me 26 Korrik 1996
Vdiq Hasan MEKULI, kritik letrar, profesor shumėvjechar nė Universitetin e Prishtinės, kryeredaktor i revistės Jeta e Re dhe kryetar i Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės. Ka mbi 600 artikuj me kritika letrare tė botuara nė revista tė ndryshme, por asnjė vepėr tė vechantė me shkrime tė pėrmbledhura,

Libri i vetėm i botuar asht ajo me intervista tė tij, ba prej Gjergj Bajram Kabashit Me Hasan Mekulin', (1996).

Lindi nė Plavė (Shqipėri Irredentiste) me 1929.


ARTIKULL 1:

...kėrkojmė vetminė e vėllait tonė!
Nga Hasan Mekuli




Ese/ Poezia jonė e sotme e ka frymėn dhe ngjyrėn origjinale dhe tė vėrtetėn e vet tė veēantė
Nė sistemin e tė menduarit poetik, tashmė tė formuar dhe me mbėshtetje tė fortė nė rrjedhat jetėsore tė botės sonė dinamike dhe plot ngjarje tė ndėrlikuara, si dhe nė pėrgjithėsi mė natyrėn artistike tė poezisė sė sotme shqiptare si sistem mė vete, ka pjesė tė veēanta, nyje ende tė pazgjidhura dhe vlime karakteristike qė ngėrthen mė vete ky sistem, sidomos gjatė dy dekadave tė fundit, nė tė cilat poezia jonė shėnoi disa risi dhe kthesa artistike. Ato ndonjėherė kanė tė bėjnė me kėtė apo atė autor, por nė shumicėn e rasteve pėrkojnė me realizimet apo veprat konkrete, me prirjet individuale, mjeshtėrinė e shtjellimit apo thellėsinė e tė menduarit. Prandaj, sot mund tė ndalemi apo tė pėrqendrohemi vetėm nė analizimin e elementeve tė drejtpėrdrejta, tė atyre qė na paraqiten qartė, nė njė rrjedhė poetike pa vorbuj, pa nyje. Natyra e poezisė sonė tė sotme dhe sistemi, apo sistemet e tė menduarit tė saj, sot kėrkojnė njė pėrqendrim dhe kredhje mė tė thellė, njė gėrmim mė tė vendosur si nė thellėsi ashtu edhe nė gjerėsi. Ajo nuk zbulohet vetėm me konstatimin e njė ane apo segmenti. Prandaj, mė shumė se kurdoherė deri mė sot na imponohet e vėrteta se kemi edhe shumė detyrime kur ėshtė fjala pėr zbulimin e tipareve artistike dhe vlerave tė kulluara, tė rėndėsishme pėr tėrėsinė e saj, pėr njė poezi sikundėr e kemi, komplekse dhe pa dyshim plot shtresime artistike.
Si tėrėsi e njė sistemi gjuhėsor dhe poetik, poezia jonė e sotme e ka frymėn dhe ngjyrėn origjinale dhe tė vėrtetėn e vet tė veēantė, pa marrė parasysh faktin se ajo qėndron e hapur ndaj sistemeve tė tjera tė kohės sė vet, dhe nė kėtė mėnyrė pasurohet, apo edhe vetė pėrkon me sistemin e pėrgjithshėm tė pėrvojės dhe artit poetik bashkėkohor, ndaj edhe kalon nėpėr procese tė ngjashme.
Ndoshta nuk ka nevojė qė kėto fakte t'i vėmė nė pah, apo t'i provojmė me ndonjė shembull apo dėshmi konkrete. Mirėpo, pėrsiatjet e tilla na imponohen gjithnjė mė shumė, ngase kėto tė vėrteta pėrkojnė ndjeshmėrinė tonė tė re, me trajtat pak si tė ndryshuara tė tė menduarit me vargje, me emocionet e zhdrivilluara dhe botėn tonė shpirtėrore mjaft tė ndryshuar, me shijen tonė dhe tiparet e ngjyrat e veēanta tė paraqitura nė vepra poetike tė mirėfillta, nė vazhdėn e pjekurisė sė fjalės poetike shqipe, ku pasqyrohet njė nivel i konsiderueshėm i artit poetik tė kulluar.
