intervistë me gjuhëtarin Agim MORINA
intervistuar nga Shkëlzen GASHI
Shkrime në gjuhën shqipe dhe angleze - Gjuhësi - Letërsi
Articles in Albanian and English - Linguistics - Literature
1. Intelektshtajni nuk ësht, qysh mun
duket nё shikim tё parё, prodhim i ri. Poende, ësht më i vjetër edhe se vetë
frankeshtajni. Shum më i vjetër. Intelektshtajni, qysh mun m’u marrë me
mend, nё një mёnyrё, ësht e kundërta e intelektualit. Nëse frankeshtajni
qe gatu prej copash të dhjeta kufomave duke e marrë herë dorën e dikujt, herë
këmbën e tjetrit, intelektshtajni ësht gatu prej dhjeta kufomash mendore,
kështu që asnjë fjalë që e nxjerr prej goje s’ësht mendu në kryet e tij ose,
edhe nëse ësht mendu në trurin e tij, aj mendim ësht stramastik i shum copave
trunore xhenazesh.
Intelektshtajni më së miri mun m’u
përfshi në atё shprehjen popullore se ësht Vet-i-treqindti, sepse gёzon
privilegjin qё nёn rrashtё tё palojё treqind pjesё truri treqind vetash. Dhe
mun m’u marrë me mend se çka mun me ndodhё me një gjykim që ësht rezultat i
mendimit të treqind vetave tashma tё ndjerё. Dhe ashtu qysh gjestet e
frankenshtajnit janë të pabaraspeshuara e tё pabashkёrenduara, duke qenë arnesë
mishi, ashtu edhe mendimet, gjykimet e intelektshtajnit janë të çoroditura, pa
lidhje, duke qenë arnesë gjykimesh. Intelektshtajni i arnon vargjet e bisedave
të eprorëve të tij, të cilët i ka ndëgju duke pi kafe ose shurup drandofilash
nё ndonjё restorant tё shtrenjtё apo nё ndonjё takim nё ndonjё bodrum ambasade
dhe i trajton ato si tё tijat. Ka pa dikënd me kapuç majuc, apo me vath, apo me
mjekёr tё parruar dhe nesёr e sheh intelektshtajnin duke pozu me to.
2. Ndërsa frankeshtajni ësht kriju për
me i bë sfidë vdekjes, ësht përpjekje e një shkencëtari që lyp përgjegje për fshehtësinë
e jetës e të vdekjes, intelektshtajni ësht fryt i përpjekjeve të Mjeshtёrve të
caktuar për m’u shërby me të qysh ësht më së miri për ta, pra, aj e lyp fshehtёsinё
e suksesit e tё famёs sё shpejtё e tё pamerituar apo ngritjen në karrierë,
megjithëse ësht gjysagjel në çdo ndërmarrje. Kështu, ndër treqind copat e
trurit të ngjitura për faqe të zezë nën rrashtën e tij, Mjeshtërit ia
ngallmojnë pikërisht ato që atyre u duhen në vendin dhe nё kohën e caktuar.
Derisa frankeshtajni, i cili, herë mbas here, kur e sheh veten në pasqyrë, kur
e sheh veten se në ç’gjendje ka ra, mallkon veten dhe krijuesin e tij, pasi e
sheh veten si më fatkobin në botë, intelektshtajni, lëre që vetë nuk e mendon
kurrë këtë, por atij edhe më shum i hyn vetja në huj dhe shkrun lavde për
Mjeshtrin e tij dhe, fjala vjen, uron ditën kur Basi i tij ka le. Pёr pasojё,
aj e ndin veten më të lumturin në rrokulli, më fatbardhin nё gjithёsi.
3. Nuk duhet shum mend e me dijtë se
intelektshtajni ësht nxirak. Asnjë mendim i tij i radhës nuk e ndjek të mëparshmin.
Asnjë bindje e tij s’ësht fryt as pasojë e zhvillimit të tij të vazhdueshëm
mendor. Veprimet e tij janë zinxhir dështimesh. Biografia e tij ësht statistikë
maskash. Veçori spikatëse e intelektshtajnit ësht mungesa e tij e ndjenjës për
kohën dhe hapësirën sepse kohë-hapёsira e tij ësht kohё-hapёsira e Mjeshtrit tё
tij. Duke qenё kёshtu aj flet shatra-patra; thotë 'mirëmbrëma' në mëngjes ose
themelon parti për rujtjen e dinozaurëve, ndërsa edhe zogjtë e dijnë se
dinozaurët janë zhdukё para miliona vjetësh! Më vonё, pa i ardhё marre hiç,
duke kujtu se njerёzit e tjerё hanё bar, thotё publikisht: ata qё themelojnё
parti pёr rujtjen e dinozaurёve janё tё çmendur, ahmakё e bij ahmakёsh.
