e kishte shqitë prej mëlçisë së saj të kalbun me gulçima të
vjellash të zashme rënkuese.
Buck Mulligani e fshiu prap
tehun e briskut të tij.
- Ah, i mjeri hamall! - tha ai
me za të kandshëm. - Më duhet me ta dhanë nji këmishë dhe disa faculeta. Qysh
po të rrinë ato pantolla të dorës së dytë?
- Po më bijnë përshtati boll
mirë, - iu përgjegj Stepheni.
Buck Mulligani iu sul lugthit
nën buzën e poshtme.
- Ç’gaz i botës, - tha ai me
kënaqësi, - duhet me thanë: të kambës së dytë. Nji Zot e din se çfarë rrugaçi i
fëlliqtë ka heqë dorë prej tyne. I kam nji palë të mira vija-vija, të përhimta.
Ke m’u dukë si car në
to. Nuk po mahitem, Kinch. Ti dukesh, me të vërtetë për bukuri kur sqimohesh.
- Falemnderit, tha Stepheni.
Nuk muj m’i veshë në qofshin të përhimta[15].
- S’po mujka m’i veshë, - i tha Buck Mulligani fytyrës së tij në pasqyre. - Etiketa asht
etiketë. Po mujka m’e mbytë nanën e vet e s’po
mujka me veshë pantolla të përhimta.
Ai e
paloi briskun për bukuri dhe me prekje të lehta me mollëza gishtash shkoi
prekaz nëpër lëkurën e lëmutë.
Stepheni hoqi vështrimin nga deti dhe e ktheu kah fytyra e
buhavtë me sy të lëvizshëm e të bruztë.
- Ai farë tipi me të cilin isha
në Ship mbramë, - pohoi Buck Mulligani,
- tha se ti e ke p. p. ç.[16]
-në. Ai banon në Dottyville[17]
me Connolly Normanin[18].
Paralizë e përgjithshme e të çmendunve!
Dottyvillei, Spitali psikiatrik në Riçmond
Ai e lëvizi pasqyrën tue ba nji
gjysëmrreth n’ajri për me shkrepë kumte me sinjale drite në botë me anë të
diellit i cili rrezëllonte në det. Buzët e tij të lakueme e të rrujtuna
buzëqeshën bashkë me cepat e dhambëve të
shëndritshëm. Të qeshunit ia kaploi gjithë trupin e tij të fuqishëm e të
lidhun.
- Shikohu, - tha ai, - ti bard i
mnershëm.
Stepheni u përkul përpara dhe u
vështru në pasqyrën e zgjatun kah ai, të lugueme prej nji të çame të shtrembët,
e me nji qime floku në qoshe. Kështu më shohin ai dhe të tjerët. Kush e zgjodhi
këtë çehre për mue? Këtë trup prej hamalli që duhet qëru prej morrash. Edhe ajo
ma shtron të njëjtën pyetje.
- E shnuka prej dhomës së
shërbëtores, – tha Buck Mulligani. – Mirë ia bana. Emta gjithmonë mban
shërbëtore shëmtaqe për shkak të Malachit. Edhe mos na shtjerë ndë ngasie[19]. Quhet
Ursula[20].
Prap, në të qeshun e sipër, ai e
hoqi pasqyrën prej sysh përgjues të Stephenit.
- Harlisje e Calibanit[21] që s’e
sheh çehren e vet në pasqyrë, - tha ai. - Me pasë qenë Wildei gjallë, veç me të
pa nji herë, prore.
Tue u zbythë e tue ba me gisht Stepheni tha idhun:
- Asht simbol i artit irlandez:
pasqyra e plasun e shërbëtores[22].
Papritmas Buck Mulligani e kapi
për krahu Stephenin dhe eci me te përreth kullës derisa brisku e pasqyra
rraptonin në xhepin ku i kish rrasë.
- Nuk asht mirë me të gjujtë
rromuze kështu, Kinch, apo jo? – i tha mirësjellshëm. - Zoti e din se ti ke
dell ma shumë se cilido prej tyne.
Prap turrahiti. Ai ia ka frigën
neshterit tem sa ia kam unë të tijit. Majëpendë e ftohtë çeliku.
- Pasqyra e plastë e
shërbëtores. Thuja këtë atij kryekau atje poshtë dhe fiton nji gine. Ai thjesht
ka pare si zalli e mendon se ti nuk je xhentëllmen. Plaku i tij ka fitu tue u
shitë zulluve bozë apo dofarë budallakish qasifare. O Zot, Kinch, me pasë mujtë
na dy me punu bashkë kishim mujtë me ba diçka për këtë ishull. Me e helenizu[23].
Krahu i Cranlyt[24].
Krahu i tij.
- E kur e mendon, ti duhet me
lypë lëmoshë prej këtyne thive. Unë jam i vetmi që e dij se kush je ti. Pse nuk po më beson ma shumë? Çka të ka
kcy dreqi kundër meje? Mos asht për shkak të Hainesit ? Në baftë veç cërc me gojë
e bij këtu Seymourin e kemi m’ia ba ma zi se Clive Kempthorpeit.
Vikama djemkash parelij në odat
e Clive Kempthorpeit. Fytyrëxhenaze: shqyhen prej gazit, secili mbërthy në
tjetrin, O, deka ka ardhë deri te unë! Kumtoja lajmin me dikatllëk asaj,
Aubrey! Qe po vdes! Me leckat e shqepuna të këmishës së tij që fjaurojnë n’ajri
ai hidhet e përdridhet rreth tryeze, me pantolla zhveshë deri te thembrat,
ndjekë me gërshanë të terzive prej Adesit nga Madaleni. Fytyrë e lingjyrtë prej
berri e zhyeme me marmelatë. S’du me ma qitë bythën në lëndinë. Mos e tallni
bythën me mue si me kishk.
Vikamat prej dritares së hapun
prishin qetësinë e sheshit të katrortë. Nji kopshtar shurdhan, me përparëse, me
maskën e Mattew Arnoldsit[25] shtyn
përpara korrësen nëpër barishte tue sturru sytë në grimcat vallëtare të majave
të barit[26].
- Lene le të rrijë – tha Stepheni.
- Gjithçka asht në rregull me te. Veç natën i hyjnë dreqnit në bark.
- Ç’pate atëherë? – pyeti me
padurim Buck Mulligani. – Qite në ledinë. Unë gja nuk mbaj msheftë prej teje.
Çka ke tash kundër meje?
U ndalën, të kthyem kah kepi i
rrumcuem i Bray Headit i cili shtrihej në ujë si turini i nji balene të
përgjumun. Stepheni e hoqi krahun e vet kadale.
- Përnjime po don me ta thanë a?
- pyeti ai.
- Po, si asht puna? - iu
përgjegj Buck Mulligani. - S’po më kujtohet asnjisend.
Derisa ai folte ai kqyrte
fytyrën e Stephenit. Nji fllad i lehtë ia lëmoi ballin, lehtas ia shpupurisi
flokët e bardhemtë e të pakrehun ndërsa në sy ia ngallmoi xixëllimat e
argjendta të brengës.
Stepheni, prishaqejf nga zani i
vet, tha:
- A të kujtohet kur t’erdha për
herë të parë për vizitë mbas vdekjes së nanës teme?
Buck Mulligani u vrantu shpejt e
tha:
- Qysh? Ku? S’më kujtohet asnjisend. Unë i mbaj mend vetëm
idetë dhe ndiesitë. Pse? Çka ndodhi pashë Zotin?
- Ti bajshe çaj, - tha Stepheni, - dhe shkove përkryq
shkallares[29]
për me marrë ma shumë ujë të vluem. Nana jote dhe nji mysafir dolën prej dhomës
së ditës. Ajo të pyeti se kend e ke në dhomë.
- Po ? - tha Buck Mulligani.
- E ç’paskam thanë unë? S’m’u kujtoka.
- Ti the, - u përgjegj Stepheni,
- Aha, asht Dedalusi ai, nana e të cilit
ka ngordhë!
Mollëzat e Buck Mulliganit u
vërshuen nga nji kuqrremtësi që e banë ate të dukej ma i ri dhe ia shtuen nurin.
- A kështu paskam thanë a? -
pyeti ai. - Mirë. Ç’të keqe ka këtu?
Me plot siklet, u shliru prej
nji gulçi të vet.
- Ç’asht vdekja, - pyeti ai, - e
sat amë, e jotja apo vetë e jemja? Ti e ke pa veç nanën tande tue vdekë. Unë i
shoh çdo ditë qysh e drejtojnë bishtin në Mater dhe në Riçmond dhe qysh i
prejnë masandej copa-copa në sallën e autopsisë. Asht shtazarake dhe pikë.
Ç’randësi ka kjo. Po ti, bre, nuk ke ra në gjuj për m’u lutë për nanën tande n’shtrat
të dekës kur të ka kërku. Pse s’e ke ba? Sepse ti ke blanë jezuiti në ty, pos
që t’asht injektu mbrapsht. Për mue e tana asht gaz i botës dhe shtazarake.
Bulat e trunit s’i bajnë punë
ma. Ajo ia nis dhe e qun doktorin, Sir Piter Teazle[30], dhe
don m’i mbledhë luleverdhat e jorganit. Duhesh m’e miklu derisa t’i vijë fundi.
Ti i re mohit dëshirës së saj të fundit e mue po m’i tharbëton hundët pse nuk
du me kthisë si belbacuk i paguem i Lalouetteit[31].
Absurde! Po ma merr mendja që ta kam thanë. Po s’e kam pasë as në fund të
mendjes me e fy kujtimin për nanën tande.
Mbas këtyne llafeve u
kërthëndez. Stepheni, tue i prujtë plagët që ato fjalë ia patën hapë në zemër,
tha ftohtas:
- S’e kam fjalën te fymja ndaj
nanës teme.