Prandaj, pėr cilindo nga poetėt tanė qė tė flasim, mendimi ynė ka pėr tė pėrkuar me ndonjėrėn nga kėto pjesė tė pashkėputshme tė kėtij sistemi poetik tė formuar, mė tė pjekur se kurdoherė mė parė; me kėtė frymė tė re dhe tė kulluar tė fjalės poetike shqipe,e cila, natyrisht, nėnkupton koherencėn, Iidhmėrinė me traditėn, por e ka edhe mėvehtėsinė. Pėr kėtė dhe pėr shumė arsye tė tjera, ne flasim apo e analizojmė veprėn pėrkatėse tė njė individi krijues, poetikėn dhe artin e tij, mjeshtėrinė qė ka etj., por e kemi parasysh, me plot arsye, edhe tėrėsinė e poezisė sonė dhe vendin qė i takon apo qė na duhet t'ia caktojmė autorit apo veprės pėrkatėse nė kėtė tėrėsi. Flasim pėr ndonjėrėn nga pėrmasat e saj, e cila nė momentin pėrkatės na duket e rėndėsishme, apo mė e dalluar, ose, pėrgjithėsisht, pėr figurėn dhe botėn e ndonjė poeti tanė si krijues, si individ qė zotohet pėr krijimin e shtimin e njė bote tė artit, e nė fakt, pėrmes kėsaj, flasim pėr karakterin, arritjet dhe prosedetė e pėrgjithshme nė poezinė tonė si tėrėsi. E kjo, qoftė kur e lidhim pėr rrjedhat e pėrgjithshme, qoftė kur pėrkon vetėm me njė autor, njė poet apo njė vepėr tė tij poetike, do tė thotė se flasim, me trajta specifike tė poezisė, pra me trajta tė drejtpėrdrejta apo tė tėrthorta, pėr vetveten, pėr diēka qė ka ngjarė apo qė po ngjan nė qenien tonė krijuese intelektuale, apo edhe nė jetėn tonė sociale, fizike apo shpirtėrore, plot vlime, kėrshėri, kėrkime, ėndrra dhe zotime specifike krijuese.
Si pjesė karakteristike e kėtij sistemi tė formuar tė tė menduarit dhe tė krijimtarisė poetike, poezia e Ali Podrimjes, marrė nė tėrėsi, me njė motivikė tė pasur qė ngėrthen mė vete, me shprehjen e saj tė dendur e tė veēantė, por edhe me tėrė kontradiktat qė ka, me baticat dhe zbaticat e periudhės sė fillimit, si dhe me prirjen e zhytjes nė njė filozofi specifike poetike, prirjen pėr tė krijuar kulla „tė mbyllura", apo fortesa fjalėsh, ėshtė posaēėrisht interesante dhe pa dyshim e pėrshtatshme pėr ta provuar veēantinė e sistemit tė tė menduarit poetik te ne, apo provat e njė poezie, e cila mjaft dukshėm anon kah ajo filozofike.
Natyrisht, fjala ėshtė vetėm pėr njė segment, pėr njė vepėr, apo edhe pėr karakteristikat poetike tė njė individualiteti poetik. Me tė nuk shkoqitet tėrė kompleksiteti i kėtij sistemi, as nuk provohen natyra dhe karakteri i poezisė sonė aq tė nduarnduarshme, por, megjithatė, paraqitet njė komponentė e saj e rėndėsishme, zbulohen dhe provohen disa nga veēoritė e saj, vihen nė pah disa nga kėrkesat e domosdoshme qė ka dhe paraqiten, artistikisht tė shpjeguara apo edhe tė pashpjeguara, disa nga kahjet e saj tė sotme. E kjo, pa dyshim, e ka peshėn dhe rėndėsinė e vet specifike letrare.