Dinozaurёt nuk egzistojnё më! Kёtë e thotё me një mendjemadhёsi tё atillё thu
se e ka zbulu kufirin e gjithёsisё. Dhe, natyrisht, e vetmja garё qё çdo i
ndershёm doemos del humbёs me intelektshtajnin ësht paftyrёsia. Sepse paftyrёsia
e tij s’njeh kufi.
4. Nuk duhet kujtu se intelektshtajni
ësht me ka krejt trullan, lolo, leshko e trudalë. Larg asaj. Aj e din shum mirë
se nuk ësht i zoti që kurrnjë pune m’i dalë matanë. Aj ësht gjysëhoxhë. E
gjysëhoxha, qysh thonë, ta prish fenё. E intelektshtajni prish çdo gjë. Sepse
aj mendon se ndërton duke prishë. Aj prish edhe atё pak gjësend që sapo ka nisë
me e bë, sepse urdhri i ri i Mjeshtërve të vjetër e gjen gjithmonë në gjysë tё
punёs duke zbatu urdhrin paraprak. Eprorëve të tij gjithmonё u pёshpёrit
kёndimthi: ‘Pooo! Si urdhnoooni!’ ndёrsa vartёsit e tij pёrhera i dёrrmon me
rrufe: ‘Jo’-jash. Din kujt dhe kur m’ia lёpi këmbёt. Poende edhe pak pёrmbi
këmbё. Dhe din kush pranon m’ia lëpi këmbёt atij. Sepse intelektshtajni e gjen
intelektshtajnin si norka norkën, me krrokama, si hijena hijenёn, duke ia
nuhatë shurrën.
5. Intelektshtajni ësht mёsu me ndёgju
vёmendshёm dhe me mbajtё nё mend vetёm pjesё, fragmente tё gatshme, duke mos ua
kёrku as shkakun, as pasojёn. Aj gjithmonё ësht diku duke bisedu me dikë.
Ndёrsa shfaqet si person i interesuar nё fusha shkencore e akademike. Aj
bisedat i shtron gjithmonё duke pyetё provokueshёm ose duke kundёrshtu çfarёdo
pohimi pёr me nxjerrё e me ndёgju sa më shumё pёrgjegje. Shpesh, atë qё e ka
lexu dje, don me ta thënё me saktёsi dhe don m’u bisedu vetёm rreth asaj
çështjeje sepse vetёm aty ndihet i sigurtё. Kur ec, ose kur flet, e mban një
vetull më lart, duke u pёrpjekё qё sё paku me vetull tё varet aty ku s’mun m’u
varё me zotёsi intelekti dhe s’don as fytyra e tij m’u dukё simetrike, sepse te
aj çdo gjë ësht mbretëri e asimetrisë. Sapo rrin me një politikan mendon se
ësht bë politikolog sepse paskësh arrijtё me i shtru dy pyetje ‘tё vёshtira’
bashkёbiseduesit tё tij, edhe ato tё huazuara prej një kuvendi tjetër. Posa
darkon me një ekonomist mendon se mun me regjistru tashma magjistraturёn në ekonomi
sepse nё disa pyetje ndpnjë ekonomist s’paskësh arrijtё m’u pёrgjegjё qysh ka
ndёgju aj prej një ekonomisti tjetёr. Ësht i zoti pёr çdo gjë, pos me mendu e
me gjyku drejt duke u nisё prej aksiomash tё veta. Shpesh e arsyeton kёtë me
faktin se përton me mendu. Dhe kёtë nuk e sheh si një mungesё. Pёrkundrazi e
çmon si cilёsi tё rrallё. Fjala vjen, arsyetohet aj, a duhet krejt na me ditё
me bë televizorë apo duhet me i bë do pare e me shku me e ble nё shitore një
televizor të gatshёm? Natyrisht, po u bindёm – si aj - se krahasimi qёndron,
pohimi i tij ban me u dukë shum i logjikshёm.
6. Frankeshtajni e njeh veten pёr më
tё shёmtuarin, ndёrsa intelektshtajni e mban veten si boll tё bukur. Qebesa
edhe shumё tё bukur. Dhe sado qё trushartuar, kjo i reflektohet edhe nё
jashtёsi dhe doemos ta kujton neandertalin, llojin e zhdukur njerёzor, tё cilit
truri s’i punoi qysh duhet dhe u bë arsye pёr zhdukjen e tij. Megjithёse
intelektshtajni, duke qenё arnesё, duke pasё zorrёn e Mjeshtrit nё gojё si
foshnja nё barkun e s’ëmёs, ka arrijtё me kriju jetё tё pёrkohshme mendore,
edhe gjykimet, edhe bindjet e tij rrnojnё aq sa mushkojat – një ditё.
7. Mjeshtërve tё tij intelektshtajni u
shёrben verbërisht dhe kёrkon shёrbim edhe më tё verbёt prej çirakёve tё tij.
