1.
Ligjërimi politik doemos nxjerr në shesh dhe kthjellon shumë paqartësi
dhe shumë mangësi të procesit të caktuar politik. Në takimet në Bruksel thuhet
se u zhvilluan takime mes dy palëve: serbëve dhe kujt? Në lajme thuhet:
"palës kosovare", "qeverisë së Kosovës!" Kështu nënkuptohet
se "kosovarët" janë sikurse grumbulli i bërllogut etnik në Radio
Televizonin e Kosovës: shqiptarët, boshnjakët, turqit, romët, egjiptianët,
ashkalijtë, torbeshët, goranët, ndonjë tregtar kinez me familje, në njërën anë,
dhe serbët që e pranokan Kosovën shtet e serbët që nuk e pranokan Kosovën
shtet, në anën tjetër. Pra, qenkan dy lloj grupe mutantësh etnikë serbë në
Kosovë: serbë që marrin pjesë në zgjedhjet e Kosovës, zgjidhen kryetarë e
deputetë dhe serbë që nuk marrin pjesë në zgjedhjet e Kosovës, nuk zgjidhen as
deputetë, as kryetarë! Ata që marrin pjesë në zgjedhje thonë se Kosova nuk
është vend ku një serb s'mun me jetu! Ata serbë që jetojnë mbi lumin Ibër
mendojnë se kjo s'është e vërtetë! Pse ndodh kjo? Sepse serbët që s'e pranojnë
Kosovën si shtet e kanë Serbinë mbas shpine! Çfarë rastësie! Kështu, pra,
egziston "pala serbe" në bisedime dhe "pala kosovare", aj
bërllogu etnik, sepse serbët e dijnë çka janë dhe e dijnë çfarë kërkojnë: ata
kërkojnë të drejta kombtare serbe, kufij të përcaktuar qartë kombtarë serbë,
kisha kombëtare serbe, televizion kombëtar serb, kërkojnë “Zajednica Srpska”
kombëtare. Të gjitha këto i kërkojnë në "Kosovën multietnike"! Ndërsa
bërllogu etnik nuk e din çka po lyp: të drejta "kosovare", kufij
"kosovarë", (kështu del që Maqedonia apo Mali i Zi nuk po marrin
"territor shqiptar", por po marrin "territor kosovar",
territor të një bërllogu etnik!) As Shqipëria s'po mun me çelë gojën në këtë
proces, sepse s'po bëhet fjalë për asgjë shqiptare, por "kosovare"!
E, pra, çka bëjnë "kosovarët" me "serbët" është çështje e
tyre, por s'është çështje "shqiptare"! E ujdisur mirë apo jo? Po, po
të mos ishte gjithë kjo orgji politike në kurriz të shqiptarëve.
2.
Është e çuditshme që në dokumentin përfundimtar të marrëveshjes në
gjuhën angleze për emërtimin e entitetit serb në Kosovë, “Zajednica Srpska”-n,
përdoren dy terma: "association" dhe "community" të ndamë
besnikërisht, pa gabu asnjëherë të vetme, me një vizë të pjerrët. Pse duhen dy
emërtime? A nuk mjaftoi një emërtim i vetëm? Dhe pse nuk mjaftoi vetëm një
emërtim?