Si poet i njė natyre, fryme dhe cilėsie tė vetėvetishme krijuese, Ali Podrimja pa dyshim ėshtė njė individualitet i formuar dhe karakteristik. Ai e ka botėn e vet specifike tė motiveve, tė kontradiktave personale, me mbėshtetje nė pėrjetimet subjektive apo objektive, por gjithsesi jetėsore; ka botėkuptimet dhe shijen vetanake, fakturėn poetike tė veēantė dhe mėnyrėn mjaft depėrtuese pėr t'i mishėruar frytet dhe mendimet e veta poetike me atė kompleksin e pėrgjithshėm, apo nė atė qė e marrim si nivel i arritur dhe sistem specifik dhe i formuar i poezisė sė sotme shqiptare.
Vėrtet, vjershat e Podrimjes ndonjėherė nuk janė tė lehta pėr t’i kuptuar. Jo rrallė ato kanė natyrė organizmash tė mbyllura, tė hermetizuara nė qenien apo trajtėn e vet ekzistuese, tė mbarė, por pėr ne mbase tė pakapshme nė tė parėn, ndaj shėmbėllejnė, si tė themi, me rrymat nėntokėsore tė ujėrave, tė cilat janė dhe, ndonėse ne nuk e njohim esencėn e natyrės qė kanė, shpėrthejnė, madje shpesh me njė fuqi e kuptimėsi tė papritur tė fuqishme, por edhe joshėse. Sido qė tė jetė, vjershat e tij prapė na bėjnė pėr vete, duke na sugjeruar njė botė motivesh jo tė zakonshme dhe tė veēanta. Kėrkojnė pėrqendrim dhe, po qe se i lexojmė me pėrkushtimin e duhur, kėto “organizma tė mbyllura” s'kursejnė ta zbulojnė frymėn dhe gjallėrinė e vet jetėsore, kėshtu qė poeti nė fakt na e shpėrblen mundin, me bukurinė e shtjellimit dhe Iaryshinė e ngjyrave aq tė veēanta qė zbulojmė, me motivikėn e pasur qė ka dhe me pasurinė e botės sė mendimeve dhe emocioneve qė tash na del e theksuar.
Pra, Ali Podrimja ėshtė njė nga poetėt tanė tė sotėm mė tė talentuar dhe pėr lexuesin mbase mė tė ndėrlikuar, i cili, pos veēorive tė tjera poetike, vėmendjen tonė e tėrheq edhe me veēantinė e tė menduarit dhe tė shtjellimit poetik, me raportin ndaj traditės, me filozofinė poetike si dhe me produktivitetin e tij. Me njė sensibilitet tė dalluar dhe prirje tė spikatur pėr variacione poetike ai gjithnjė, prej njėrės nė tjetrėn pėrmbledhje, ėshtė jo i zakonshėm, poet i cili vazhdėn e fjalės sė vet nuk e mbėshtet vetėm nė rrjedhat e njohura tė pėrvojės sonė, por nė njė pėrvojė dhe horizont poetik tė zgjeruar, prore jashtė suazave tė sė zakonshmes, jashtė rrjedhave tė fjalės poetike me tė cilat jemi mėsuar. Ndoshta kėtu edhe qėndron arsyeja pse na duket se nė tė gjitha pėrmbledhjet e poezive qė ka botuar ai deri mė tash, mund tė gjejmė jo njė, por “disa poetė”, apo mė mirė disa fizionomi tė njė poetit tė thuash asnjėherė jo tė njėjtė, ngase Podrimja me lehtėsi e lakon unin e vet poetik nė rasa kohe e pėrvoje artistike, sipas imperativit tė pozitės, tė