Duke u naltu nё hierarkinё intelektshtajniane aj mendon se po bëhet më i mençur
dhe jo më dinak. Dobёsia e tij janё paret dhe pozitat apo anasjelltas.
Gjithmonё keqkuptohet prej rrethit dhe mirёkuptohet prej Mjeshtërve. Virtyt pёr
të ësht me mbetё mbi sipёrfaqe me çdo kusht. Qoftё duke e ngulfatё secilin
pёrreth pёr me mbetё gjallё, qoftё duke verbu çdokend pёr me pa, qoftё duke i
hangёr pёr sё gjalli tё tjerёt pёr mos me vdekё urie. Arsyetohet me pohimin e
mjekёve që thënkan se nё luftёn pёr egzistencё s’duhet vepru më me logjikёn e
zakonshme njerёzore.
8. Intelektshtajni, si gjeluc i
pёrkohshёm, çdo gjë e ka tё huaj, pra edhe puplat, edhe zërin, edhe
ngrehalucërinё… Zëri i tij nyjëtohet nёpёr kofshё aparatesh më moderne, pra,
tingёllon i fortё e gjithpёrfshirёs. Por, fatbardhёsisht, pakkush ia vë veshin.
Nё çdo shartesё tё re informative, aj, si halamruk qё ësht, don me e pa veten
tё lavduar. Pra, shkrun vazhdimisht nё gazetёn e vet, nё tё cilёn thotё se
s’ësht gazetar - mbasi ka dёshtu nё gazetari; e qun veten tjetёrqysh, shpik
ndonjë emёr, ndonjë profesion tё ri, sepse i don emёrtimet kuptimet e tё cilave
janё tё paqarta, tё mjegullta. E tё tilla janё emёrtimet e huaja, tё reja, më
pak tё njohura. Duke mos e shu krejtёsisht kёnaqёsinё e vetёlavdimeve aj i
detyron çirakët e vet, nё gazetёn, nё radion apo nё televizionin e vet, apo
nёpёr kafet e qytezave, me e lavdu atë, me komentu ndonjё veprim apo thënie tё
tij, duke e ndёrlidhё me ndonjё emёr prej Mjeshtërve. Një emёr i huej dhe emri
i tij aty e bëjnё më me peshё, më tё rëndёsishёm. Nё gazetёn e vet i del syreti
duke qeshё ngurrueshёm, sikurse kur e djeg supa qё e pin pёrfundi tavolinёs sё
Mjeshtёrve tё tij, apo sikurse qeni që ësht duke e krru bythën për asfalt.
Artikullin e tij e stolisin artikujth tё tjerё tё çirakёve tё tij nё tё cilat
fryhet pleshti i tij. Vepron me atë thënien: ‘Kush s’e lëvdon veten, ju kalltё
shpija!’ Kjo quhet moto e gazetёs sё tij. Artikujt e tij janё, prap, krejt tё
paqartё, larg çdo interesimi tё tij qoftё edhe tё pёrkohshёm pёr ndonjë fushё
tё caktuar. Shkrun pёr sistemin e ujёsjellёsit, fjala vjen. Ndёrsa një ditё
tjetёr pёr strategjinё e aleancave ushtarake botërore. Pra, si i gjithёdijshёm,
aj shkrun dhe i duket se din çdo gjë. Tamam si diktatorёt, ky ësht diktatorth,
i cili don me e bë pronё çdo gjë qё s’u takon Mjeshtërve tё tij. Të folurit e
tij ësht pёrplot kundёrshti logjike, si pasojё e treqind copave trunore tё bëra
kaçamak nёn rrashtё. Duke u pёrpjekё me thënё atë qё e kanё porositё
Mjeshtërit, duke u ndeshё me fakte krejt tё tjera nё njëmendёsi, duke synu sa
më nalt e duke mos pasё takat mendor as me lёvizё prej vendi intelektshtajni
flet pёrçart. Shkrun si prostitutat qё shkrujnё ditarin duke bë, nё ndёrkohё,
seks me një myshteri. Kёshtu dorёshkrimi i del si shkarravinё, fjalёt e
togfjalёshat shpesh janё tё hueja e fjalitё dalin pa ndonjё porosi, si pasojё e
shkrirjes sё dallgёve epshore, tё gjakimeve karrieriste dhe turreve tё
pafrenueshe emocionale. Pёr Mjeshtërit e tij shkrun lëvdata, duke ua rritё
morrin pёr gjëra qё ata kurrё s’i kanё bë, e as s’e kanё pasё në fund të
mendjes me i bë, ndёrsa kundër rivalëve të tij, tё cilёt s’ka guxim me i sulmu
drejtpёrdrejt, i ndёrsen langojt e vet duke shpifё e duke i nxi nёpёr gazeta.
