Tuesday, August 06, 2024

Agim MORINA - DASHUNI SHPUTASH

 

DASHUNI SHPUTASH


Qiell ba liqen.

Mali i vetmisë teme

Me fytyrën plot shkumë,

Tue u ba gati me i ra brisk prej fraqi.


Kunora lisash ba tashma rrajë.

E unë tue ecë me maja flokësh.

Gjithçka po andrron përmbys.

Vetëm shputa me shputën, në ecje e sipër, puthen pandalshëm.

Veç për këtë dashuni ia vlen me ecë bregut të liqenit

Deri në amshim.


(2017)

FAKTORI SHQIPTAR DHE PAMJA E SHTREMBËRUAR MEDIATIKE

  Agim MORINA 7 korrik 2023 Facebook Pas demonstratave të vitit 1981 në Kosovë, mediat e Beogradit patën nisë një fushatë të egër antishqipt...