procesit tė saj pėrherė tė gjallė krijues, sipas frymėzimit dhe shkallės sė pjekurisė qė arrin. Prandaj, ēdo pėrmbledhje e tij e re njėkohėsisht ėshtė edhe vazhdė e indit poetik tė filluar edhe pasurim pėrmes eksperimenteve, por edhe pasurim me trajta e thelb fare tė ri, tė njė dore e fryme poetike tė veēantė, e ndoshta vepėr mė vete, sepse jo rrallė poeti bėn kapėrcime, shqetėsimet e brendshme mendore nuk e lėnė tė qetė, ndaj e shohim nėpėr ishujt e pėrvojės poetike tė re, nė stinė kohe apo jete qė caktohen me disponimin e tij poetik, e gjejmė nė ikje prej shiut apo prej njeriut, nė marshim tehut tė shpatės apo tehut tė fjalės, po ashtu sikundėr qė mund ta gjejmė nė punėn e tij plot pėrkushtim, duke gdhendur emrin e njeriut nė gur, duke iu qasur njeriut me dashuri, duke e parė atė si lindje tė madhe, si vogėlush me emėr tė ēuditshėm, i djegur etjesh, i pėrvėluar brengėsh, por nė tė vėrtetė ndjellamirė. Sepse Ali Podrimja prore ėshtė, qėndron dhe vazhdon tė jetė i kredhur nė mendime mbi botėn dhe njeriun e sotėm. Kjo qėndron nė natyrėn e tij. Prandaj edhe e shohim dhe vazhdimisht e zbulojmė edhe si prolog, por edhe si epilog komunikimi tė tij poetik me ne, edhe si hyrje, por edhe si pėrfundim i kuvendimeve tė poetit me vetveten. Pėr ēka vallė? Pėr ishujt ku kėrkojmė vetminė e vėllait tonė tė madh Robinsonit, pėr enigmėn e etjeve qė na djegin e pėrvlojnė, pėr frikėn e qiellit qė na pėrbin, pėr ditėn qė ka harruar tė ēelė, pėr sėmundjet qė bredhin shtigjeve magjike tė qenies sonė tė fshehtė, pėr kundėrshtimet dhe mallkimin e njeriut qė bartėn brez pas brezi? Apo pėr gjėra qė ngjajnė pėrtej dhimbjes, pėrtej mallkimit. Pėr ikjen e pėllumbave, lojėn e dritave, apo lojėn ku “guri im rrokulliset”, pėr hapėsirat e pafund, ato qė s'kryhen dhe s'kanė tė mbaruar, nė tė cilat ngazėllimi dhe ėndrra e njeriut vazhdojnė, si edhe mashtrimet, dyshimet etj. por edhe nė kėtė e atė, edhe nė ēdo rast deri te kredoja e poetit, deri te Kulla e tij ēon “udha e panjohur”, sepse: si nė tėrė opusin e tij poetik ashtu edhe kėtu Podrimja e hap dhe mbyll peizazhin jo me shpatėn e zhgėnjimit, as me fishekzare ngazėllimi poetik, po me Ēelėsin e mendimit, duke qenė fare i vetėdijshėm se “dikund nė mes meje e botės / tufa kullot ėndrrat”, se Fshehtėsisė s’ia gjen dot dumin, se s’gjendet dot pėrgjigjja pėr pyetjet qė shtron jeta, apo atyre qė shtron njeriu i ballafaquar me gjithėsinė dhe enigmėn e jetės dhe tė vdekjes; pse njė mbretėri ndjek njė mizė, pse kjo botė “tash duket tash s'duket” mbėshtillet e s’lidhet, dhe bie nė gjumė, dhe mbetet enigmė, botė deri te e cila poetin e ēon: udha e panjohur.