- E çka dreqin ke atëherë? -
pyeti Buck Mulligani.
- Për fyemjen e bame ndaj meje -
ia ktheu Stepheni.
Buck Mulligani u rrotullu mbi
thembrën e vet.
- O, ti s’lidhesh kurrqysh! -
briti ai.
Bante ecejake të ngutshme
përrreth bedenit. Stepheni rrinte pa lëvizë vendi, tue vështru detin e qetë kah
kepi. Deti e kepi tashma vdirreshin në mjegullazë. Në sy i rrihnin damarët tue
ia mjegullu pamjen, e në faqe ndjente nji përvëlim.
Nji za prej mbrenda kullës
thirri mza:
- A je atje nalt, o Mulligan?
- Qe po vij, - iu përgjegj Mulligani.
Ai u kthy kah Stepheni e tha:
- Kqyre detin. Çka ia ha palla
për fymje? Rrasja Loyolas[32],
Kinch, dhe eja poshtë. Saksoni[33]
po don suxhuk për kafjall.
Kryet e tij u ndal prap për nji
çast në krye të shkallëve, në nji nivel me pullazin:
- Mos e lodh kryet gjithë ditën
e lume për atë punë. Unë jam çapraz prej goje. Hiq dorë prej persiatjeve
inatçore.
Kryet e tij u zhduk por
mërmërima e zanit të tij tue zbritë jehonte prej majes së shkallëve:
S’ka ma me kthy kryet menjanë e me mejtu,
për msheftësinë e idhtë të dashunisë
Ngaqë Fergusi i drejton koçitë farfuritëse.[34]
Hijet e drujve notonin heshtazi
nëpër qetësinë mëngjesore nga maja e shkallëve kthy kah deti nga vëzhgonte ai.
Në të thatë dhe përtej pasqyra e ujit zbardhej, e shkelun nxitueshëm prej kambëzash
drite. Gjini i bardhemtë i detit të vagëlluem. Goditje të gërshetueme, dy nga
dy. Dora e dikujt tue u ra telave të harpës tue i shkri akordet e gërshetueme.
Fjalë valëbardha të bashkueme drithtohen në baticën vagëlluese.
Nji re nisi me mbulu diellin
dalëngadalë, tue hijezu gjinin me nji bojë blertëmbylltë. Ajo shtrihej mbrapa
tij, legen me ujna t’idhun. Kanga e Fergusit: e këndoja nalt mshpi, tue i
zgjatë akordet e gjata e të zymta. Dera e saj ishte e hapun: asaj i pëlqente me
ndëgju muzikën teme. Pa mujtë me ba as gëk as mëk prej frige e pikëllimi unë iu
afrova shtratit të saj. Ajo qante në shtratin e saj të kobshëm. Për qato fjalë
Stephen: msheftësia e idhun e dashunisë.
Kah tash?
Msheftësitë e saja: freskana të
vjetra pendlash, programe ballosh të stolisuna me xhufka, të parfumosuna me
misk, rruza qelibari pa vlerë, të ndryme në dollapin e saj. Nji kafaz zogjsh
varun afër dritares së ndritshme të shtëpisë së saj kur ajo pat qenë vajzushkë.
Ajo ndëgjonte plakushin Royse se si këndonte në Turkoja i Mnershëm[35]
dhe qeshte me të tjerët kur ai këndonte:
Unë jam ‘i djalë i kajshëm,
Që ma kanda fort
M’u ba i padukshëm!
Nji gurgule lugatçore, e palueme
dikund: e miskueme.
S’ka ma me kthy kryet menjanë e me mejtu...
E palueme diku në kujtesën e
natyrës bashkë me lodrat e saja. Kujtimet ia vërshonin trunin e tij të mejtueshëm.
Gota e saj e ujit nga çeshmja e kuzhinës kur i qasej kungimit. Molla e shpueme
e mbushun me sheqer të kaftë, e cila piqej për te në çerep në mbramjet e errëta
të vjeshtës. Thojtë e saj trajtëbukur, të skuqun prej morrash të ndrydhun
këmishash të fëmijëve.
N’andërr, heshtazi, kishte ardhë
te ai, trupi i saj i shkërmoqun mbrenda qefinit të labërguem me kundërmim dylli
e drudrandofilli, kurthu prej frymëmarrjes së saj, me fjalë heshtake, të
mshefta. Era zalitëse e hinit të lëmekun.
Sytë e saj të qelqtë, tue shiku zgurdullueshëm
diku prej mordjes për me ma shkundë e përkulë shpirtin tem. Vetëm temin. Qirij
lugatçorë, për m’ia ndritë agoninë dritë lugatçore, mbi fytyrën e mundueme.
Frymëmarrja e saj e zashme dhe e mbytun që shungullon prej tmerri derisa të
gjithë luten në gjuj. Sytë e saj drejtu në mue për me më detyru që të
gjujzohem. Liliata
vutilantium te confessorum turma e circundet: iubilantium te virginum chorus
excipiat.[36]
Lugat! Xhenazepërtypës! Jo nanë ik prej meje dhe lemë me jetu.
-
Kinch-o-hej! - zani i Buck Mulliganit kumboi këndueshëm prej mbrenda kullës.
Afrohej kah shkallët, prap tue thirrë. Stepheni tue u dridhë nga gjama e
shpirtit të tij, e ndëgjoi rrezen e ngrohtë e të vrikshme dhe, n’ajrin mbrapa
tij, fjalë dashamirëse:
- Dedalus,
paja poshtë, djerrakohës i rregjun. Kafjalli asht gati. Hainesi po kërkon
falje që na e ka prishë gjumin mbramë. Asht në rregull.
- Po vij, - tha Stepheni, tue u
kthy.
- Eja pashë Krishtin, - tha Buck
Mulligani. - Pashë mue edhe pashë gjithë ne.
Kryet e tij shkridhej e kridhej.
- Ia thashë simbolin tand
t’artit irlandez. Ai thotë se asht e fiqirueme shumë mirë. Merrja nji stërlinë,
ani? Nji gine, mendova.
- Sot kam me marrë pagën, - tha Stepheni.
- Rrogëzën e shkollës a? - tha
Buck Mulligani. - Sa? Katër stërlina? A ma jep mue ndonji.
- N’daç, - tha Stepheni.
- Katër suverenë vezullues -
briti hareshëm Buck Mulligani. - Kemi m’u dehë ashtu që edhe druidët e druiduem[37]
me na e pasë lakmi. Katër suverenë të plotfuqishëm.
Ai i çoi duert e tij dhe
randë-randë zhdrypi shkallëve të gurta, tue këndu pa fije melodiciteti me theks
koknian[38]:
A s’kena me bô kokrrën e qefit-o,
Tuj pi viski, birrë e venë-o,
N’kunorzim, n’dit t’bashkimit-o,
A s’kena me bô kokrrën e qejfit-o,
Ditën e bashkimit-o?[39]
Shkëndija e ngrohtë e diellit
tue u bashku me det. Tasi i nikeluem për rruemje farfuriti i harruem mbi beden.
Pse më duhet me e zhdrypë poshtë? Apo me e lanë aty tanë ditën e lume,
miqësi e harrueme?
Iu qas tasit, e mori në duer nji
çast, tue e ndi të ftohit e tij, tue i marrë erë jargëve të shkumës së lëmekun
në të cilin brusha ish nguju. Kështu e përcolla barkëzën e temjanit atëherë në Kllongous[40].
Klasa e James Joyceit në Kolegjin Kllongous (Clongowes Wood College).
Foto e vitit 1888. James Joycei asht i ulun mbi bar në mes.
Tash unë jam tjetër, dhe prap, i
njejtë. Nji shërbëtor, gjithashtu. Shërbëtor shërbëtori[41].
Në odën e vranët qiellzanë të
kullës figura e pizhamtë e Buck Mulliganit lëvizte për së kithi poshtë e naltë
oxhakut, tue shfaqë e shpërfaqë pizhamet e verdha të tij. Dy shtiza të dritës
së butë ditore ranë mbi podin e gurtë nga frengjitë e nalta: ndërsa në
pikëpuqjen e rrezeve nji re tymi e thëngjillit dhe tymnaja e dhjamit të
përzhitun pezullonin në rrotullim e sipër.
- Po ngulfatemi, - tha Buck Mulligani.
- Haines, hape qatë derë, pashë besën!
Stepheni e lëshoi tasin për
rruemje mbi dollap. Nji figurë e gjatë u nëpërduk nga kosheli ku kish qenë i
ulun, shkoi deri te dera dhe e shtyni derën e mbrendshme hapashalë.
- A e ke çelësin? - pyeti nji
za.
- E ka Dedalusi, - tha Buck Mulligani.
- Oj kuku nanë, m’u zu fryma. Uluriti ai pa shiku kah zjarmi.
- Kinch!
- Asht në bravë - tha Stepheni,
tue ba para.
Çelësi gërrici tue u rrotullu
trishtueshëm dy herë dhe, kur dera e randë kërkëlliti tue u hapë përgjysë, hyni
nji dritë e mirëseardhun dhe nji ajër i shëndritshëm. Hainesi qëndronte në
hymje të derës tue shiku jashtë. Stepheni e çoi qirithi valixhen e tij mbi
tavolinë dhe u ul me pritë. Buck Mulligani i hodhi vezët e fërgueme në pjatën
anës tij. E masandej e mori pjatën dhe çajnikun e madh, i lëshoi truç mbi
tavolinë e shfryni shlirshëm.
- Po shkrihem i tani, - tha ai,
- qysh pat thanë qiri… Po prit. Të mos e zamë ma në gojë këtë muhabet. Zgjohu
Kinch! Bukë, tëlyen, mjaltë. Haines, hajde burrë. Haja asht gati. Na beko, o
Zot, me gjithë këto dhurata tua. Ku asht sheqeri? O dreq, s’paska tamël.
