me 30 Prill 1910
U zhvillu Beteja e Kaēanikut.

Mė 30 prill 1910 ushtria osmane, e komanduar nga Shefqet Turgut pasha dhe e pėrbėrė nė fillim nga 9 000-10 000 veta, e pėrforcuar me reparte kalorėsie dhe e mbėshtetur nga zjarri i artilerisė, filloi mėsymjen kundėr 3.000-4.000 kryengritėsve shqiptarė tė pėrqendruar nė Shkallėn e Kaēanikut tė udhėhequr nga Idriz Seferi. Para sulmit tė pėrgjithshėm ushtria osmane goditi me artileri fshatrat pėrreth. Masakrimi i grave, i fėmijėve dhe i pleqve qė kishin mbetur atje, nuk solli, ashtu siē e kishte parashikuar Shefqet Turgut pasha, shkurajimin e mbrojtėsve shqiptarė tė Grykės sė Kaēanikut. Pėrkundrazi, me gjithė epėrsinė e madhe numerike tė forcave armike, kryengritėsit i thyen sulmet e tyre. Pėr dy ditė rresht (mė 30 prill - 1 maj) divizioni osman nuk mundi tė mposhtte qėndresėn e kryengritėsve shqiptarė, tė cilėt treguan aftėsi tė veēanta luftarake.

Forcat osmane tė pėrfshira drejtpėrsėdrejti nė luftime kundėr kryengritėsve nė Kosovė arritėn nė afro 30 000 veta. Njė pjesė e madhe e tyre u angazhuan nė betejėn e Kaēanikut. Megjithėse ushtria turke kishte epėrsi tė ndjeshme mbi forcat kryengritėse, kėto i pėrballuan sulmet e tyre pėr shtatė orė rresht, duke kaluar edhe nė luftime trup me trup. Udhėheqėsit e kryengritjes treguan aftėsi drejtuese si nė sulm, ashtu edhe nė mbrojtje e nė tėrheqje. Ata mundėn tė dilnin nga rrethimi nė mėnyrė tė organizuar dhe, duke u tėrhequr nė drejtim tė Gjilanit, vijuan ta godisnin armikun.

Nė betejėn e Kaēanikut ushtria osmane pėsoi humbje tė mėdha. Sipas tė dhėnave tė ndryshme u vranė disa mijėra ushtarė dhe 90 oficerė osmanė. Shefqet Turgut pasha humbi nė Kaēanik mė shumė se njė tė katėrtėn e forcave, qė kishte nėn komandėn e tij; u shpartalluan rreth 20 batalione. Pas kėsaj ushtria filloi tė hakmerrej mbi popullsinė e pambrojtur. Njėsi tė posaēme tė ushtrisė turke dogjėn fshatrat qė nuk kishte arritur t’i rrafshonte artileria. Gjyqi i jashtėzakonshėm ushtarak dėnoi kryengritėsit e zėnė robėr dhe pėrkrahėsit e tyre. Ekzekutimi i tė dėnuarve me vdekje bėhej para popullsisė vendase tė grumbulluar me forcė dhe nėn gjėmimet e daulleve e tė marsheve tė bandės ushtarake.

Luftimet qė kryengritėsit shqiptarė zhvilluan nė Kaēanik, patėn jehonė brenda dhe jashtė vendit. Ato u pėrjetėsuan nė epikėn popullore.
Pasi mori Grykėn e Kaēanikut, Shefqet Turgut pasha, nė ditėt e para tė majit, i pėrforcuar edhe me trupa tė tjera qė i erdhėn nga Selaniku, filloi mėsymjen nė drejtimin Ferizaj-Carralevė. Njė kolonė e forcave osmane, e nisur nga Shkupi, gjatė marshimit tė saj nėpėr Kumanovė, pėrgjatė hekurudhės, ndeshi nė tė hyrė tė Grykės sė Konēullit, nė mes tė Bujanovcit dhe Gjilanit, nė qėndresėn e forcave kryengritėse tė komanduara nga Idriz Seferi. Luftėtarėt shqiptarė tė kėsaj ane u rezistuan pėr disa ditė forcave osmane, derisa atyre u erdhi nė ndihmė njė kolonė tjetėr. Megjithatė, qėndresa e kryengritėsve vijoi edhe mė pas, por nė grupe mė tė vogla, tė pėrbėra nga 150-200 veta. Edhe nė kėto vise ushtria, nė shenjė hakmarrjeje, u vuri zjarrin fshatrave tė tėra.