Nė poezinė e tij, pra, ekziston njė ind karakteristik mendor, i cili pėrkon me frymėn e pėrgjithshme dhe kredon e Podrimjes. Kėtė ind kemi mundur ta vėrejmė te Podrimja i ri i fillimeve, por edhe te ai me pėrvojė krijuese, i cili e pasuron gjuhėn dhe mėnyrėn e tė menduarit, pasuron pėrvojėn e cila tash mė nuk pėrkon vetėm me ditėt dhe netėt e zakonshme tė jetės qė ēon ēdo njeri, pra tė realitetit konkret, por pėrkon, mė gjerė, me ēaste jete tė pėrvėluar tė vetė poetit, i cili mishėron jetėn e sivėllezėrve tė tij tė mėdhenj apo tė vegjėl, qofshin ata qė pėrmend drejtpėrdrejt, si Hamleti, Robinsoni etj. qofshin edhe shumė tė tjerė qė nuk i pėrmend. por i nėnkupton, si poet i brengosur pėr mbarė jetėn e njerėzve, sidomos atyre tė sė sotmes. Prandaj, pėrmbledhja Sampo II ka lidhje pėrmbajtėsore, motivike dht ideore me pėrmbledhjen Sampo I, por edhe me akcilėt tėrėsi poetike tė Podrimjes, sepse edhe kjo ėshtė njt kontribut pėr ndėrtimin e kullės sė tij poetike, edhe kjo, Sampo II, pjesė e ėndrrės qė vazhdon, e artit poetik qė nuk ka tė shterur.
As mė parė as kėtu Podrimja nuk nguron, nuk ka frikė nga fjalėt. Gjuha te ai nuk ėshtė vetėm njė mjet i zakonshėm i shtjellimit, por mundėsi krijuese pėr t’i shfrytėzuar, pėr tė depėrtuar nė botėn e ndėrlikuar dhe plot fshehtėsi, plot nyje enigmatike tė njeriut, tė Robinsonit tė gjorė apo Hamletit tė sėmurė, sepse, vėrtet, e jeta kėrkon shumė, ndėrsa jep pak. Prandaj, poezia hyrėse e Sampos tingėllon aktuale edhe nė Sampo II, ngase poetikisht fuqishėm e fikson pozitėn tragjike dhe dilemėn hamletiane bashkėkohore tė njeriut, tė vetė poetit...
Kjo, nė fakt, ėshtė enigma kurrė e zgjidhur e ekzistimit tė njeriut dhe ballafaqimit tė tij me himerat, me zhbindėt e padukshėm dhe tė rreziqeve qė i kanosen. Aty Podrimja njėsoj e sheh edhe Robinsonin fatlum edhe Hamletin fatkeq, apo anasjelltas, sikundėr edhe vetveten, tė zhytur nė kėrkimin e shtegut tė vėrtetė pėr t’ia sqaruar vetes jetėn si lumė qė ka pėrjetėsinė t rrjedhjes sė vet, ndaj edhe bukurinė, por njėherėsh ndryn mė vete edhe sekretin e vdekjes, e cila gjithnjė pėrgjon dhe ėshtė, tė thuash, e pranishme. Pra, fjalėt pėr tė janė lėnda magjike pėr ta arritur “alkiminė e poezisė”, lėndė qė shton radiusin e mendimeve me tė cilat duhet kredhur nė thellėsitė mė tė largėta tė botės psikike tė mikrokozmit tė ashtuquajtur Njeri. E, kjo i shėrben njė qėllimi tė veēantė qė ka Podrimja. Sepse kėshtu ai, duke e vėrejtur madhėshtinė e tij, stuhinė e shpirtit, tmerret e tragjikės qė pėrjeton dhe ėshtė i destinuar.