9. Ka intelektshtajn që ende as vetë
s’e din se ësht i tillё, por një ditё, befas, e sheh duke shkru lavdata, veç
lavdata pёr njerёz apo grupe njerёzish. E sheh duke ndejtё me një qё tashmë
ësht i njohur si intelektshtajn. Apo shkrun nё gazetёn e një intelektshtajni.
Apo flet nё televizor pёr astrologjinё. Befas e sheh nё një pozitё tё naltё: as
meritu s’e ka, as mendu s’e ka se aty ka me qenё ndojherё. Por aj s’e mohon
ofertёn. Pare e pozita aj s’mohon kurrё. Paraqitet se din shumё gjuhё, e gjuhёn
e vet amnore e njeh pёr faqe tё zezё. Si kamerier dikur ka kёndu nёpёr oda dhe
e zen veten pёr këngëtar qё ka shёnu epokё nё historinё e muzikёs ose ka
vallёzu nё shkollёn fillore potpuri vallesh të huaja dhe tash mendon se Michael
Jacksoni ka çka me mёsu prej tij. Pёrpiqet qё vulgut tё tij m’ia shartu idenё e
trimërisё sё tij, sepse dikur vonё merr urdhrin-kёshillё prej Mjeshtrit tё tij
se populli tё cilit i pёrket vetё aj e adhuroka trimërinё. Ikjet, qёndrimin e fshehtё
e tё sigurtё tё tij don me e paraqitё si pёrpjekje tejet tё rrezikshme ku ka
mujtё m’e lënё kryet. Krejt kjo vjen ngaqё aj tash duhet m’u shfaqё si trim.
Dhe aj bëhet m’u dukё trim. Kryet qё gjithmonё e ka mbajtё pёrpjetё tash
pёrpiqet me e çu edhe më nalt. Natёn bën ngjeshje tё qafёs sepse i shtohen
dhembjet duke u pёrpjekё me e çu kryet më nalt se sa qё qafa biologjikisht ësht
ndёrtu me u çu. Në mëqakje të këtilla soji dhe sorollopi i tij nisin me i
përngja më shum gjirafës sesa insanit.
10. Intelektshtajni, duke qenё
trushartuar, mendon se din çdo gjë, e, fatkobsisht, din asgjë. Si kompensim pёr
kёtё mangёsi tё tij tё dukshme aktrimi bëhet dhunti e lindur e çdo
intelektshtajni. Duke aktru shёrbёtorin stёrbesnik, eprorin e rreptё, menalokun
e kujdesshёm, palaçon e kalamajve tё Mjeshtёrve, aj e ngop çdo ndjenjё të
mungesës e të gjytyrymllëkut qё i shfaqet herё pas here. Sepse çka
vetëshkridhet e vetëspikatet më mirë e më qartë, në këtë botë jallane, sesa
marrëzia?
11. E vetmja zotёsi, aftёsi e
pamohueshme e intelektshtajnit ësht zotёsia e tij me nёnshkru. Kёtu nuk ia
kalon kurrkush. Dhe ndoshta profesioni i vetёm i mirёfilltё i tij ësht
kudonёnshkrimtaria e tij. Pseudonim i tij, dhe ndoshta emni-kod te Mjeshtërit e
tij, ësht Kudonёnshkruesi. Romane krejtёsisht tё huaja i nёnshkrun me emrin e
tij. Nёse ësht dёnu dikush me vdekje, aj e nёnshkrun urdhrin pёr egzekutim, pa
e njoftё njeriun dhe pa e dijtё se ç’krim ka bë. Nёse e ftojnё me nёnshkru
shpallje lufte apo marrëveshje paqeje aj ësht aty me vu imzanё. Ky virtuoz
imzaxhi as s’ka nder, as ftyrё, as moral. Sepse me qitё imzanё e tij aj mendon
se ësht morali më i naltё. Edhe te populli, – tё cilin aj e nёnçmon dhe e mban
pёr gjysёm tё egёr e tё pagdhendur e n’emёn tё tё cilit aj gjithmonё qet dikund
imza – ësht zakon qё kur shkon me folё dikund n’emёr tё, sё paku, një tё dyti,
duhesh me e pasё miratimin e atij tё dytit. Por, intelektshtajni ynё, i cili
s’e ka miratimin as tё dorёs sё vet tё majtё pёr atё se çka nёnshkrun i
djathti, duke e zënё veten pёr më tё mençurin – gjithmonё deri nёn Mjeshtrin e
tij - mendon se as dora e majtё e tij, as familja e tij, tё cilёt gjithashtu
kurrё s’janё paraqitё publikisht se pranojnё atë çka nёnshkrun aj, aq më pak
populli i tij ‘budallё’, nuk janё tё vetёdijshёm pёr Çastin Historik. Por,
çështja ësht qё, duke i pasё hy vetja nё qejf, intelektshtajni ynё mendon se
çdo sekondё qё aj ësht mbi tokё ësht Çast Historik, ndёrsa kur nёnshkrun, nё tё
vёrtetё, ësht Stёrçast Historik. Kёshtu qё s’ka çka i duhet atij miratimi i
popullit tё tij, i familjes sё tij, qoftё edhe i dorёs sё tij tё majtё pёr çka
nёnshkrun dora e tij e djathtё, kur aj ësht pёrcaktu prej hyjnisё sё tij –
Mjeshtrit – me vënë imzanё. Nёnshkrimin e tij e gjeni nё çdo nevojtore tё
shkollave, ku aj ka provu m’u shkollu. Nё bankat e amfiteatrave. Nё dyert e
zyrave ku ësht punësu si nёpunёs, profesor, inxhinier, por e gjithë puna që ka
bë me të vërtetë ësht puna si kafexhi i Mjeshtërve. ‘Dy lugë kafe një lugë e
gjysë sheqer’ - refreni më i shpeshtë që kanë ndëgju veshët e tij.