Nė fillim tė muajit maj forcat osmane kaluan nė mėsymje nė drejtimin Ferizaj-Carralevė. Kėtu u ndeshėn me forcat kryengritėse qė vepronin nė zonėn Shtimje-Carralevė, tė komanduara nga Isa Boletini?, numri i tė cilave nuk i kalonte 4 000 vetat. Pėr dy ditė dhe dy netė rresht u zhvilluan atje luftime tė ashpra. Megjithėse nisi nga Ferizaj reparte tė garnizoneve tė Prizrenit dhe tė Mitrovicės, qė vepronin anės Grykės sė Carralevės, komanda osmane nuk arriti t’i rrethonte kryengritėsit. Forcat ushtarake tė Ferizajt u bllokuan midis Shtimjes e Carralevės dhe u detyruan tė kthehen mbrapsht. Pjesa tjetėr nuk ia arriti tė depėrtonte nė drejtimin Jezercė-Budakovė pėr t’u rėnė prapa krahėve kryengritėsve.

Taktika qė pėrdorėn udhėheqėsit e kryengritėsve, sidomos shfrytėzimi i terrenit, ndihmoi pėr njė kohė pėr tė pėrballuar epėrsinė e armikut nė njerėz dhe nė armatime. Gjendja e krijuar nė Kosovė e detyroi ministrin e Luftės, Mahmut Shefqet pashėn, qė tė vihej vetė nė krye tė fushatės ushtarake nė Shqipėri.



ARTIKULL 1:

Marrja e Grykės sė Kaēanikut

Shkruan: Rasim Rexhepi. prof.

100 vjetori i betejės sė Kaēanikut (6)

Kjo ishte planifikuar qysh mė herėt, sepse kėto dy gryka e shkėputnin ushtrinė turke nė Kosovė dhe e pamundėsonin ardhjen e ushtrisė turke nga Selaniku, Manastiri e Shkupi. Kėto dy gryka, e sidomos ajo e Kaēanikut e paralizonte Perandorinė Osmane nė kėtė pjesė tė Ballkanit. Gryka e Kaēanikut ruhej nga krye-ngritėsit e Anamoravės, tė Preshevės dhe kuptohet tė Kaēanikut, ndėrsa komandant ishte Idriz Seferi. Qėllim kryesor i kryengritėsve ishte qė ta marrin hekurudhėn qė lidhte Shkupin me Mitrovicėn. Sipas shtypit serb komandės ushtarake osmane i zihej pėr tė madhe qė kishte lejuar qė kryengritėsit shqiptarė tė marshonin drejt Kaēanikut. Forcat shqiptare rreth 3 mijė vetė, tė prirė nga Idriz Seferi ishin strehuar nė malet e Beqir Sadovinės dhe mė 23 prill marshuan drejt Kaēanikut, e morėn Shkallėn e Kaēanikut dhe e zunė Grykėn te Guri i Shpuem, kurse tė nesėrmen nė orėn 7,30 e ndalėn trenin qė vinte nga Shkupi dhe pasi qė bėnė kontrollin e trenit i ēarmatosen 40 ushtarė e oficerė turq, por nuk i keqtrajtuan. Nė vazhdim kontrollimi bėhej, dhe trenat qarkullonin drejt Mitrovicės normalisht, por pa ushtarė turq. Mė 27 prill qarkullimi i trenave ishte ndėrprerė, kurse pushteti osman edhe zyrtarisht prijės tė kryengritėsve tė Kazasė sė Gjilanit i kishte shpallur Idriz Seferin, Adem dhe Mustafė Kabashin nga Kabashi, Ramė Abdylin nga Pozhrani, Salih Kupinėn nga Tėrpeza, Hasan Lutėn, Katil Ahmetin dhe Feti Proshin. Kryengritėsit nga Presheva, Gjilani, Kaēaniku e Tetova kishin yėnė pritat nė tė dy anėt e Grykės sė Kaēanikut, ashtu sikurse edhe kishte qenė planifikuar qė mė parė. Pėr kėtė ngjarje konsuli serb nė ditarin personal kishte shkruar.