E kjo dashje e tij, e babait tonė, e ashtit nga i cili ka lindur fisi dhe gjaku ynė, buron nga lashtėsia. Stėrprindi ynė, i Hamletėve dhe i Robinsonėve tanė, e le tė shtojmė, edhe i Don Kishotėve tanė, pikėrisht atėherė, nė atė kohė tė stėrlashtė qė s’e kap dot mendja e thjeshtė “gurin e rėnd nė themel ka vėnė” dhe ky gur ka qenė gur i pėrrallave, pra mishėrim i sė bukurės, asaj qė tė kėndell dhe tė jep jetė e fuqi. Kėtė stėrgjysh, apo babain tonė tė lirikės sė Podrimjes ne e shohim si njeri fare real, edhe nė takim me zotin, edhe nė takim me djajtė, e shohim si “kambėsor kohėsh tė serta”, viga dhe tė pėrjetshėm. Kėtu e shohim edhe metaforėn magjike, mjeshtėrore, tė qėndresės, sepse ajo kulla qė “ėshtė ngritur njėmijė vjet / mbi njė asht mbi njė emėr” ėshtė simbol i unit tonė dhe besimit. Ajo flet “pėr shkak tė dashurisė” dhe flet “pėr shkak tė urrejtjes”, jo vetėm pse prore “Ujku hynte nė pėrrallat tona”, por pse realiteti ku kemi jetuar, apo ku kanė jetuar brezat e fisit tanė, i ka pasur dhėmbėt e ujkut gjakpirės, ndaj prore vdiste ndokush nė Kullė, vdiste njeriu nė vatrat dhe nė trevat tona, vdiste dhe lartėsohej mbi eshtrat dhe pėrtej vdekjes; vdiste, por “jeton i gjallė nė mermerin e historisė”, sepse kurrė “nuk ka vdekur nė gjunj” dhe ne qe e njohim dhe e rikujtojmė jo vetėm nė kėngėn e kreshnikėve, por edhe nė kėngėtimin e poetit tonė, tė frymėzuar nga goja dhe historia e popullit, por tė frymėzuar nė njė mėnyrė vėrtet origjinale, kuptimplote.
Natyrisht, Podrimja na paraqitet edhe si poet dilemash. Ai beson, por edhe dyshon. Ai pėrjeton thellė dhe sinqerisht, dhe rrėfen pa ngurim e sinqerisht. Edhe besimin edhe dyshimet i mbėshtet nė pėrvojėn e njeriut jo tė njė kohe tė kufizuar, por tė njė distance e jete pa kufi, nė tė cilėn ai ishte viktimė e shpeshtė, por edhe luftėtar i paepur i cili synonte lirinė dhe kuptimin e jetės e shkrinte nė kėto synime. Ai kaloi shekuj dhelprash, provoi dhe ditėt e egra kur tė thuash ishte njėsoj:
“Tė rrosh apo tė mos rrosh" dhe kur secila natė dukej e mbramė, secila ditė e fundit, sepse lindin njerėz e djaj njėsoj, me fytyrėn e bishės, por edhe me atė tė Njeriut. Poeti kėtė njeri e sheh si kalorės shekujsh, pohon bukurinė imperative tė tyre “tė bukur jini kalorsit e mi tė bukur jini”, por edhe ironizon, godet me thumbin e njė sarkazme:

Po sytė
po sytė nė ballė
si ju lanė
Podrimja, sado qė mbyllet nė kullėn e fjalės dhe tė ritmit tė saj tė fshehtė, nė rrjedhat e saj sekrete, komunikon dhe rrėfen nė njė mėnyrė, e cila mundėson zbulimin e mendimit. Fjalėt mė tė shpeshta, apo mė mirė simboli mė i shpeshtė qė shfrytėzon, janė: lumi, guaska, ishulli, sėmundja, dhimbja, folja, gjarpri, djalli, zoti, brigjet, pėrralla, ashti, gjurmėt, heshtja etj. dhe pėrmes tyre pa shumė vėshtirėsi mund ta zbėrthejmė tėrė botėn e personifikuar dhe kahjet e mendimeve tė Podrimjes si poet, apo kahjet e pėrfundimeve tė tija si filozof poezie. Mbase mund tė gjenden edhe shembuj tė tjerė karakteristikė, por poezia Bota u soll rreth boshtit tė vet e kėsaj pėrmbledhjeje ėshtė njė shembull mjaft karakteristik nė kėtė drejtim. Jo mė pak karakteristike si nuancime filozofike dhe ndryshesa tė njė mendimi, tė cilin e shohim ind tė kuq nė tėrė poezinė e tij, janė edhe poezitė si E njerėzit udhėtuan nė njė cirk tė madh tė Hiēit, Vdekja buzė Iumit, Ndjenja, A ju dėgjon harrimi etj. si Tė vdekurit, ku nė disa vargje sublimohet njė botė e tėrė mendimesh pėr jetėn e pajetuar.
