Thursday, July 25, 2024

Agim MORINA - IKJA E ISMAIL KADARESË - poezi - 1990

 

Asgjë s'bën djalli, o diell, veç shpikjes,

Asgjë s'kërkon nga ti ky djall veç ikjes,

dhe ti kalon det, kodër e mal

Ismail! Gjeneral!

 

Fjalitë e fjalët të derdhen kudo

E ti shtrëngon frerët edhe thërret:"Jo!"

S'je as në kalë, as në avion,

Ismail Gjeneral, me vrap ku po shkon?

 

Hëna të buzëqesh dhe idhtas të kafshon

udhëkryq pas udhëkryqi

rruga kurrë s'mbaron,

Deti të lan, të lan e të shpërlan,

E ti i tëri pikon, dhe i tëri qan.

Ismail Gjeneral dhembjen ku e mban?

 

Sa për një shekull thinjesh për një orë,

Të mpihet trup i tërë,

T'mpihet këmbë e dorë,

Dhe ti pas vetes tërheq natën atje

Historia klith si kudër plle.

Ismail, Gjeneral, Shqipërinë ku e le?

 

Pashallëqet e dhembjes të zgjaten si retë,

kështjellat e shpresës të rrënohen qetë-qetë

andrallat aterrojnë,

dhe pa gjumë të lënë në prill

dhembja të stolis e ti i thua: "Dil!"

Pse ngutesh kaq shumë Gjeneral Ismail?

 

Zverdhen kudo pamjet dhe Shqipëria hesht,

avioni shpon retë dhe duket sikur plesht

Shqipëria hesht e rri mbështjellë në fasha

si nënë e mësuar me dhembje të trasha

Ismail Gjeneral, pse me kaq ndeshtrasha?

 

1990

 

FAKTORI SHQIPTAR DHE PAMJA E SHTREMBËRUAR MEDIATIKE

  Agim MORINA 7 korrik 2023 Facebook Pas demonstratave të vitit 1981 në Kosovë, mediat e Beogradit patën nisë një fushatë të egër antishqipt...