12. Shpesh kudonёnshkrimtaria, poende,
ësht edhe zanat sekret familjar, sikurse argjendaria, pushkataria, bozaxhillёku
dikur. Dhe trashёgohet, si çdo ndёrduarçmje, brez mbas brezi. Ndёrrohen
pushtete, armata, pushtues e çlirues tё tё gjitha llojeve tё demokracive e tё
diktaturave tё mundshme, por dora e Kudonёnshkruesit, e Imzaxhisё, ajo e
djathta, ësht gjithmonё mbi tavolinё nё këndin e djathtё tё letrёs. I vetmi
ushtrim i mёngjesit tё intelektshtajnit tё tillё ësht mbledhja-shtrirja e
gishtave tё dorёs sё djathtё, ngritja-ulja me rend e tё pestave, stёrvitja duke
mbushё fletё tё tëra me nёnshkrime, natyrisht, me myreqep tё zakonshёm. Aj e ka
tё trashёguar doracakun e stёrlashtё qё quhet ‘Joga e Dorёs sё Shejtё’.
13. Duke pasё zanat familjar
imzaxhillёkun, kudonёnshkruesit e kanё zhvillu deri nё përsosmëri punёn e
prodhimit tё lëngut tё domosdoshёm pёr nёnshkrim – myreqepit. Ashtu qysh vija
mashkullore e imzaxhive mёson se qysh nёnshkruhet dhe e stёrvit dorёn e djathtё,
vija femërore mёson formulёn e gatimit tё myreqepit. Cilёsia e myreqepit ësht
tregues i pedigresё familjare nё punё imzaxhillёku. Ata qё sapo kanё hy nё
tarikatin e imzaxhillёkut prodhojnё myreqep qё dobёt qё zbehet apo edhe shlyhet
me kalimin e kohёs. Por ata qё kёtë e kanё traditё familjare formulёn e
myreqepit jetёgjatё e rujnё nёpёr hajmalia, mshelё me shtatё dryna. Nёnshkrimi
i tyre ka shkёlqim tjetёrfare dhe as shlyhet, as e humb shkёlqimin. Letra
mbaron e prishet ndёrsa pjesa ku Kudonёnshkruesi ka kudonёnshkru mbetet duke
vizёllu si argjendi që vjen duke u shkri. E kёta janё imzaxhij profesionistё.
Ata jetojnё prej punёs qё quhet Kudonёnshkrimtari.
14. Por, si çdo profesion e zotёsi nё
kёtё botё jallane, edhe kudonёnshkrimtaria ka hierarki. Janё kasta e naltё,
kasta e mesme dhe kasta e ulёt e gjithkund-imzaxhive. Pёr me mujtё m’u pranu nё
atё më tё ultёn kastё, vetja e caktuar duhet me dijtё se qysh lahen këmbёt e huaja
e qysh u pihet uji. Natyrisht, pёr një punё tё tillё duhet me e pasё lukthin e
fortё. Nё fillim, duke pi ujin prej thembrave tё çara e tё zezave tё thojve, e
ndytёsive tё nejeve, e puçrrave me qelb prej sheqerit të tepërt të Mjeshtërve,
rishtarёve u trubullohet lukthi. Vjellin netë tё tana dhe gati sa nuk i qesin
zorrёt jashtё. Masandej dalngadalё nisin dhe e tretin gjithnjë e më mirё. Sepse
nisin e i lajnё më shpesh këmbёt e Mjeshtërve tё tyre dhe, për pasojë, nisin e
pinё ujё më tё pastёr. Edhe lukthi, qebesa, shkon duke u mёsu. E, kёshtu, ata
bëhen anёtarё tё plotё tё rishtarёve. Nё fazёn e dytё nisin m’u mёsu se qysh
lёpihen kёpucët, pёr me vizёllu nё kambёt e Mjeshtërve qysh ësht më sё miri.