Nė poezinė e Podrimjes, edhe mė pėrpara, por sidomos tash nė Sampo II, ku ai bėn zgjedhjen e shkėndijave kyēe tė mejtimit poetik, njėsohen pėrralla me jetėn dhe jeta me Iegjendėn, njėsohet ėndrra me realitetin dhe realiteti me kėngėn, e kėnga me faktin e jetuar. Bota ėshtė tejet e madhe dhe tejet e vogėl dhe poeti qėndron nė tė si njė fije kashte nė stuhi. Kumbojnė simbolet karakteristike tė fėmijėrisė, bukuria qė gėzoi, mosha e hershme, por edhe elementet qė pėrkojnė me anėn tjetėr, tė shėmtuar, me travajet e dhimbjen e Njeriut. Por, Podrimja vėshtrimin nuk e kthen pas, por e ka tė drejtuar gjithnjė kah ardhmėria. Tė kaluarėn e dend nė subjekt dhe e analizon pėrmes vetes dhe ashtit tė vet, realitetin e konkretizon dhe kridhet nė tė pėr ta pohuar, ndėrsa tė gjitha kėto i bėn pėr tė ndjellė ardhmėrinė dhe pėr ta pėrqendruar vėmendjen nė tė si ideal. Nė vegimin e tij poetik kudo shihen gjurmėt e sė kaluarės, por vetėm si gjurmė, bile nė tė shumtėn e rasteve si gjurmė qė shpjegojnė mallkimin dhe nė disa raste tė veēanta gjurmė qė mbėshtesin krenarinė kombėtare dhe historike, por nė kontekstin e pėrgjithshėm baza e poezisė sė tij ėshtė bashkėkohėsia, ndėrsa potenciali dhe fryma e saj ėshtė pėrqendrimi nė tė ardhmen. Prandaj edhe mund tė pohojmė se nė kėtė poezi, marrė nė pėrgjithėsi, kemi tė bėjmė me njė shkrirje, apo mė mirė ngjizje tė menēurisė dhe pėrvojės popullore, tė cilat qėndrojnė tė mishėruara nė pėrrallat dhe legjendat e popullit, poaq sa edhe nė poezinė e tij, me ndjeshmėrinė e njeriut tė sotėm, tė poetit dhe tė qenieve qė mishėron ai, apo mė mirė me dramėn e ekzistimit dhe tė ballafaqimeve me probleme tė mėdha jete nė kėtė kohė. Nė prizmin nė tė cilin na i ofron kėto motive e tema tė vjershave, Podrimja ėshtė pa dyshim i veēantė. Ai ka pėrparėsi nė kėtė drejtim, ngase ligjėrimi i tij ėshtė lirik dhe ai kujdeset qė tė mos dalė nga suazat e lirikės, por 17 kanalizoi sipas urdhrit tė artit poetik modern. Prandaj edhe nė Sampo II, si edhe nė pėrmbledhje tė tjera, e shohim fijen e pashkėputshme tė njė kontinuiteti logjik dhe tė njė natyre thjesht moderne tė poezisė sė tij.

Ndodhi sot