Luftimet nė Grykėn e Kaēanikut

Gryka e Kaēanikut ishte bllokuar nga tė dy anėt nga kryengritėsit kah Shkupi dhe Ferizaji. Turgut Pasha nė cilėsinė e komandantit suprem tė ushtrisė osmane nė Kosovė u kshte bėrė thirrje kryengritėsve qė tė shpėrndaheshin dhe tė shko-nin nėpėr shtėpi tė veta. Ai u pėrpoq ta pėrdorė metodėn e dinakėrisė dhe pėr atė qėllim mė 27 prill i kishte ftuar nė Prishtinė tė gjithė krerėt shqip-tarė nga tė cilėt kishte kėrkuar qė tė ndikojnė te kryengritėsit qė tė qetėsohen dhe tė shpėrndahen nėpėr shtėpi. Kėtė komanda ushtarake e kishte bėrė me qėllim qė tė pėrfitojė nė kohė deri sa tė arrijnė forca tė reja nga Selaniku dhe Stambolli. Nė ndėrkohė Turgut Pasha kishte tubuar Kėshillin ushtarak tė luftės me komandantėt dhe gjeneralėt: Shefki Pasha, Ali Pasha, Xhavit Pasha si dhe Daut Pasha. Turgut Pasha ishte i sigurt nė fitoren e tij, kėshtu qė konsullit serb Nenadiq nė Stamboll i kishte deklaruar se “ sė shpejti do tė nisemi nė Ka -ēanik ku do t’i kapim dhe do t’i vrasim prijėsit kryengritės. Raportuesi shprehte rezervė ndaj atyre fjalėve tė tij sepse “ nė ralitet ishte shtuar dyshimi i portės nė fitore (31). Pas pėrgatitjeve intenzive dhe tė gjithanshme nga Kėshilli i ministrave ishte dhėnė urdhėr qė forcat ushtarake nga Ferizaj dhe Shkupi tė nisen drejt Kaēanikut. Nga Ferizaj ishin nisur 30 batalione tė kėmbėsorisė me altileri dhe reparte tė kalorėsisė nė tri drejtime: Krahu i majtė nėn drejtimin e osman Pashės me 8 batalione ushtarėsh, 2 bateri topash malor dhe 4 mitralozė, kishte marshuar nė drejtim tė Pozhranit, Viti, Korbliq, pėr tė vepruar nga ana e veriut dhe pėr tė arritur nė Han tė Elezit. Krahu i djathtė nėn komandėn e Xhavit Pashės me 10 batalione, me 2 bateri topash, me 4 mitralozė ishte planifikuar tė vepron -te nė jugpėrendim, kėshtu qė kishte marshuar drejt rrjedhės sė Lepencit. Kolona e tretė qendrore e udhėhequr nėn komandėn e vetė Shfqet Pashės me 8 batalione, me 4 bateri topash dhe me 8 mitralozė kishte marshuar nė drejtim tė Ferizajit, Komogllavė, Begracė, Nikoc pėr tė arritur nė Kaēanik tė Vjetėr. Ushtria e stacionuar nė Shkup poashtu marshoi nė tri drejtime. Njė kolonė marshoi nėpėr Quhor e Bllatė pėr ta sulmuar Demjakun. Disa batalione qė ishin nisur nga Shkupi, tė udhėhequr nga Mehmet Pashė Dervalla pasi qė e kishin thyer rezistencėn e shqiptarėve kishin depėrtuar nė Gllobiēicė dhe kishin arritur qė t”i vendosin topat nė njė lartėsi qė dominonte nė Grykėn e Kaēanikut. Kolona e tretė nga Shkupi ishte nnisur nė drejtim tė Kumanovės, tė Preshevės, tė Bujanocit, Gjilanit. Kėshtu forcat kryengritėse ishin tė rrethuara nė tė gjitha anėt nė mes Gjilanit, Karadakut, Ferizajit, Shkupit, Maleve tė Sharrit, Anamoravės dhe Kaēanikut. Para se tė bėhej rrethimi i hekurt i kėsaj pjese tė Kosovės, Shefqet Turgut Pasha kishte urdhėruar qė tė shkatėrrohen tė gjitha fshatrat shqiptare ku do tė kalonte ushtria turke me qėllim tė frikėsimit tė popullsisė dhe tė zbrajes sė kryengritėsve shqiptarė pėr ta ndėrprerė luftėn. Kolona e majtė e komanduar nga osman Pasha i kishte shkatėrruar fshatrat kabash, Binēė, Pozharan e tė tjera nė tė cilat ishin fortifikuar fshatarėt tė cilėt forcave turke u shkaktonin dėme tė mėdha, kurse konsuli serb kishte shėnuar “Osman Pasha hyri nė Kaēanik me njė ushtri tejet tė shkatėrruar” kolona e Shefqet Turgut Pashės pasi qė u pėrforcua me njėsi tė reja nga Ferizaji vazhdoi rrugėn nė drejtim tė Kaēanikut. Ushtria e kolonės sė dytė dogji radhazi fshatrat Begracė, Stagovė, Runjevė, Verban dhe tė tjera duke vrarė shumė civilė, gra e fėmijė. Tė gjitha kolonat marshuan drejt Grykės sė Kaēanikut. Mė 29 prill kishte filluar beteja mė e madhe ndėrmjet kryengritėsve dhe forcave turke. Sipas burimeve historike ushtria osmane kishte angazhuar rreth 9 mijė kėmbėsorė, 2 batalione tė altilerisė dhe repartet e kalorėsisė. Turgut Pasha me me altileri rrafshoi pėr toke fshatrat pėrreth Grykės sė Kaēanikut. Luftimet mė tė rrepta u zhvilluan prej 30 prillit deri mė 2 maj 1910, kur nė Shkallė tė Kaēanikut luftohej fyt pėr fyti me ē’rast mbeten shumė tė vrarė nė tė dy anėt.