Stepheni e nxori prej dollapi
bukën, kavanozin me mjaltë dhe tëlyenin. Buck Mulligani u ul me malcim të
papritun.
- Ç’dreq pune asht kjo? - tha
ai. - Unë i thashë asaj me ardhë mbas orës tetë.
- Na mujmë me e pi edhe të zi -
tha Stepheni. - Ka limon në dollap.
- Të hangërt dreqi ty me gjithë
qyfyret e tua parisiane, - tha Buck Mulligani. - Unë du tamël Sandikoveri.
Hainesi erdhi prej hymjes së
derës dhe tha qetas:
- Ajo grue
me tamël asht tue ardhë nalt.
- Të bekoftë
Zoti, - tha Buck Mulligani, tue kcy prej karriges së tij. - Ulu. Qite
qat çaj.
Sheqeri asht në qese. Qe, s’po
muj me ça krye ma me këto vezë. I ndau vezët e përzhituna mbi fërtere e
masandej i përplasi mbi tri pjata tue thanë:
- In nomine Patris et Filii et Spiritus Sancti.[42]
Hainesi u ul për me qitë çaj.
- Po ju jap nga dy kokrra
sheqeri secilit, - tha ai. - Por, më duket se ti, Mulligan, me të vërtetë po
zin çaj të fortë a e kam gabim?
Buck Mulligani tue e pre bukën
në thela të mëdha tha me za shkërbyes plakushke:
- Kur zij çaj, zij çaj, qysh
thoshte nana plakë Grogan. E kur zij ujë, zij ujë!
- Pasha Enjtin, qesaj p’i
thankan çaj se jo mahi – tha Hainesi.
Buck Mulligani vazhdoi me pre e
me shkërby:
- Kështu baj unë, zonja Cahill, thotë ajo. Për Zotin, zonjë, ia kthen zonja Cahill, jemi me nafakë që nuk i zin të
dyja në të njejtën enë.
Ai ia zgjati herë njenit e masandej
tjetrit shok tavoline thelën e bukës ngulë në maje thike.
- Ata janë mileti, - tha ai me
shumë seriozitet, - për librin tand, Haines. Pesë rreshta tekst dhe dhetë faqe
shënime për miletin dhe peshqhyjnitë e Dundrumit të botuem nga motrat shtriga
në vjetin e furtunës së madhe[43].
Ai u kthy kah Stepheni dhe pyeti
me za të butë e të hutuem, tue i çu vetullat:
- A të kujtohet, vëlla, a
përmenden çajniku e çaji në Mabinogian[44]
apo kjo zihet në gojë në Upanishada[45]?
- S’ma merr mendja, - tha
seriozisht Stepheni.
- Pashë besën? - tha Buck Mulligani
me të njëjtin ton. - E pse vallë?
- Ma thotë mendja, - tha Stepheni
tue hangër, - se kjo nuk gjendet as mbrenda as jashtë Mabinogianit! Nana Grogan
ka qenë, supozohet, kushërine e Mary Annës[46].
Qehrja e Buck Mulliganit u kaplu
prej hareje.
- Për bukuri, - tha ai me za
t’ambël shkërbyes, tue zbulu dhambët e bardhë dhe tue vetu sytë me kënaqësi. -
A po ta merr mendja se asht ajo? Bukuri.
Masandej,
befas, i tani i vranët, murmuriti brraukushëm derisa vazhdonte me pre prap bukën
fërtymshëm:
Se plakushka Mary Ann
S’jep pesë pare mor aman
Pse e çon nalt atë fustan.
E mbushi gojën me vezë, u përtyp
e zhuzhulliti.
Hymja e derës u errësu nga hija
e dikujt që po hynte.
- Tamli, zotni!
- Hyn mbrenda, zojë, - tha Mulligani.
- Kinch, bjere kënatën.
Plaka hyni mbrenda dhe u ndal
përngat brrylit të Stephenit.
- Asht nji sabah i kandshëm,
zotni, - tha ajo. - Qoftë lavdu Perëndija!
- Kush? - pyeti Mulligani tue i
sturru sytë në te. - Aha, qysh jo.
Stepheni u kthy mbrapa, e mori
kënatën e tamlit nga dollapi.
- Ishulltarët - i tha si me
pahir Mulligani Hainesit, - po flasin koxha shpesh për mbledhësin e zhangave[47].
- Sa, zotni? - pyeti plaka.
- Nji litër, - tha Stepheni.
Ai e shikonte ate se si qitte në
enëmatëse e që andej në kanatë tamël të trashë e të bardhë, jo të sajën. Cicat
rrekë të mrrudhuna. Ajo prapë derdhi nji masë të plotë, e, edhe ‘i çikë[48].
E moçmueme dhe e msheftë ajo hyni prej botës mëngjesore, ndoshta ndoj kasnece.
Ajo e lavdonte cilësinë e tamlit tue e derdhë. Gërmuqas pranë lopës së urtë
n’agmi në fushën e lulëzueme, nji shtrigë mbi këpurdhë, gishtat e mrrudhuna e
të shpejta, në sisët që cirkaten. Pëllasin rreth saj, e njohin mirë,
bagëti vesëmëndafshtë. Mëndafsh ndër qe[49]
dhe plaka e vorfun, me këto emna dikur moti e pagëzueme. Gufallë bredharake,
trajtë ma e ulët e jovdekatarëve e cila i shërben pushtuesit të saj dhe jaranit
të saj të pabesë, brinjare[50],
lajmëtare nga nadja e msheftë. Me shërby apo me qortu, s’mujke me e da mendjen:
përbuzte me u lutë për m’ia ba nji nder.
- Qashtu asht përnjime, zojë, -
tha Buck Mulligani tue qitë tamël në tasat e tyne.
- Provoje nji herë, zotni, - tha
ajo.
Ai e piu për hatër të saj.
- Qysh me mujtë me jetu me
ushqim të mirë si kjo, - i tha asaj diqysh si mza, - nuk kishim me pasë vendin
me dhambë të krymbun e me zorrë të prishuna. Jetojmë në moçal, hamë ushqim të
lirë, me sokaqet plot pluhun, bagla kuajsh e pështyma veremlijsh.
- A mos jeni student i
mjekësisë, zotni? - pyeti plaka.
- Po, zojë, - iu përgjegj Buck Mulligani.
Stepheni e ndëgjonte me nji
heshtje qortuese. Ajo e përkul kokën e saj plakë ndaj zanit që i flet asaj mza,
fallxhori i saj, barnatari i saj: mue s’më ban hesap. Zanit që ka me ndëjy e me
mirru për në vorr. Gjithçka që mbetet prej saj përveç ijeve të palame, mishit
të mashkullit, që s’asht ba simbas shembëlltyrës së Perëndisë, pre e gjarpnit[51].
Dhe zanit të naltë që tash e urdhnon me heshtë me sy që rrotullohen papushim.
- A p’e kupton çka asht kah të
thotë? - e pyeti Stepheni.
- Zotni, frengjisht je tue folë,
a? - i tha plaka Hainesit.
Hainesi i foli asaj prap nji copë muhabeti ma të
gjatë, ma me besim.
- Irlandisht, - tha Buck Mulligani.
- A din me folë galisht?
- Ma mori mendja se asht
irlandisht, - tha ajo, - simbas kumbimit. A je prej perëndimi[52],
zotni?
- Unë jam anglez, - iu përgjegj
Hainesi.
- Ai asht anglez, - tha Buck Mulligani,
- dhe mendon se na në Irlandë duhet me folë irlandisht.
- Kah ta kthesh e ka mirë, - ia
ktheu plaka. - Edhe mue më vjen marre që vetë nuk e flas këtë gjuhë. Prej atyne
që e dijnë m’asht thanë se asht gjuhë e madhnueshme.
- E madhnueshme, pak asht m’i
thanë - tha Buck Mulligani. - Mrekullia vetë. Qitëm edhe pak çaj, Kinch. A p’e
doni edhe ju nji gotë zojë?
- Jo, faleminderit, zotni, - tha
plaka tue shti dorën nëpër vegëzën e bidonit për qumësht dhe tue u ba gati m’u
nisë.
Hainesi tha:
- A ke faturë? Ma mirë asht m’e
pagu, Mulligan, apo jo?
Stepheni i mbushi të tre
filxhanat.
- Faturë, zotni? - tha ajo
rryeshëm. - Mirë, dy herë shtatë mëngjese për nji litër nga dy pensë asht dy
herë shtatë që bajnë nji stërlinë e dy pensë ma shumë, ndërsa tri mëngjeset e
fundit nji litër nga katër pensë asht tre litra që asht nji stërlinë shtoja
edhe nji dhe dy janë dy nga dy, zotni.
Buck Mulligani fshau dhe tue
pasë gojën mbushë me kore të bukës të lyeme trashë me tëlyen në të dyja anët i
shtriqi kambët përpara dhe nisi me kërku nëpër xhepat e pantollave.
- Paguj edhe duku i kandshëm, -
i tha Hainesi tue buzëqeshë.
- Stepheni e mbushi filxhanin e
tretë, lugëza e çajit e ndyu pakëz qumështin me yndyrë të dendun. Buck Mulligani
e solli nji forintë, e rrotulloi nëpër gishta dhe briti:
- Mrekulli!
E shtyni përgjatë syprinës së
tavolinës kah plaka tue thanë:
- Mos lyp ma shumë prej meje, xhan-e!
Të dhashë krejt çka pata me të dhan-e.[53]
Stepheni e lëshoi monedhën në
dorën e saj aspak të babëzitun.
- Po të mbesim borxh nja dy
pensë, - tha ai.
- Ka vakt zotni, - tha ajo, tue
marrë monedhën. - Ka vakt. E paçi sabahin e hajrit, zotni.
Ajo u përkul e doli e përcjellun
prej këndimit të ambël të Buck Mulliganit .