Ky entitet duhet me u qujtë me emrin e vërtetë që e ka: “Zajednica
Srpska” (pa vizë, as të pjerrët). Pse duhet me u qujtë kështu? Sepse vetëm
kështu mujnë me u shpjegu më së miri të gjitha kuptimet dhe qëllimet e vërteta
të këtij entiteti: zyrtarizimi i serbizimit të katër komunave të Kosovës
Veriore (me këtë mohimi i "Kosovës multietnike", kësaj rrene
spektakolare që nga viti 1999, që u përdor vetëm sa për t'i shtypë ndjesitë
kombëtare të shqiptarëve), që ky entitet me ndiku e me u lidhë me Serbinë dhe
përdorimi i këtij entiteti brenda Kosovës për qëllime shoviniste të Serbisë në
Kosovë. Të gjitha këto nuk mujnë me u kapërthy më mirë e në plotni me asnjë
emërtim tjetër, as në anglisht, as në shqip, as në vetë serbishten. Pra, nuk
është kjo "zajednica", një shoqatë apo bashkësi e thjeshtë me qëllime
të mira kundrejt Kosovës e aq më pak kundrejt shqiptarëve, e me qëllime të
paqarta shoviniste për serbët! Jo! Kjo është “Zajednica Srpska”! E cila, në
fillim, për shkak të përfitimeve sa më të mëdha politike, u emërtu me një emër
pak si të pafajshëm "zajednica" nga serbët, të cilët për vete me këtë
nënkuptonin kompetenca të gjëra, por lanë që ndërkombëtarët e shqiptarët të
argëtohen me injorancën e tyre.
Nga shqiptarët u qujt shoqatë. Masandej dikush u tha që duhet me qujtë
"asociacion", sepse kjo te shumica e popullsisë shkakton hutesë, duke
qenë se nuk e dijnë saktë se çfarë nënkupton kjo fjalë. Më vonë nisi me u qujtë
edhe "bashkësi". Por bashkësi "pa kompetenca ekzekutive".
Marrëveshja u bë, si duket, duke mos e kuptu kurrë që në politikë kalimi nga
"asociacioni" në "bashkësi" është një hap i madh dhe jo i
parëndësishëm në përmbajtjen e vet, aq më shumë kur Serbia ngul këmbë për këtë.
Dhe nuk është fare çudi që, qysh në mbledhjen e parë, ky entitet ka m'ia dhanë
emrin e vërtetë dhe kuptimplotë zyrtar vetes dhe ka me e mbiqujtë veten “Zajednica
Srpska”, (dhe s'ka kush që e ndal këtë), ashtu qysh partia e serbëve që deshi
të regjistrohej në Kosovë u emërtu në fillim "Lista Serbia", e
masandej iu kthy kipcit të vet lugat dhe u mbiqujt "Lista Srpska".
3.
Çfarë kuptohet me fjalët "association" dhe
"community" në anglishte, tue qenë se marrëveshja kryesore është
shkru në këtë gjuhë. Janë marrë për bazë dy fjalorë të anglishtes angleze dhe
një e anglishtes amerikane.
Fjala "association" sipas fjalorit të Oxfordit, , Kembrixhit e
Marriam-Websterit:
1. "(Shpesh në emërtime) grup i njerëzve të organizuar për një
qëllim të përbashkët"
(Often in names) a group of people organized for a joint purpose)
2. Lidhje marrëdhëniore apo përbashkësore ndërmjet njerëzve apo
organizatave.
(A connection or cooperative link between people or organizations)
(...)
Fjala "community" sipas fjalorit të Oksfordit, Kembrixhit e Marriam-Websterit:
1. një grup njerëzish që jetojnë në një vend të përbashkët apo që kanë
të përbashkët karakteristika të veçanta (a group of people living in the same
place or having a particular characteristic in common); fjalori i Kembrixhit ia
shton edhe "që konsiderohen si njësi për shkak të interesave të
përbashkëta, grupit shoqëror, apo kombësisë" ("considered as a unit
because of their common interests, social group, or nationality ").
1.1 - grup njerëzish që jetojnë bashkë dhe praktikojnë pronësi të
përbashkët (A group of people living together and practising common ownership)
1.2 - një zonë apo vend i veçantë bashkë me banorët e tij (A particular
area or place considered together with its inhabitants)
1.3 - një grup i kombeve apo shteteve të bashkuara simbas interesave të
përbashkëta (A body of nations or states unified by common interests)
(...)