Kryengritėsit luftuan me guxim tė hatashėm gjė tė cilėn e pranuan edhe oficerėt osmanė, tė cilėt ishin mahnitur me trimėrinė dhe disiplinėn e tyre. Kryengritėsit pas 2 majit u tėrhoqėn nė drejtim tė Karadakut dhe tė Anamoravės, prej nga e vazhduan luftėn edhe shumė kohė. Njė pjesė e kryengritėsve u tėrhoq nė drejtim tė Grykės sė Carralevės pėr ta vazhduar luftėn pėr mbrojtjen e Rrafshit tė Dukagjinit si dhe qytetin e besa-besės shqiptare Prizrenin. Kėshtu pėrfundoi njė prej betejave mė tė mėdha nga kryengritėsit shqiptarė nėn udhėheqjen e Idriz Seferit. Luftimet vazhduan nė Carralevė e gjetiu. Turdut Pasha pas tėrheqjes sė kryengritėsve u doli prapa shpine dhe u pėrpoq qė t’i rrethonte me qėllim tė shpartallimit sa mė tė shpejtė.

Lufta e Komogllavės

Pasi kryengritėsit u tėrhoqėn nga Gryka e Kaēanikut, Idriz Seferi me shtabin e vet ndodhej nė Komogllavė, ku kishin zėnė pozita dhe me qėllim tė vazhdimit tė luftės drejt Karadakut. Sipas studiuesit turk Syjelman Kulēe mė 2 maj 1910 ishte zhvilluar njė betejė e madhe. Sipas kėtij historiani ishte zhvilluar luftė e rreptė ku turqit kishin humbur oficerė dhe 113 ushtarė, ndėrsa sipas kryekomandantit dy batalione turke kishin shtėnė kundėr njėri tjetrit pėr shkak tė rrėmujės qė ishte krijuar. Nė kėtė luftė vetė komandanti Idriz Seferi ishte pėrballur me ushtrinė turke dhe ishin vrarė 12 ushtarė turq. Lufta ishte e rrufeshme, por e pabarabartė, sepse Idriz Seferi ishte me fare pak ushtarė, kurse forcat turke ishin nė ofanzivė dhe shumė mė tė mėdha. Nė saje tė shkathtėsisė Idriz Seferi shpėtoi bashkė me suitėn e vet, kurse luftėrat nuk u ndėrprenė deri mė 1912. Gjatė luftimeve mė 1910 Idriz Seferi dy herė ėshtė shpallur i vrarė nga komanda e ushtrisė osmane.