- O moj loçka e shpirtit tem,
me pasë pasë pare ma shumë
Para kambësh t’i kishim gjujtë...
Ai u kthy kah Stepheni e tha:
- Përnjimend, Dedalus. Unë mbeta
tangall. Ngutu e shko në shkollën tande e sillna ndoj metelik. Sot bardët duhet
me pi e me kremtu. Irlanda sot pret që çdo burrë m’e përmbushë detyrën e tij[54].
- Kjo ma përkujtoi, - tha
Hainesi, tue u çu mkambë, - që më duhet me shku në bibliotekën tuej kombëtare.
- Së pari të llokoçitem, - tha
Buck Mulligani.
Ai iu kthy Stephenit dhe e dveti
butaz:
- A asht sot dita e përmujshme
kur ti lahesh, Kinch?
E masandej i tha Hainesit:
- Bardi i papastër ndërgjegjshëm
lahet nji herë në muej.
- Krejt Irlandën po e lan Rryma
e Golfit - tha Stepheni tue pritë nji vjaskë mjalte me piku mbi fërtelen e
bukës.
Hainesi, nga qoshja ku lidhte
nyje të labërgueme nji shami rreth jakës së butë të këmishës së tij të tenisit,
foli:
- Në qoftë se më lejon, e kam
ndërmend me ba nji përmbledhje me thaniet e tua.
Po më folin mue. Ata lahen e
pastrohen e fërkohen. Bremje e ndërgjegjes[55].
Ndërgjegjja. Apet, kjo blanë s’po hiqet.[56]
- Ajo rreth pasqyrës së plasun
të shërbëtores asht, për dreq, e qëllueme për bukuri.
Buck Mulligani e goditi kambën e
Stephenit nën tavolinë e tha me përzemërsi:
- Prit pak derisa ta ndëgjosh
kur të nisë me folë për Hamletin[57].
- Mirë, e kam me gjithë mend, -
tha Hainesi, hala tue i folë Stephenit. - Unë isha tue mendu bash për qat punë
kur ajo krijesa e mjerë ia behu mbrenda.
- A më del ndoj pare prej kësaj
pune? - pyeti Stepheni.
Hainesi ia plasi gazit dhe teksa
po e merrte kapelën e tij të butë e të përhimtë nga gozhda e koshelit ku ishte
varë, tha:
- Nuk muj me shti dorën në
zjarm!
Ai eci deri te dera. Buck Mulligani
u pri menjanë kah Stepheni e me za të ashpër e energjik tha:
- Tash e flliqe me kah krejt.
Pse s’p’e mshelë gojën, bre?
- Ani çka? - tha Stepheni. -
Çashtja asht qysh m’i ba do pare. Prej kujt? Prej tambëlsjellëses apo prej tij.
Asht krejt njisoj simbas meje.
- Unë rashë copë tue folë për
ty, - tha Buck Mulligani, - e ti, masandej, vjen me atë ngërdheshjen tande të
pahijshme e me rrotlla pa fije lezeti jezuitësh.
- S’kam shpresë se del gja, -
tha Stepheni, - as prej saj as prej tij.
Buck Mulligani fshau tragjikisht
dhe e pshteti dorën e tij mbi krahun e Stephenit.
- Kij uzdajë në mue, Kinch, -
tha ai.
Me nji ton, befas të ndryshuem,
ai shtoi:
- Me ta thanë kah del shpirti,
po më duket se e ke mirë. Ata s’janë kurrgja. Pse s’po ua lun lojën si unë?
Copa mos iu gjettë. Le t’ikim prej kësaj strofulle.
Ai u çu mkambë, e shlidhi nyjen
dhe i zhveshi pizhamet e tha me pezm:
- Mulliganit iu muernë petkat![58]
I shprazi xhepat mbi tavolinë:
- Qe ku e ke faculetën tande, -
tha ai.
Tue e vu jakën kaba dhe kravatën
gjarpnushe u folte, i qortonte me gjithë zingjirin shilarak të sahatit. Me duer
të futuna në valixhe kërkonte nji faculetë të paqtë. Bremje e ndërgjegjes. Për
Zotin, na duhet m’u veshë simbas karakterit. Unë du dorëza të sykëta dhe çizme
të blerta.[59]
Kundërthanie. A jam në kundërthanie me vetveten?[60]
Shumë mirë, atëherë unë jam në kundërthanie me veteveten. Malachi merkurial.
Nji predhë e zezë fjauroi prej duerve të tij të paprajshme.
- Qe ku e ke kapelën tande të
mahallës së latinëve[61],
- tha ai.
Stepheni e mori dhe e vuni në
krye. Hainesi i thirri prej hymjes së derës:
- A jeni tue ardhë apo jo, o
burra të dheut?
- Unë jam gati, - iu përgjegj
Buck Mulligani. - Dil jashtë, Kinch. Ma merr mendja ti i gjurate krejt çka mbet
pa hangër prej nesh.
I ramë mazun ai doli jashtë dhe
me fjalë të zymta e trokëlluese, shtoi gati si me pikëllim:
- Tue ecë kështu ai zateti-o në Butterly-në.
Stepheni mbasi e mori bastunin
prej frashni prej ku e kishte pshtetë u nis mbas tyne dhe, derisa ata
zhdrypshin shkallëve, tërhoqi derën e randë e të hekurt dhe e msheli. E futi
çelësin sa për nam në xhepin e tij të mbrendshëm.
Në rranzë të shkallëve Buck Mulligani
pyeti:
- A e prune çelësin?
- Po, unë e kam, - tha Stepheni,
- tue ecë para tyne.
Ai vazhdoi me ecë. Mbrapa tij
ndëgjoi Buck Mulliganin tue i mëshu, me peshqirin e tij të randë, kërcejve e
llastarëve të fierit e të barit.
- Ndale dorën, zotni. Qysh po
guxon zotni?
Hainesi pyeti:
- A po paguni qira për këtë
kullë?
- Dymdhetë stërlina, - tha Buck Mulligani.
- Ministrit të Luftës, - shtoi Stepheni
përmbi supin e tij.
Ata u ndalën derisa Hainesi e
vëzhgonte kullën e tha ma në fund:
- Muj me thanë se dimnit asht
mjaft e zymtë. E quni, Martello, a?
- I ka ndërtu Billy Pitti[62],
- tha Buck Mulligani, - në kohën kur francezët ishin zotnues të detit.[63]
Por, asht i joni omphalosi.
Kulla e Martellos
- Ç’mendim ke për Hamletin? - pyeti Hainesi Stephenin.
- Jo, jo, - bërtiti plot dhembje
Buck Mulligani. - Unë nuk muj m’i shty brinat me Shën Thomas Aquinasin[64]
bashkë me pesëdhetepesë arsyet që ia ka vu vetes për me e mbështetë mendimin e
vet. Prit sa t’i rrëkëllej disa pinta[65]
në bark.
Ai u kthy kah Stepheni e tha tue
i ulë pedantërisht majat e jelekut të tij t’aguliçtë.
- Ti s’kishe mujtë m’ia dalë me
ma pak se tre pinta, Kinch, apo jo?
- Mbasi ka mujtë me pritë deri
tash, - tha Stepheni pa fije trazimi, - mun me pritë hala.
- Po ma ngallmon kurreshtjen, -
tha Hainesi miqësisht. - A asht njifarë paradoksi?
- Uh! - u ndëgju Buck Mulligani.
- Na ia kemi hedhë Wildeit dhe paradokseve. Asht boll e thjeshtë. Ai e vërteton
në mënyrë algjebrike se nipi i Hamlet-it asht gjyshi i Shakespeareit dhe se
vetë ai asht shpirti i t’atit të vet.
- Çka? - tha Hainesi, tue nisë
m’u përqendru në Stephenin. - Vetë ai?
Buck Mulligani e lidhi peshqirin
për qafe si shall dhe tue u gjyftu prej gazit të pafre, i tha në vesh Stephenit:
- O, hije e Kinchit plak! Jafeti
në kërkim të babës![66]
- Na, gjithmonë jemi të lodhun
në mëngjes, - i tha Stepheni Hainesit. - E kjo punë, qebesa, i ka suret e
gjata.
Buck Mulligani tue dalë para i
çoi duert.
- Veç nji pintë e shejtë mun
m’ia shlidhë gjuhën Dedalusit - tha ai.
- Po du me thanë, - shpjegoi Hainesi
Stephenit, mbasi nisën me ecë, - që kjo kullë dhe këto shkrepa po ma
përkujtojnë diqysh Elsinorein[67].
Që mbi rranzën e vet prihet kah deti, a s’asht kështu?
Buck Mulligani në çast u kthy
kah Stepheni po nuk foli. Në atë çast të ndritshëm e të qetë Stepheni e pa
shembëlltyrën e vet në teshat e përzishme, të pluhunosuna e të lira, në
mes të veshjeve plot galdi të tyne.
- Asht nji rrëfim i mrekullueshëm,
- tha Hainesi, tue u ndalë apet.
Sytë, të zbehtë si deti, fresku
prej ere, ma të zbehtë, të vendosun dhe të urtë. Sundimtar detesh[68],
ai vështronte kah jugu përtej gjinit i cili kish me qenë i shkretë pa
shtëllungat e puplavta të tymit të anijes postare, i vagët në horizontin e
ndritshëm dhe nji velanije tue lundru tërthor drejt Muglinsit.
- Më ka ra me lexu diku
shtjellimin teologjik të kësaj - tha ai hutueshëm. - Idenë e Atit e të Birit.
Biri i cili përpiqet m’u ndëjy prej t’Atit.
Fytyra e Buck Mulliganit, sa
veton dy herë me sy, e tana u mbulu me nji buzëqeshje gazmore. Ai shikoi në ta,
goja e tij si kuti e hapun lumnueshëm, sytë e tij prej të cilëve, pa pritë e pa
kujtu, ishte zhdukë hija e urtësisë, vetonin me nji galdim të nji të çmenduni.