Shihet se "associacion" në anglisht domethënë
"shoqatë", "grup i njerëzve të organizuar për një qëllim të
përbashkët", apo "lidhje marrëdhëniore apo përbashkësore ndërmjet
njerëzve apo organizatave". Ky ishte kuptimi fillestar i cili u përdor
nëpër media dhe linte përshtypjen e një shoqate e cila do të mblidhte rreth
vetes anëtarë për të punu për disa qëllime të përbashkëta: shoqatë gjuetarësh,
shoqatë biçiklistësh, shoqatë çobanësh. Thuhej se bisedat bëheshin "për
çështje teknike". Dhe ban vaki që do të mun mbeteshin teknike brenda një
entiteti të shoqatës ("association"). Mirëpo vetë kriminelët e
Serbisë, në zyrat ku përgatitën plojat dhe masakrat nëpër gjithë Jugosllavinë,
përgatitën një plan më të thellë, më të gjithanshëm politik. Ata e qunin
vazhdimisht "zajedinica". Dhe në fillim, nuk bënë zë kur
"zajednica" në anglishte përdorej e përkthehej me kuptimin
"association". Qëllimi ishte që të nisë, të rrokulliset ky proces dhe
në rrokullisje e sipër të arrihej te qëllimi tjetër, që "zajednica"
të identifikohej me emërtimin "community". Në serbishte
"zajednica" përfshin lehtë edhe atë që në në anglisht i thonë "association"
(shq. "shoqatë, lidhje"), edhe "community" (shq.
"bashkësi") sepse është kuptimisht më i gjerë e më gjithëpërfshirës.
Por, anëtarët shqiptarë të delegacionit në Bruksel u desh t'i merrnin parasysh
me shumë kujdes këto implikime gjuhësore. Kalimi nga "association",
që kishte kuptimin e zgjidhjeve të problemeve teknike, në "community"
ka mundësi të keqpërdoret shumë lehtë nga “Zajednica Srpska” për qëllime të
qarta e të hapura politike. Në shqip emërtimi "bashkësi" në kuptimin
e vet politik ësht i vagëllimtë në popull, duke qenë se nuk ka pasë
institucione ku njerëzit praktikisht kishin me kriju një ide të qartë për të,
sikur që e kanë më të qartë për fjalët: "bashki", "komunë",
"krahinë", "republikë" etj. Kuptimi i dytë i fjalës
"bashkësi" në fjalorin e shqipes e jep mjaft qartë idenë se për çka
bëhet e mun bëhet fjalë me leksemën "bashkësi":
Sado që ana gjuhësore të duket e sipërfaqshme dhe e
parëndësishme, duket se loja terminologjike në emërtimin e “Zajednica Srpska”-s
nuk është vetëm lojë fjalësh, por edhe politikë e kamufluar dhe dinake. Nëse
emërtimi s'do të kishte pasë rëndësi e peshë, natyrisht, palët do të
pajtoheshin që ajo të emërtohej me një fjalë, association/zajednica/shoqatë tue
qenë se zgjidhja e një emërtimi për një entitet duket më afër mendsh sesa dy
emërtime. Fakti që është dashë me dalë me dy emërtime në një marrëveshje kaq me
peshë, tregon se Serbia, kur dialogu po i afrohej fundit, ka ngulë këmbë që
pjesa "community" me figuru në marrëveshje me çdo kusht, për me mujtë
me e lënë të hapur shtegun e kërkesave të reja politike në këtë vijë dhe për me
zhvlerësu emërtimin "association" në të ardhshmen.
4.
Problemi shkon më thellë: “Zajednica Srpska” i shkatërron përfundimisht
themelet e "multietnicitetit" që përpallte gomari ahtisaarian dhe i
jep fund blofit dhe dyfytyrësisë së ndërkombëtarëve për një Kosovë ku "të
gjitha etnitë" janë të barabarta. Nuk janë të barabarta. Qysh e thoshte
Orwelli "dikush është më i barabartë". Në një raport ku shumica e
popullsisë përbën 90 për qind të popullsisë dhe të tjerët mezi mblidhen në 10
për qind, stërbarazia me çdo kusht dhe në çdo gjë nënkupton pabarazi kundrejt
shumicës. Këmbëngulja e serbëve në të drejtat e tyre deri aty ku cenohen
interesat themelore të Kosovës e të shqiptarëve, paraqet diskriminim dhe sulm
të drejtpërdrejtë kundër shqiptarëve dhe interesave të tyre themelore.