Lёpijnё lloçin, fijet e baglave tё ngjituna pёr shuallin e takat e këpucëve, e
shkojnё kёshtu duke lёpi çdo gjë si langoi ashtin e hedhur nё baltё. Lёpijnё
lugё, enё, sahana, tepsia, piruj, llulla, rrypa, faculeta tё pёrqyrravta,
brekё, çorape, kapuça tё Mjeshtёrve. Dhe marrja e diplomёs pёr kastёn e dytё
varet se sa tё suksesshёm kanё qenё gjatё lёpimjeve tё mëparme. Nё kastёn e
tretё janё ata, aristokracia e kudonёnshkruesve, me traditё tё lashtё familjare
nё punё nёnshkrimesh, me gjuhё tё stёrvitur tё lёpimjeve, me hundёn pёrpjetё tё
dinjitetit tё horrit dhe me faqen qё nuk skuqet kurrё tё llaskucit. Ata kanё nё
shtёpitё e tyre trofe e diploma qё kanё marrё prej Mjeshtёrve gjysh e
stёrgjysh. Janё kastё dhe martohen veç mbrenda kaste pёr mos me humbё shum
cilёsi si: msheftёsitё e stёrvitjeve tё dorёs sё djathtё, formulёn e pёrbërjes
kimike tё myreqepit, stёrvitje e muskujve tё gjuhёs pёr lёpimje rrotullake, tё
djathtamajtshme e poshtёpёrpjetshme.
15. Ësht një strip, që ka pasё pёr
personazh një njeri i cili bëhet i padukshёm. Por, pёr me mujtё m’e kallxu
pamunisht se ku ësht, autori i stripit e paraqet heroin e tij se si e vesh një
dorashkë nё dorёn e djathtё ashtu qё lexuesi me mujtё me ndjekё se ku ësht
personazhi i tij kryesor. Kёshtu, prej trupit të tij, na e shohim vetёm dorёn e
djathtё se si shetitet poshtё e pёrpjetё. Tё kёtillё janё edhe
Kudonёnshkruesit: tё padukshёm kur duhet tё duken nё punё tё vёrteta dhe tё
dukshёm vetёm atёherё - me dorёn e tyre tё djathtё – kur duhet me nёnshkru
dikund diçka. Edhe atёherё kur mendojmё se tashmë janё zhdukё, nёse dojmë me i
pa, veç duhet me nxjerrё një letёr tё bardhё e me thënё: ‘Na duhet një
nёnshkrim!’ dhe ata na shfaqen pёrnjёherë ashtu qysh shfaqet divi kur fёrkohet
llamba e Aladinit, por pёr intelektshtajnin mjafton m’e fёrku prapanicёn e
magaricёs.
16. Intelektshtajnёt kanё zotёsi tё
pakrahasueshme shndërrimi. Sepse, si qoftёlargu, ata shumё lehtё trupzohen e
shfaqen si dhelpra besnike, si ujq tё mёshirshёm, si gra virgjёnesha, si trima
tё hallvёs, si zotni tё palagaçave, si komunistë besnikё, si ballistë tё
pёrbetuar, si myslimanё tё fortё, si tё krishterё tё devotshёm. Ngjyra,
pёrkatёsia, botёkuptimi, bindjet dhe çdo gjë tjetёr varen prej asaj cope tё shenjtё
letre dhe sidomos këndi i i poshtёm i djathtё ku duhet me nёnshkru. Nёse duhet
me nёnshkru ndёrmjet palёve komunistё, intelektshtajni skuqet si prapanica e
rrahun e majmunit, veç me u kallxu sa ësht i pёrkushtuar nё punё ideologjie e
besnikie. Shan me çka t’i vjen nё gojё fetё, e nalton Mjeshtrin ateist si nё
poezi, ështu edhe nё tregime e romane. Profetёt i qun kryerrenca. Tё shejtit
lugatё tё pёrparimit njerёzor. Tё nesёrmen, kur vlera e nёnshkrimeve komuniste
ka mbaru, e sheh krahaqafas me një prift se si betohet nё kryet e papёs e nё
gjakun e Krishtit apo e sheh me tespihë nё dorё para xhamisё se si me hoxhёn
bën muhabet rreth sharteve tё turknisё. Betohet se e lexon Kuranin nё
origjinal, megjithёse tanё jetёn i ka quejtё arabёt popull tё egёr dhe gjuhёn e
alfabetin e tyre krrokama e gjurma laraskash. As s’ësht çudi kur e shohim se si
shkrun parathënie apologjike pёr poezitё e ndonjë udhëheqësi tё cilin deri dje
e ka qujtё derr. Komunizmin e quen verbëri e marri. I mallkon tё gjithё ata qё
kanё qenё komunistë, duke u bë se po çuditet se qysh ka mujtё dikush me besu nё
një botёkuptim tё tillё qё s’ka ditё çka ësht mёshira, duke harru se vetё ësht
plakё e, qebesa, i ka plakё edhe tё tjerёt, duke propagu madhёshtinё e
komunizmit. Jep intervista tё gjata duke shitё mend pёr moralin, pёr
atdhetarinё, pёr ndershmёrinё, pёr burrninё, pёr artin, pёr estetikёn. Gjuha e
tij ka lёpi turlifarё prapanicash dhe me folё fjalё me tё cilat e zhyt veten nё
gjiriz nuk ësht punё e rëndё pёr të. Duke u plakё, mbasi ka tradhtu, ka