Lëvizte kryet si kukull herë para, herë mbrapa, streha e sheshirit panamë
fërfëllonte dhe nisi me këndu me nji za të qetë e të hareshëm.
Unë jam ma i mbrapshti djalosh që keni
pa,
Nanën e kam jahudi e baba zog m’asht
ba,
Me Zef marangozin s’po mujmë n’akord me
ra,
Të pimë për shnet dishepujsh e
t’Kalvarit, pra![69]
‘Unë jam ma i mbrapshti djalosh...’, i pari prej nji vargu citatesh
të vargjeve të shkrueme prej Oliver St. John Gogartyt të quejtun
‘Kanga e Jezuit Hokatar (por pakëz sarkastik))’, 1904-5.
Tema e cila ka me vazhdu m’u trajtu, në mënyrë blasfemuese,
ban fjalë për egzistencën fizike të Jezuit
(si kundërshtim i hyjnueshmënisë së tij).
Ai e çoi gishtin tregues në
shenjë qetësie e vërejtje:
Që hyjnor nuk jam, kush e mendon
Kur ta prodhoj, asnjë pikë vene s'e provon
Ujë ka m'iu dashë me pi, ah, i kthjellët t'kish qenë
Por unë prap kam me e kthy në venë!"
Vrik e tërhoqi bastunin e Stephenit,
si punë lamtumire dhe tue ngarendë kah cepi i shkrepit, i rrahu krahët anës
ijeve si shpend apo krahë zogu që bahet gati m’u çu n’ajri e këndoi:
Lamtumirë, tash lamtumirë, shkruj krejt
çka të thashë,
Dhe thuji filanit e fistekut se u
ringjalla[70]
Kurrkush n’ftyrë toke s’mun me më ndalë
mos me fluturu
Dhe gazi i Olivetit... Lamtumirë,
lamtumirë.
Ai kcente para tyne poshtë kah
vrima e thellë rreth katërdhetë kambë, tue rrehë krahët si zog e tue u hedhë me
zhdërvjelltësi, sheshiri merkurian[71]
drithëritej në flladin që ua kthente mbrapa krrokamat e shkurta si të zogjve.
Hainesi, i cili buzëqeshej me
matuni, shkoi pranë Stephenit e tha:
- Po ma merr mendja se na
s’duhet m’u hingirisë. Ai asht koxha blasfemues. Unë vetë, me thanë të drejtën,
s’jam besimtar. Prapseprap nga gazi i tij sikur s’len me kuptu gja të keqe në
te apo jo? Qysh e qujti? Jozef marangozi?
- Balada e Jezuit Hokatar, - iu
përgjegj Stepheni.
- O, - tha Hainesi, - ti e paske
ni këte edhe ma parë?
- Tri herë në ditë mbas buke, -
tha Stepheni me gjakftohtësi.
- Ti nuk je fetar apo jo? -
pyeti Hainesi. - Mendoj, fetar në kuptimin e ngushtë të kësaj fjale. Krijimi
prej asgjaje e mrekullitë, e Zoti i mishnuem.
- Krejt po më duket se egziston
vetëm nji kuptim i kësaj fjale.
Hainesi u ndal për me e nxjerrë
kutinë e lëmuet dhe t’argjendtë në të cilën vizëllonte nji gur i gjelbër[72].
Ai e hapi me pëlqyer dhe e zgjati përpara:
- Falemnderit, - tha Stepheni
tue e marrë cigaren.
Hainesi e mori nji edhe për vete
dhe e mbylli kutinë. E futi në xhepin përanash dhe nxori nga xhepthi i jelekut
nji çakmak nikeli, e hapi edhe ate, e masandej, mbasi e dhezi cigaren, e mbajti
flakën e zjarmit afër Stephenit mbrenda guacës së pëllambëve të veta.
- Po, natyrisht, - tha ai kur u
nisën prap. - Ose beson, ose nuk beson apo jo? Personalisht, s’po muj me e
tretë idenë e Zotit të mishnuem. As ti, ma merr mendja, s’pajtohesh me këte?
- Shihet në mue, - tha Stepheni
me nji pakënaqësi të zymtë, - shembulli i tmerrshëm i mendimit të lirë.
Ai vazhdoi me ecë tue pritë
përgjegjen, e tue tërheqë bastunin kah ana e tij. Maja e metaltë e shkopit e përcillte
lehtaz nëpër shteg tue kujitë ndër thembrat e tij. Përcjellësi jem besnik që
thërret Stepheeeeeeeeen. Nji ravë qemër përgjatë shtegut. Sonte kanë m’u zatetë
n’te në kthim sipër. Ai e do çelësin. Asht i jemi, unë po paguj qira. Tash unë
jam tue hangër bukën e njelmët[73].
Jepjani edhe atij çelësin. Gjithçka. Ai ka m’e kërku. I dukej kjo në sy.
- Nejse, - nisi Hainesi...
Stepheni u kthy e pa se
vështrimi i ftohtë me të cilin ai e mati nuk ishte krejt jodashamirës.
Fundi i fundit, unë duhet me
mendu se ju jeni në gjendje me e liru veten tuej. Më duket se ju jeni të zot të
vetvetes.
- Unë jam argat i dy zotnive, -
tha Stepheni, - nji anglezi dhe nji italiani.
- Italiani? - tha Hainesi.
Nji mbretneshë budallicë,
plakushkë dhe xheloze. Gjujzohu para meje.
- Asht dhe nji i tretë, - tha Stepheni,
- që më kërkon me ba nji punë të çuditshme.
- Italiani? - tha prap Hainesi.
- Ku p’e qet, pashë besën?
- Shteti perandorak britanik, -
iu përgjegj Stepheni tue u mërdhezë në fytyrë, - dhe kisha e shejtë
romano-katolike e apostolike.
Hainesi hoqi ca grima duhani nga
buza e poshtme para se me folë.
- Muj me kuptu këtë punë diqysh,
- tha ai ftohtaz. - Kisha me thanë se nji irlandez duhet me mendu qeshtu
diqysh. Na e ndijmë n’Angli se ju kemi trajtu jo fer. Duket se historia duhet
m’u qortu për këtë punë.
Tituj krenarë e të plotfuqishëm
kumbonin në kujtesën e Stephenit, triumfi i kumbonave të tyne të rremta: et unam sanctam catholicam et apostolicam
ecclestiam[74]:
rritja dhe ndërrimi i dalëngadaltë i riteve e i dogmës sikurse mendimet e tija
të herëpashershme, komponim yjesh. Simbol i apostujve në meshë për papë
Marcelliusin[75],
zane të unisueme, tue këndu mza, në vetmi në shenjë miratimi, dhe mbrapa
lutjeve të tyne ejlli syçelë i kishës luftëdashëse[76]
çarmatoste dhe kërcënonte. Hordhi heretikësh n’arrati me mitra të shtrembnueme. Photiusi[77]
dhe soji e sorollopi, tufa e dindushmanëve prej të cilëve Mulligani ishte nji
prej tyne, dhe Ariusi[78]
i cili tanë jetën e gjatë luftoi bashkësubstancialitetin e Atit me të Birin dhe
Valentinei[79]
i cili e përbuzte trupin tokësor të Krishtit, dhe heretiku mendjefemën afrikan
Sabelliusi[80]
i cili pohonte se Ati vetë ishte biri i vetë vetes. Fjalë të cilat Mulligani
para pak çastesh i tha para njeriut të panjohun. Përqellje rrugaçësh. Humnera i
pret të gjithë ata që luhaten n’erë: kërcënimi, çarmatosja dhe humbja në luftë
me engjëjt shtrazëtarë të kishës, rrëmeti i Mikelit[81],
i cili, kur bjen ora e luftës, e mbron atë gjithmonë me heshta e mburoja të
tij.
Ariusi (rreth 250-336) i paraqitun nën kambët e perandorit
Konstandin dhe të peshkopëve në Koncilin e Nikesë
Shih, shih. Duertrokitje e
gjatë. Zut! Nom de Dieu![82]
- Natyrisht, unë jam britanik, -
u ndëgju zani i Hainesit, - dhe unë ndjehem si i tillë. Nuk du me e pa as
vendin tem me ra në duer të jahudive gjermanë[83].
Druj se, tashpërtash ky asht nji problem joni kombëtar.
Dy njerëz qëndronin në cep të
shkrepit, vëzhgonin: dijapunës, lundërtar.
- Asht nisë për në portin e
Bullockut.
Lundërtari tundi kryet me
shpërfillje kah pjesa veriore e gjinit.
- Atje thellësia mrrin deri në
pesë pashë, - tha ai. - Qanej ka me çu uji kur të vijë batica kah ora nji. Me
sot bahen nandë ditë.[84]
Njeriu i cili qe mbytë. Velanija
që lundron nëpër gjinin e shkretë tue pritë dengën e ajun m’u shkredhë, m’u
rrotullu ftyra e zbardhultë si krypa kah dielli. Ja ku jam.
Ata u lëshunë shtegut lakadredhë
deri poshtë në gotull. Buck Mulligani rrinte mkambë, me majicë, me kravatë të
labërgueme që i valëvitej mbi supe. I riu i cili mbështetej për shkambi afër
tij lëvizte ngadalë bretkocaz kambët e tij të blertë mbi pelten e ujit të
thellë.
- A asht vëllai me ty Malachi?
- Asht poshtë në Uestmëth. Te
Bannonsët.
- Hala asht atje a? E mora nji
kartolinë prej Bannonit. Thotë se e ka gjetë nji copë të re e e t’ambël atje. E
qun vashë-syret.
- Syret a? Ekspozim i shkurtë.