"Zajednica Srpska" tashmë po bëhet në Kosovë, Republika Srpska
në Bosnjë është më mirë se kurrë dhe, jo vetëm që nuk ka "Bashkësi
Shqiptare" në Mal të Zi, në Luginën e Preshevës, e as në Maqedoni, por nuk
ka Bashkësi Komunash Shqiptare as në vetë Kosovën! Kishat ortodokse në Kosovë
quhen "serbe", komunat e Kosovës quhen "komuna me shumicë
serbe", ka kanal të veçantë televiziv "serb" në RTK, ka
"vende të rezervuara" për "deputetë serbë", ka "ura
serbe", ka "beteja serbe", ka varre "serbe", por nuk
ka kisha shqiptare, nuk ka televizion shqiptar (por ka një kanal të përbashkët
shqip, boshnjakisht, turqisht e romisht), nuk ka komuna shqiptare, nuk ka vende
të rezervuara për deputetë shqiptarë, ka "deputetë kosovarë"! Ka
anëtarë serbë e turq të Gjykatës Kushtetuese në shpërpjesëtim të plotë me
numrin e popullsisë dhe diskriminim të plotë ndaj shqiptarëve, sepse shqiptarët
përfaqësohen me 3 gjyqtarë shqiptarë, 2 vijnë prej pakicave dhe katër janë
ndërkombëtarë! Anëtar i ri në këtë Gjykatë Kushtetuese mun pranohet "vetëm
pas pëlqimit të shumicës së deputetëve të Kuvendit, të cilët i mbajnë vendet që
janë rezervuar[a] ose garantuar[a] për përfaqësuesit e komuniteteve që nuk janë
shumicë në Kosovë." Ky diskriminim i njëjtë ndodh edhe në Kuvendin e
Kosovës dhe ky është shkaku që as sot shumica shqiptare s'po mun me themelu as
ushtrinë e Kosovës. Thjesht, që të gjithë kanë të gjitha të drejtat në Kosovë.
Në Kosovë gjithkush mun me bë gjithçka, pos shqiptarëve: ata duhet t'iu
përkulen tekave të pakicave dhe planeve mendjelehta ndërkombëtare, duhet t'u
garantojnë të drejta me të cilat i cenojnë të vetat, duhet të quhen
"kosovarë", të mos imponojnë asnjë vullnet të tyrin kombëtar
shqiptar, për hir të "një perspektive europiane" të rrejshme, të
paqenë! Është paradoksale por e vërtetë: sot shqiptarët e Kosovës janë populli
më i poshtëruar, më i izoluar, më i pavlerësuar, më i paperspektivë në Europë
për hir të po kësaj "perspektive europiane".