propagu, ka shpifё, ka akuzu e ka dёshmu rrejshёm, mbasi ka marrё nё qafё
dhjeta e qinda fate njerёzore, qoftё fizikisht duke i rrasё nёpёr burgje, qoftё
psikikisht duke propagu baglat pёr hoje bletash, intelektshtajnin e gjejmё jo
rrallё tё kthyem nё besimtar tё devotshёm, i cili predikon mёshirёn – e vetё
kurrё s’ka dijtё çka ësht mёshira, qoftё burrninё – pa u dёshmu kurrnjёherё nё
jetё si i tillё. E, çka ësht fundi i kusisё, aj mban ders edhe pёr
ndershmëninё, ndёrsa tanё jeta e tij ka qenё kolekcionim shnderimesh dhe
abetare poshtёrsish. E gjejmё nё kishё, nё xhami, nё teqe, kokёulun e serioz si
maçorr, duke gёrhatё lutjet e rikujtuara tё gjyshes sё vet tё ndjerë. Nё çdo
bisedё tё mundshme, aty kah fundi, s’e harron emrin e zotit. E pёrmend me
ngashёrim. Por zot i intelektshtajnit mun me qenё vetёm një dreq më djall se
dreqi, një dreq me brina, një zotshtajn.
17. Intelektshtajni, pёr shkak se e ka
shpirtin sa syni i pleshtit, ësht inatçor dhe s’din çka ësht pendesa. S’din çka
ësht me kёrku falje para shokёve, kolegёve apo vartёsve tё tij, para popullit
tё tij, pёr gabimet e dёshtimet me tё cilat i ka marrё nё qafё; ësht nё gjendje
edhe botёs m’ia shti flakёn vetёm mos me thënё: ‘Mё falni se paskam gabu!’ duke
e kuptu kёte si poshtnim e jo si një virtyt e cilёsi njerёzore, sepse nuk ka
bishё qё din çka ësht pendesa. Vetёm Mjeshtёrve tё tij, edhe kur gabon, edhe kur
s’gabon, u thotё vazhdimisht: ‘Mё falni mue fatkobin, sepase kam gabu! Mё falni
mue gjynahqarin! Falmëni! Mё falni! Falmëni!…’
18. Intelektshtajnin e gjejmё duke
ndёrru vazhdimisht profesionet. Sepse aj mendon se me aq lehtёsi qё ndёrrohen
fytyrat, mujnё me u ndёrru edhe profesionet. Duke e dijtё veten si tё
pakurrizor, aj mendon se mun m’u pёrbiru nё çdo profesion. Sot ësht valltar nё
ndonjё kafe-bordel, nesёr e shohim duke shitё mend nё ndonjё gazetё lokale pёr
mёnyrёn dhe stilet e tё shkruarit. Pasnesёr aj ësht duke mbajtё kurs
rrobaqepёsie apo letёrsie megjithёse as s’din ku vihet as pikë, as presje.
Natyrisht, duke qenё nё shёrbim tё Mjeshtёrve, intelektshtajni e mёson shum
shpejt gjuhёn e Mjeshtёrve tё vet. Ua lexon shpejt e drejt lëvizjet e muskujve
të fytyrës dhe ata as që duhen me u lodhë me folë. Dhe sa më shpesh qё
ndёrrohen Ustallarёt aq më shumё gjuhё aj i zotëron dhe, si pasojë, aq më shumё
e harron gjuhёn e vet amtare. Kёshtu aj bëhet poliglot dhe poliglotizmi ësht
një veçori jo pak e randёsishme e intelektshtajnit. Fjala vjen, gjyshin e tij e
gjejmё se e pakёsh zotëru pёr bukuri osmanishten e turqishten, arabishten e
persishten, dhe kurrё s’e paskёsh lёshu prej goje shprehjen ‘lepe-pekej’ ndaj
Ustallarёve tё tij. Por koha që e ngranka edhe kashtёn, e paska shkri edhe
Perandorinё e lavdishme Osmane, dhe intelektshtajnit tonё i paskёshin mbetё
vetёm reliket e saja: sahati me qystek i gjyshit tё tij, festja e kuqe, syretat
e zverdhur tё imamёve, disa fletё tё pakuptueshme tё shkruara nё alfabetin arab
e me korniza tё praruara tё cilat gati një shekull qenkёshin shtresu me pluhun
nё tavan. Pastaj gjyshi i tij, kah fundi i jetёs, e gjejmё se u paskёsh detyru
me e mёsu serbishten dhe alfabetin e vёshtirё cirilik, se iu paskёsh dashё me
kudonёnshkru sa herё qё e paskёshin thirrё vojvodat dhe naçallnikёt. I ati i
tij paskёsh mёsu shum gjëra prej gjyshit por paskёshin ndёrru kohët dhe
paskёshin ardhё tё tjera zemane e tё tjera hyqymete, por zanatit tё
kudonёnshkrimtarisё jo vetёm nuk i paskёsh ra vlera, por qenkёsh bë edhe më i
çmueshёm. Baba-intelektshtajn paskёsh nisё me mёsu se si nёnshkruhet nё
alfabetin cirilik apo alfabetin grek, por tash qysh duhej me u bë kjo para
komisarёsh, nё zyre kryespiunash tё shёrbimeve sekrete ushtarake e tё
sigurimeve shtetnore. Edhe kёtë baba-intelektshtajn e paskёsh kry me sukses.