Buck Mulligani u ul për m’i
shlidhë tojat e çizmeve. Nji njeri i shtymë në moshë shkrodhi afër shkambit
fytyrën e kuqlueme e të buhavitun. Ai koçomitej nëpër shkambij, uji i pikonte
prej kreje dhe në kunorën e flokëve të thime, i rridhte nëpër krahnor e mullë
ndërsa çurga-çurga i derdhej nga brezi i zi e i plogështuem.
Buck Mulligani ia çeli rrugën
atij për me mujtë rrëshqanthi me kalu ngat tij dhe tue kundru Hainesin dhe Stephenin,
u kryqu devotshëm me pëlqyerin e tij nëpër ballë, buzë e gjoks.
- Seymouri u kthy në qytet, -
tha i riu, - tue u rrokë pas nji të dale të shkambit. Ka heqë dorë prej
mjekësisë dhe tash po bahet gati për ushtri.
- Ah, Zoti qoftë me te, - tha
Buck Mulligani.
- Javën e ardhshme ka me e pasë
pisk. Ju e njihni atë bijën leshkuqe të Carlisleve, Lilyn?
- Po.
- Sonte e ka xigilu në kej.
Babushin e ka të mbushun gërtylë me pare.
- A p’e hajke ajo?
- Ma mirë dvete Seymourin.
- Seymouri, oficer për dreq, -
tha Buck Mulligani.
E tundi kryet, zhveshi pantollat
dhe u çu e tha pa fije lezeti:
- Femnat flokëkuqe therpehen si
dhitë!
Ai heshti i lebetitun, tue prekë
njenën anë të krahnorit nën këmishën që valëvitej nga era.
- U zhduk brini jem i dymdhetë,
- briti ai. - Unë jam Űbermensch[85].
Kinchi i padhambë dhe unë, stërnjerëz.
Ai bani me dalë prej këmishe dhe
e fugi mbrapa ku ishin teshat e tij.
- A po hyn këtu Malachi?
- Po. Lësho pak vend në dyshek.
Djaloshi u hodh shpinazi n’ujë
dhe arriti në mes të mes të gotullës tamam me dy hove të gjata. Hainesi u ul
mshkamb tue pufu.
- A s’po hyn edhe ti a? - pyeti
Buck Mulligani.
- Ma vonë, - tha Hainesi. - Jo
menjiherë mbas kafjallit tem.
Stepheni u kthy.
- Unë shkova, Mulligan - tha.
- Na e jep qat çelës, Kinch, -
tha Buck Mulligani, - me na e mbajt këmishën si drejt.
Stepheni ia dha çelësin. Buck Mulligani
e lëshoi mbi grumbullin e teshave të veta.
- Edhe dy pensë, - tha ai, - për
nji pintë. Gjuji qaty.
Stepheni i gjujti dy pensë mbi
grumbullin e butë. Veshje, zhveshje.
Buck Mulligani u çu mkambë, me
duer të kryqueme para vetes, e tha solemnisht:
- Ai që vjedh prej fukarejsh hyn
borxh te Perëndia.[86]
Kështu folun kaa Zaratustra.
Trupi i tij trashalluq u kredh
n’ujë.
- Shihemi ma vonë, - tha Hainesi,
- tue u kthy derisa Stepheni ecte përpjetë shtegut tue i buzëqeshë irlandezit
të egër.
Brini i buellit, patkoi i kalit,
buzëqeshja e nji saksoni.[87]
- Në Ship, - bërtiti Buck Mulligani. - Në dymdhetë e gjysë.
- Mirë, - tha Stepheni.
Ai u ngjit përpjetë shtegut të
lakadredhtë.
Liliata rutilantium.
Turma circumdet.
Jubilantium te virginum.[88]
Kapuçi i murrmë i priftit në
kamare ku vishej në mënyrë diskrete. Sonte nuk du me flejtë këtu. As mshpi s’muj
me shku.
Nji za i ambël dhe i përmbajtun e
thirri prej deti. Tue u kthy në lak ai bani me dorë. Edhe nji thirrje. Koka e
lëmueshkëlqyese dhe e kaftë, kokë foke, atje larg n’ujë, e rrumbullakët.
Zaptuesi.[89]
shqipëroi: Agim MORINA
[1] Kam m’iu qasë altarit të Zotit (lat.). Fjalë me të cilat dikur prifti katolik e niste meshën këtu nis
‘rituali’ i rruemjes së Mullingan-it si parodizim i meshës katolike.
[2] Gallap i
onomatopesë së tehut të thikës gjatë premjes por edhe aluzion në fjalën galisht
(irlandeze) kinschin – fëmijë.
[3] Parodi
me fjalët e Jezu Krishtit në Darkën e Mbrame : ‘Mirrni e hani; kyj ashtë korpi em’(...) ‘Pini të gjithë prei këtī;
sepse kyj ashtë gjaku em’ (Mateu:
26: 26-8. Përkthim i K. Kristoforidhit ‘Dhiata
e Re’, Konstantinopol, 1872). Çdo përkthim i Dhjatës së Re tash e tutje
asht i Kristoforidhit.) ‘Me gjak e me plagë’ (‘Blood and ouns’)
Gjak dhe plagë të Perëndisë. Gjinia femnore e Krishtit të Mullingan-it përqesh
tue aludu në ‘Meshën e Zezë’ satanike e cila bahet me anën e trupit të femnës të
shtrimë n’altar.
[4]
Mullingani e përqesh idenë e procesit të transsubstantizimit, sipas të cilit
gjatë meshës vena shëndrrohet në gjak të Krishtit.
[5] Gojart.
(nga greq. Chrystosomos) emni i
dy oratorëve të moçëm Dion Gojarti (50- 117), gojëtar grek, dhe Shën Gjon
Gojarti, (345-470) atë i hershëm i kishës.
[6] i
atij grekolashti: fjala asht për
Dedalin (Deadalus-in), shpikës i zoti i cili e ndërtoi labirinthin për mbretin
Minos për ta mbajtë mbrenda Minotaurin. Minosi, i zemëruem në Dedalin ngaqë ky
ia kishte ba nji lopë të drujtë mbretneshës Persifa që ajo me mujtë me u ndërzy
me kaun, e futi Dedalin bashkë me të birin e tij Ikarin në labirinth. Për me
mujtë me ikë, Dedali bani me punu nji palë krahë prej pendlash e dylli dhe
bashkë me djalin fluturunë jashtë. Ikari, i shuplakuem prej lumnisë së
fluturimit iu afru shumë diellit, kështu krahët iu shkrinë dhe ai ra në det e u
mbyt. (shih Ovidi Metamorfozat, VIII). Emni i Stephenit (Shtjefën)
rrjedh prej martirit të parë krishter Shën Shtjefnit.
[7] Malachi herbraisht ‘lajmëtari jem’
profet i Dhjatës së Vjetër i cili paralajmëron ardhjen e Ilisë.
[8] tehthikës.
vetë Joyce-i në kopjen e katërt të
botimit të parë të Uliksit ka përmirësu ‘razor blade’ me ‘razorblade’
prandej edhe na në vend të ‘teh thike’ e kemi ba ‘tehthikës’.
[9] Algy-ja...
nanë e madhe e ambël; Algernon Charles Swinburne (1837-1909). Poet dhe
shkrimtar anglez dhe autor i ‘Triumfit të kohës’ (‘Triumph of Time’)
(1866) në të cilën gjenden vargjet: ‘nana e madhe e ambël... deti’.
[10] Epi oimopa ponton. greq. Në
detin e errët si vena. Nji nga krahasimet e shpeshta të Homerit në ‘Odise’.
[12] Kingstaun (Kingstown), emni i maparshëm anglez
për Dun Laoghaire-in, qytet në bregun jugor të Portit të Dablinit.
[13] ‘sytë e tij të përhimtë...’ Gabim shtypi në botimin e parë, prandaj
vetë Joyce-i e ka përmirësu fjalën great
me grey.
[14] ‘hiperborejan’
Friedrich Nietzsche (1844-1900), filozof gjerman, e përdor këtë emërtim për m’i
përshkru ata që, sikurse Übermensch-i
(‘stërnjeriu, mbinjeriu’) qëndrojnë ‘përmbi masat e gjana’ (‘Der Wille Zu Macht’ (‘Vullneti për me mbizotnu’) (1896), ‘Antikrishti’, sek. I)
[15] Sipas nji zakoni të lashtë irlandez,
ngjyrën e përhimtë në vend të së zezës asht e lejueme me e veshë vetëm nji vit
mbas vdekjes së nji të afërmi.
[16] p.p.ç.-ja (paraliza e përgjithshme e të
çmendunve, ang. general paralysis of
the insane), një shprehje e përdorun
prej studentësh në atë kohë për sifilisin. Kuptimi asht me thanë arrokull se
Stephen Dedalusi asht i çmendun.
[17] ‘Dottyville’ - emën tjetër për Spitalin e të Sëmutëve Mendorë të Riçmondit
(dotty ang. – i shushatun, i rrjedhun, mendjezaif, ville ang. - katund,
dmth. katund i të shushatunve ). (Richmond Lunatic Asylum) në veri të lumit
Lifi dhe përafërsisht nji milë në veri të Gjinit të Usherit.
[18] Connolly Norman, Dr., ishte mbikqyrës
mjekësor në Spitalin e të Sëmutëve Mendorë në Dablin.
[19] ‘Edhe mos na shtierë ndë ngasëie’,
lutje te (Mat. 6 : 13).
[20] Ursula; ndoshta sipas Shën Ursulës, e shenjtë
e hershme e krishtenizmit, e njohun për ndershmëninë e saj, prijëse legjendare
e nji mijë virgjëneshave.
[21]
Harlisje e Calibanit, sipas Oscar Wildeit (1854-1900), parathanie për Dorian Grey-in (1891): ‘Urrejtja e shek. XIX ndaj realizmit asht sikurse harlisja e
Calibanit që e sheh fytyrën e tij në pasqyrë. Urrejtja e shek XIX ndaj romantizmit asht sikurse harlisja e
Caliban-it që nuk e sheh fytyrën e tij në pasqyrë.’