Sa herë që vjen puna për interesa kombtare shqiptare ato mbështillen me
paçavuren "kosovar" dhe baglat e "kosovarizmës", me
flamurin e bërë prej pizhamesh të përfendura të Ahtisaarit, i vendosur pa
vullnetin e popullit dërrmues shumicë në Kosovë: shqiptarëve. Desh hyra në
gjynah! Ka diçka shqiptare: Gjykatë Speciale për Krime të Luftës nga UÇK-ja,
dmth. nga shqiptarët! Në Kosovën një shekull të pushtuar prej Serbisë, ku
shqiptarët u burgosën, u vranë, u masakruan, u përndoqën me qindra-mijëra, u
dëbuan, u dogjën e u përvëluan; në Kosovën, eshtrat e bijve e bijave shqiptare
të së cilës ende janë nëpër furrat, lumejtë e baltovinat e shtrigës Serbi, po
ndodh kjo. E pabesueshme! Edhe Lufta e Kosovës kërkohet të quhet
"përleshje" ("conflict")! Me i shku mendja dikujt se me
1999 ishin disa gra serbe e shqiptare që u rrokën flokë për flokë, u grithën me
thoj, e jo se mbi 10 mijë jetë shqiptarësh u flijuan për shkak të tërbimit të
një shteti gjakpirës e shovinist që quhet Serbi! Me i shku mendja kujt se ishin
shqiptarët ata që shkaktuan katër lufta, që masakruan 300 mijë njerëz, që
dogjën e poqën si barbarë nëpër gjithë ish Jugosllavinë, që varrosën e
zhvarrosën viktima: gra, pleq e fëmijë! E, kulmi i të gjitha të këqijave, kulmi
i gjitha poshtërsive është që në Serbi, edhe sot e kësaj dite, në pushtet janë
po ata serbo-fashistë e po ata shovinistë serbë, propagandues të vrasjeve e
shfarosjeve, këlyshë e langoj besnikë të kriminelit Milosevic, fundërrina më e
qelbur nacionaliste e Serbisë, dhe jo një Serbi me përfaqësues demokratë e
humanë.
5.
Qëllimi Serbisë është i qartë: ndarja e Kosovës dhe bashkimi i këtyre
territoreve me Serbinë. Dhe këtë politikanët fashistë serbë nuk e fshehin. E
thonë hapur. Prandaj Serbia, deri vonë, serbët në jug të Kosovës nuk i shtyu që
të kundërshtojnë shtetin e Kosovës. Mirëpo, nëpërmjet lojës në pjesën veriore
të Kosovës dhe dialogut në Bruksel ajo arrijti që edhe serbët në jug të lumit
Ibër t'i faktorizojë si element destabilizues të shtetit të Kosovës. Edhe
zogjtë e dijnë se Serbia s'ia qan hallin serbëve, por pasurisë nëntokësore që
ka pjesa veriore e Kosovës. Në këtë lojë, Serbia, në mënyrë indirekte, po provon
me u bë partner, ortak i Trepçës dhe klauzolat që lidhen me pikën 14 në të
cilën thuhet se: "Shoqata/Bashkësia do të jetë e pajisur me kapacitet
ligjor të nevojshëm, në bazë të ligjeve kosovare që të zbatojë objektivat e
veta, përfshi të drejtën për poseduar pronë të luajtshme dhe të paluajtshme,
për ta qenë bashkëpronare e kompanive që ofrojnë shërbime lokale në kuadër të
Asociacionit / Bashkësisë, dhe për të lidhur kontrata, përfshi edhe kontrata
punësimi." Këtu duhen me përfitu të gjithë ata miq të Serbisë që iu gjetën
pranë "në ditë të vështira"!
Tragjedia e vërtetë e marrëveshjes është se me këtë nënshkrim po
vërtetohet një fakt i paqenë se kinse serbët në pjesën veriore të qytetit të
Mitrovicës janë shumicë, kur dihet se pjesëtarët e ushtrisë franceze që erdhën
si "paqerujtës", dëbuan 11 mijë shqiptarë prej atje dhe krijuan një
situatë të rrejshme për pasqyrën etnike atje. As atje serbët nuk kanë qenë as
nuk janë shumicë! Miratimi i kësaj marrëveshjeje të padrejtë e vulos këtë krim
të ushtarakëve francezë ndaj shqiptarëve të dëbuar, cilët kurrë s'u kthyen në
shtëpitë e veta: komuna veriore pranohet se qenka me shumicë serbe edhe në
letër, nga vetë përfaqësuesit "kosovarë".
Politikanët "kosovarë" mendojnë se, në të vërtetë, janë ata që
ia kanë hedhë Serbisë dhe se në të ardhshmen do të futin nën kontroll serbët e
Kosovës. Ka mundësi. Sepse ndonjëherë edhe buallicat fluturojnë, por në
përralla.
Agim MORINA
26 gusht 2015