Pushkatimet, arrestimet, masakrimet, burgosjet paskan shku duke u shtu e bashkё
me to edhe nёnshkrimet shkёlqimplota.
Baba-intelektshtajn dalngadalё, qysh
duke qenё kёlysh, e paskёsh mёsu se qysh duhet m’u bë langue besnik i
gjuetarёve tё fortё, tё cilёt dijnё me e vra popullin e tij. Dhe e ka mёsu mirё
sepse qysh nё shkollё intelektshtajni jonë paska nisё me zbulu ‘armiq tё
kombit’ dhe ‘armiq tё gjuetarёve komisarё’ armiq tё Mjeshtёrve. Kёshtu u
paskёsh rritё dhe paskёsh mёsu kudonёnshkrimtarinё, imzaxhillёkun dalngadalё,
me shumё mund e djersё por, nё fund, me shum sukses. Kёshtu sa pёr cilёsinё e
nёnshkrimit, bukurinё artistike, lakeluket dhe holletrashat e pendёs s’mun i
gjindet behane. Edhe sot e kёsaj dite intelektshtajni ynё nёshkrun pёr m’ia
pasё lakmi, qoftë për me falë tokë, qoftë për me falë det.
19. Intelektshtajni, prandej, ësht
komponimi më i karabythёt i mendjes njerёzore. Suksesi më spektakular i
projekteve tё Mjeshtёrve planetarё sot. Aj ësht golem, i patrajtё, si
jashtëqitje e barqitjes: aty ku derdhet e merr atё formё, patjetër, duke kundërmu
ujë kambësh dhe myreqep të patretun mirë. Edhe me u derdhë gjithkund nuk guxon,
por vazhdon me rrjedhёn duke i nuhatё gjurmët e Mjeshtёrve tё mundshёm në
të ardhshmen.
20. Duke e pasё tё vetmin profesion
kudonёnshkrimtarinё dikush ka me u dvetё athu qysh rrnon intelektshtajni? Kah
merr pare pёr jetesё? Nё tё vёrtetё, aj as nuk din çka ësht parja, sepse qysh
edhe gjyshi i tij ka harru kuptimin e asaj letre pёr tё cilёn njerёzia rroposen
tërё jetёn e gjatё. Kjo nuk ësht çudi, sepse pёr paren e intelektshtajnёve
kujdesen Mjeshtërit. Krejt çka u duhet me bë ata ësht, natyrisht, vetёm me
kudonёnshkru dhe me gjithçkanënshkru. Dhe, si me shkop magjik, gjërat shfaqen
sa çel e mshel sytё. Nuk ka rëndёsi se sa projekte dёshtojnё, se sa parja shkon
huq, sepse intelektshtajni ynё e din se kjo s’çon peshё: një nёnshkrim i tij
ripёrtёrin çdo gjë dhe se taphania e Mjeshtrit punon pajada. Çdo gjë prej tij
ësht larg vetёm një imza, një nënshkrim. Duke e pa se me nёnshkru s’qenka punё
e kotё gjindja me primje intelektshtajniane hidhen me mёsu sa më shpejt
pehlivanllёkun e tё nёnshkruarit. Por, tё shkretёt, as nuk e dinё formulёn e
msheftё tё gatimit tё myreqepit, as nuk dijnё ku janё dyert e mёdha tё
Mjeshtёrve tё Taphanes. Dhe, kёto dy fakte i lënё me gishta nё gojё tё gjithё
ata entuziastë dhe imzaxhi potencialё.
(14 korrik 2001)
Agim MORINA - Përjetimi i lirisë - 1993 tek. e kombinueme |
(skicë për një punim më të gjerë) Përkthimet e pasakta, shtjellimet e ngatërruara dhe hutuese të neneve të Kushtetutës së Kosovës në gj...