[22] Shih,
Oscar Wilde-i, ‘The Decay of Lying’ (‘Kalbja e Rrenave’) (1889) ku Cirili
thotë se me e trajtu artin si pasqyrë ‘mun
me rrëgju gjeniun në pozitën e pasqyrës së plastë’. Shërbëtorja, këtu fjalënikshëm asht shërbëtorja
prej së cilës Mulligani e ka ‘huazu’
pasqyrën, por afërmendsh, metaforikisht, shërbëtorja asht Irlanda.
[23] Me e helenizu : në ‘Culture and Anarchy’ (‘Kultura
dhe Anarkia’), (1869) Ch. 4. Mattew Arnoldi (1822-1888), sugjeron se
kultura Perëndimore asht e shtytun prej dy idealeve kundërthanëse por
komplementare, hebraike (praktikë shtytëse energjike me obligim bashkëshoqërues
të detyrës, vetëkontroll dhe punë) dhe helenike (impuls i patundshëm për me
ditë m’i pa sendet ashtu qysh janë në esencën dhe në bukurinë e tyne). Kah fundi
i shek. XIX, me helenizu u ba sinonim me: me sjellë kulturë apo me estetizu.
[24] Cranley, asht personazh nga romani Portreti i
Artistit në Rini, (1916), shok (tashma i ndamë) i Stephen Dedalusit.
[25] Mattew Arnoldi, shih 7.14. Joycei e pa
Arnoldin si ‘pedant’ deri në shpërshije, njeri jo shumë i thellë, ashtu qysh
thotë n’esenë e tij të 1898-99-s, ‘The
Study of Languages’ (‘Studimi i Gjuhëve’), (CW 26).
[26] Vikama djemkash... majave të barit. Stepheni
imagjinon nji skenë oksfordiane. Oliver St. John Gogarty, asht modeli nga jeta
e njimendët për Mulliganin i cili kaloi nji vjet atje me 1904.
[27] Për veten tonë... ‘to ourselves’
anglisht për galisht Sinn Féin - ‘për
veten tonë’ moto për grupe të ndryshme të cilët luftonin për ringjalljen e
kulturës irlandeze dhe kthimin në galisht si gjuhë e parë e Irlandës; i pranuem
prej Arthur Grifithit (1871-1922). Si
nji emën i nji organizate politike tue vazhdu nacionalizmin irlandez.
[28] ‘omphalos’ greq. kërthizë;
Epitet i Odiseut për ishullin e
Kalipsës; gur i përdorun në ritet religjioze lashtogreke, më së famshmi
në Delf, qendër e supozueme e Tokës dhe kryetempull i profecive në Greqinë e
Lashtë.
[29] Ti bajshe çaj, tha Stepheni, dhe
shkove përkryq shkallares... (And I went acrros the landing: duhet m’u
lexu And went accross the landing).
[30] Sir
Piter Teazle : personazh në dramën e Richard Brindsley Sheridan-it
(1751-1816) ‘The School For Scandal’
(‘Shkolla për Thashetheme’) (1777).
[31] Lalouette’s,
ndërrmarje varrimi e Dablinit.
[32] Loyola, Shën Ignatius ~, (1491-1556) eklesiast spanjoll, themeloi
Shoqninë e Jezuit (1534) dhe ishte general i parë i saj (1541-1556). Stërvitjet shpirtnore të tij (1548) ka
mbetë edhe sot doracaku themelor për edukimin e jezuitëve.
[33] Sassenach; galisht: sakson apo anglez.
[34] ‘S’ka ma… farfuritëse’; W.B. Jeats
(1865-1939), ‘Kush
shkon me Fergusin’, (1892), poezi nga drama e tij Kontesha Cathleene, poezi për ta disponu Cathleenën e cila e ka
shitë shpirtin e saj për me ble ushqim për popullin e saj. Vargu vazhdon: ‘Dhe e sundon hijen e drunit, / dhe gjini i
bardhë i detit të vagëlluem / dhe të gjitha yjet shprishuna bredharake.’
[35] Turkoja i Mnershëm… pantomimë (1873) e
Edwin Hamiltoni (1849-1919) shumë i popullarizuem në Dablin në versionet e saja
të ndryshme gjatë gjithë 1880-ave dhe 1890-ave. Në të, Zana magjike Rose ia
mundëson padukshmëninë.
[36] ‘Liliata excipiat...’ lat. ‘U mbledhtë
ky grumbull i ndritun i lutësve rreth teje, plot dritë si zambakë. Të pranoftë
në gji ky kor namëmadh i virgjëneshave.’ Lutje që u bahet njerëzve në prag
të vdekjes prej njerëzve të thjeshtë në mungoftë prifti.
[37] ‘druidët e druiduem’ (‘druidy druids’) prifta të lashtë paganë të religjionit kelt.
Asht lojë fjalësh druid – sehirbazë,
magjistarë dhe krijim i fjalës druidy
– të sehirbaztë, të magjishëm nga Joycei.
[38] ‘kokni’ e folme karakteristike e banorëve
të shtresës së ulët në Llondonin Lindor.
[39] ‘A
s’kena me bô kokrrën… Ditën e bashkimit?’: version nga ‘De Golden Wedding’ (‘Martesa
e Artë’) (1880), kangë e nji kangëtari afriko-amerikan James A. Bland
(1854-1911).
[40] ‘Clongowes...’, Clongowes Wood
College, shkolla për djem e jezuitëve në të cilën kanë qenë edhe Stepheni
(në Portreti i Artistit në Rini, kap.
I) dhe Joyce-i.
[41] ‘Shërbëtori i shërbëtorit...’, Në kuptimin e saktë, Stepheni si
djalë i altarit (shërbëtor) që e ndihmon priftin (shërbëtor i Zotit); por,
gjithashtu, figurativisht, si nji irlandez që e ndihmon anglezin (shërbëtor i
kolonializmit anglez).
[42] Lutje krishtere për bekimin i
Trinisë së Shejtë: N’emën të Atit, e të
Birit e të Shpirtit Shejtë!
[43] ‘Dundrum... furtunës së madhe’, parodi e
Kolofonit në Shtatë Drujtë e Jeatsit
(1903), i botuem në Dun Emer në Dundrum (afër Dablinit) nga dy motrat e
Jeatsit, Elisabetha dhe Lilya të cilat themeluen nji shtëpi botuese për me e
botu përmbledhjen me poezi Në shtatë pyje
(1903), në ballinën e së cilës shkrunte se ka përfundu ‘ditën e gjashtëmdhetë të qershorit në vitin e furtunës së madhe’.
Nëpërmjet komenteve sarkastike të Mulliganit synohet të përqeshet primja
irlandeze për antikuare e asaj kohe. ‘shtrigat...’
shtriga në Makbethi-n e Shakespeare-it.
[44] ‘Mabinogian…’
përmbledhje e miteve klasike uellsiane të botueme me 1838.
[45] ‘Upanishada…’
shkrime të lashta mistike induse, të këndueme shumë prej Jeats-it dhe prej teozofistëve.
[47] ‘mbledhës i zhangave’, Zoti i ebrejve Jehovai,
i cili urdhënonte synetinë (rrethpremjen). Gjeneza, 17:10-14.
[49] ‘Mëndafsh ndër qe’ dhe ‘plaka e vorfun’ përkthim i fjalënikshëm
nga galishtja: Sìoda na mbó dhe Sean bhean bhocht. Duket si lojë fjalësh
për mbretneshën e Anglisë e cila veshte nji togë të mëndafshtë kur shkonte në
Këshillin Mbretnor.
[50] Lojë
fjalësh e Joyce-it me cuckold dhe cuckquean që shqiptohet si -queen (‘mbretneshë’)
[51] ‘përveç
ijeve të palame…pre e gjarpnit’. Përshkrim nga Dhjata e Vjetër për femnën: ‘ijet e palame’: mbas lindjes (Lev.
12:2, 5) dhe gjatë menstruacioneve (15: 19-28); ‘nga mishi i mashkullit’: Eva u jaratis nga brini i Adamit (Gen. 2:
22); dhe ‘pre e gjarpnit’: ajo ra
viktimë e mashtrimit të gjarpnit (Satanait) (Gen. 3).
[53] ‘Mos lyp ma shumë… me të dhanë’, Swinburne,
vargje nga poezia ‘The Oblation’ (‘Flijimi’), të përmbledhjes Kangët Para Agmisë (‘Songs Before Sunrise’) (1871), ll, 1-2
dhe 3-4.
[54] ‘Irlanda pret… detyrën e tij’,
parodi e fjalëve që thuhet t’i ketë thanë Nelsoni në Betejën e
Trafalgarit (21 tetor 1805): ‘Anglia
pret...’ , fjalët gjithashtu janë pjesë e kangës Vdekja e Nelson-it nga S.
J. Arnoldi dhe John Brahami.
[55] ‘Bremje e ndërgjegjes’, (anglishte e mesjetës
‘Agenbite of inwit’; ang. e sotme ‘remorse of the conscience’), dhe titull
i përkthimit të Dan Michel Northgateit (1340) të traktateve mesjetare
moralizuese frënge.
[56] ‘Apet, kjo blanë s’po hiqet’, Fjalë e zonjës Macbeth e cila mbas
vdekjes së mbretit Duncan, tue ecë përhanë, provon me dalë e pafajshme.
[57] Hamleti, personazh i tragjedisë së
Sheakespeareit. Nji motiv mjaft i randësishëm për Stephenin i cili gjatë gjithë
ditës i kthehet rolit të Hamletit. Nëse parafrazojmë Kenner-in, Stepheni mendon
se ai asht në librin e qujtun Hamleti dhe kurrë nuk e zbulon se ai gjendet në
atë që në të vërtetë quhet Uliksi dhe se ai asht aktor i dytë dhe jo aktor
kryesor. (Kenneri, 28).
[58] ‘Mulliganit iu muernë petkat’: parodi e
ndalesës së dhetë drejt kryqëzimit të Krishtit (në Mat. 27:28; Gjoni: 19:
23-4): ‘mbassi kryqësuenë Iesunë, muernë
petkat’.
[59] ‘Unë du dorëza të sykëta dhe çizme të blerta’, veshje e zakonshme e estetistëve dhe
dekadentëve kah fundi i shek. XIX.
[60] ‘A jam në kundërthanie me vetveten?’ Walt
Whitman-i (1819-1892), ‘Song of Myself’
‘Kangët e Vetvetes’ (1855), seks. 51, ll. 6-7.
[61] ‘kapelën tande të mahallës së latinëve’, Kapela
e Stephenit, sikurse personazhi i Uliksit, i ndërron rolet për m’iu përshtatë
situatave. Në këtë rast, rikujton qëndrimin e Stephenit në Mahallën Latine në
Paris; ma vonë ajo do t’i bahet kapelë e Hamletit (47.20). Ngjashëm, Mulligani
ve ‘kapelë merkuriane’ në vijë me karakterizimin e tij prej Stephenit si ‘Malachi merkurian’ (17.6): ‘Merkuri’
lajmëtar i zotave në mitologjinë greke ashtu edhe në hebraisht ‘Malachi’ që do me thanë, ‘lajmëtari jem’.
[62] Bill Pitt-i, William Pitti i Riu
(1759-1806), kryeministër i Anglisë në kohën kur janë ndërtu kullat e Martellos
(1803-6) si mbrojtje ndaj invazionit të mundshëm të Irlandës nga ana e
francezëve gjatë Luftave Napoleonike.
[63] ‘në kohën kur francezët ishin zotnues të detit’, aluzion i përgjithshëm ndaj dy mëqakjeve të francezëve (me 1796 dhe 1798) me ndërhy në mbështetje të
irlandezëve gjatë kryengritjes së tyne kundër masave represive angleze. Aluzion
i veçantë ndaj baladës irlandeze, ‘The
Shan Van Vocht’ (galisht Sean Bhean
Bhocht: Plaka e Vorfun: ‘O, francezët
janë në detin, / Thotë Plaka e Vorfun, /... / Po! Irlanda ka m’u liru!’
[64] Shën Thomas Aquinasi [Tomë Akuini],
(1225-74), teolog domenikan, filozof skolastik. Në Portret... (kap. 5), Stepheni e përshkruen teorinë e tij estetike
si ‘Aquinas-i i zbatueshëm’.
[66] ‘Jafeti në kërkim të babës!’, titull i romanit të vitit 1836 i
kapiten Frederick Marryatit (1792-1848); ban fjalë për kërkimet për babën e tij
(i cili në fund ka sukses). Natyrisht, spikat temën e djalit i cili kërkon
babën nëpër gjithë Uliksin.
[68] ‘Sundimtar detesh’, Anglia (apo Hainesi si nji
anglez që asht), sipas odës së James Thomsonit (1700-48), ‘Sundo Britani’, (‘Rule Britannia’)
(1740), i muzikuem prej Thomas Arneit
(1710-78).
[69] ‘Unë
jam ma i mbrapshti djalosh...’, i pari prej nji vargu citatesh të vargjeve
të shkrueme prej Oliver St. John Gogartyt të quejtun ‘Kanga e Jezuit Hokatar (por pakëz sarkastik))’, 1904-5. Tema e cila
ka me vazhdu m’u trajtu, në mënyrë blasfemuese, ban fjalë për egzistencën
fizike të Jezuit (si kundërshtim i hyjnueshmënisë së tij).
[70] Në botimin e kësaj poezie dy
rreshtat e para të kësaj strofe ndryshojnë. Lamtumirë,
tash lamtumirë, kqyrni se a jeni ushqy / keni me ardhë në Vorrin Tim kur të
ringjallem. Ndoshta Joycei ka pasë ndonji version tjetër në dorëshkrim të
kësaj poezie.
[71] ‘sheshiri merkurian’, sheshiri me strehë të gjanë asht nji nga
atributet e randësishme të Merkurit mitik.
[72] ‘kutinë e lëmutë dhe t’argjendtë... nji gur i gjelbër’, paraqitje e parë e pamjes e cila shfaqet shpesh për Irlandën, Xhevahir i Gjelbër dhe Deti i Argjendtë (version tjetër i ‘Ishulli i Emeraldtë’; këtu i përdorun,
hapun, si simbol i kolonializmit, mbasi kutia mbahet në dorën e anglezit
Haines.
[73] ‘Tash unë jam tue hangër bukën e njelmët’ Në Komedinë Hyjnore të Dante-s tue e
parashiku dëbimin e Dantes nga vendi, gjyshi i thotë se ‘i njelmët ka me qenë buka e huej’.
[74] ‘et
unam sanctam catholicam et apostolicam ecclestiam’, lat. ‘Dhe në nji kishë të
shenjtë katolike apostolike’ , nga Besojma e Nikesë (325).
[75] ‘Simbol i apostujve në meshë për papë Marcellius-in’, ‘Simboli i apostujve’: Besimi i apostujve në Meshë; muzikanti italian
Giovanni Pierluigi da Palestrina (1525-94), shkroi nji meshë për papë
Marcelliusin II (1501-55), kompozim të cilin Joycein ia pëshkruejti Budgenit se
‘e shpëtoi muzikën kishtare’ (Budgen,
182).
[76] ‘ejlli syçelë i kishës luftëdashëse’,
kryeengjëlli Mikel. Beteja e përshkrueme aludon në betejën e shek. XVI të
kishës katolike kundër valës në rritje të herezisë protestante.
[77] Photiusi, (rreth 815 - rreth 897), i emnuem
patriark i Konstantiopojës (857) kundër dëshirës së papë Nicholasit I, mohoi me
pranu se Shpirti i Shejtë buron nga Ati dhe
nga Biri, i ekskomunikuem (863), nisi shizmën e cila kulmoi me ndamjen e kishës
ortodokse nga ajo katolike me 1054.
[78] Ariusi, (rreth 256-336), herezia e tij ish me
mendu se Ati dhe Biri nuk ishin nga e njejta por thjesht nga nji substancë e
ngjashme (Biri tue qenë krijesa e parë e Atit si pasojë asht ma i ulët kundrejt
tij); Kuvendi i Nikesë (325), u mblodh për me shqyrtu mësimet e Arius-it,
nxorën Besojmën e Nikesë – përgënjeshtrim i shprehur qartë i herezisë ariane,
nëpërmjet përdorimit të emëritmit ‘bashkësubstancial’ për me theksu se Ati dhe
Biri janë nga e njejta substancë.
[79] Valentinei, (v. rreth 166), nji gnostik
egjiptian i cili pohonte se Krishti as nuk ka pasë trup të njimendët dhe as që
ka ndi dhembje.
[80] Sabelliusi, shek III, heretik i cili konsideronte
se tre anëtarët e Trinisë ishin nji njisi e plotë, modusë të ndryshëm të së
njejtës substancë.
[81] ‘rrëmeti i Mikelit’, kryeengjëlli Mëhill,
udhëheqës trim i rrëmetit të engjëjve në luftën kundër Satanait.
[83] ‘vendin tem me ra në duer të jahudive gjermanë’, Hainesi thekson primjet anti-semitike (mbizotnuese në Europë me 1904)
kundër të cilave shprehet Joyce-i.
[84] Sipas nji besimi të vjetër, trupi i të
mbytunit i cili asht zhdukë në det shkridhet mbas nandë ditësh.
[85] Űbermensch, gjerm. mbinjeri, stërnjeri,
supermen; emërtim i farkuem prej Nietzsches në Kështu foli Zaratustra (1883),
ku Zaratustra, profet persian, bahet zadhanës i teorive të Nietzsches.
[86] ‘Ai që vjedh prej fukarejsh hyn borxh te Perëndia’, parodi e Proverbave 19:17: ‘Ai
që ka mëshirë për të vorfunit hyn në sevap te Perëndia’.
[87] ‘Brini i buellit, patkoi i kalit, buzëqeshja e nji saksoni’, tre gjana proverbiale të cilave duhet m’iu rujtë nji irlandez.
[88] ‘Liliata...’ (lat.) ‘U mledhtë ky grumbull i ndritun i lutësve
rreth teje, plot dritë si zambakë. Të pranoftë në gji ky kor namëmadh i
virgjëneshave.’
[89] ‘Zaptuesi’,
krahaso me akuzën që Telemaku i ban Antinout i cili donte me u martu me
Penelopën dhe me marrë trashëgiminë e Telemaku dhe te Claudiusi te Hamleti për
të cilin mbasi martohet me mbretneshën Gertrude, Hamleti thotë: ‘u gjujt në mes të zgjedhjeve dhe shpresave
të mia’ (V.II.65).
Subscribe to:
Posts (Atom)
FAKTORI SHQIPTAR DHE PAMJA E SHTREMBËRUAR MEDIATIKE
Agim MORINA 7 korrik 2023 Facebook Pas demonstratave të vitit 1981 në Kosovë, mediat e Beogradit patën nisë një fushatë të egër antishqipt...
-
‘Të thonë shka të duen bota: përkthimi âsht nji nder arte letrare mâ të vshtira, pse s'mbaston vullëndesa me da...
-
Shumica e studiuesve të shqipes pajtohen se klasifikimi i foljeve shqipe në zgjedhime ka qenë dhe ka mbetë një nga problemet më të...
-
October 17, 2017 ...Një nga detyrat e gjuhëtarëve ësht të krijojnë një baraslargësi sa më të përshtatshme për të gjithë shqiptarët kundre...