[Bota Sot]


ARTIKULL 2:

Nė 100 vjetorin e Betejės sė Grykės sė Kaēanikut, 24 prill - 02 maj 1910

RRETHANAT POLITIKE QĖ SOLLĖN DERI TE KRYENGRITJA E KOSOVĖS E VITIT 1910

Autor: Mr.sc. Metush Zenuni - Kaēanik, 08. 05. 2010

Foto: Busti i atdhetarit Idriz Seferi nė Kaēanik

Historia mijėvjeēare e popullit shqiptar ėshtė e mbushur me luftra pėr mbrojtjen e trojeve tė veta etnike dhe pėr ēlirimin e vet kombėtar, ndėrsa asnjėherė nė histori nuk zhvilloi luftėra pushtuese. Luftėrat heroike qė zhvilloi populli shqiptar gjatė shek. XV nėn udhėhegjen e Gjergj Kastriotit - Skėnderbeut, frymėzuan gjithė brezat qė erdhėn mė pas nė kryengritjet e tyre ēlirimtare kundėr pushtuesve tė huaj. Poashtu nė lėvizjet kombėtare tė shek. XIX emri i Skėnderbeut u bė simbol i bashkimit kombėtar tė mbarė shqiptarėve nė luftėn pėr ēlirimin e Shqipėrisė e tė trojeve tė pushtuara shqiptare nga Perandoria Osmane.
Perandoria Osmane nuk i njohu asnjėherė shqiptarėt si komb mė vete. Ai i trajtoi ata sipas fesė: myslimanėt si osmanė, ortodoksėt si grekė dhe katolikėt si latinė. Pėrballė kėsaj politike qė vinte nė rrezik ekzistencėn e shqiptarėve si komb dhe tė Shqipėrisė si atdhe tė tyre, patriotėt shqiptarė shpalosėn qysh nė fillim tė Rilindjes Kombėtare flamurin e luftės pėr njohjen e kombit shqiptar nė arenėn ndėrkombėtare dhe pėr bashkimin e katėr vilajeteve nė njė territor tė vetėm administrativ, pėrkatėsisht nė njė vilajet tė vėtem shqipėtar. Gjatė shek. XIX, Kongresi i Berlinit ndau edhe njė herė trojet shqiptare pėr tė ngopur apetitet e shteteve fqinje nė Ballkan, Serbisė, Greqisė dhe Bullgarisė. Edhe pas shtypjes sė Lidhjes sė Prizrenit nė qershor 1878, lufta pėr autonomi vazhdoi dhe ēėshtja shqiptare tėrhoqi vėmendjen e fuqive tė mėdha.
Pas luftės Osmano - Greke, tė vitit 1897, fuqitė perėndimore i pėrtėritėn presionet e tyre mbi Stambollin qė tė fillonte zbatimin e reformave administrative tė kahershme nė Maqedoni dhe nė trojet shqiptare. Nė janar tė vitit 1899, nė Gjenevė u organizua Kongresi i Maqedonėve dhe Bullgarėve pėr tė kėrkuar formimin e njė Maqedonie Autonome ku do tė pėrfshiheshin Vilajeti i Manastirit dhe Vilajeti i Kosovės. Si reagim ndaj kėtyre ngjarjeve njė grup krėrėsh shipėtar nė Kosovė filluan mė aktivisht fushatėn pėr ringjalljen e idesė sė vjetėr tė bashkimit tė katėr vilajeteve me popullatė shqiptare (Kosova, Manastiri, Janina dhe Shkodra) nė njė Vilajet tė vetėm.[1]
Fryt i kėtyre pėrpjekjeve ishte thirrja e Kuvendit Kombėtar Shqiptar, i njohur si Lidhja e Pejės, i cili zhvilloi punimet nė Pejė mė 23-29 janar 1899. Kuvendi mori vendime tė rėndėsishme siē ishin Rezoluta (Kararnameja) prej 11 pikash dhe akti i Besės prej 12 pikash. Kryetar i Kuvendit dhe Komitetit u zgjodh Haxhi Zeka. [2] Perandoria Osmane, e udhėhequr nga Abdyl Hamiti II, i cili fillimisht kishte pamjen e njė reformatori, por pėr shkak tė presionit qė kishte nga Rusia, Anglia, Austro - Hungaria dhe Franca, tė cilėt punonin pėr reformat nė favor tė popujve tė krishter dhe duke pėrfituar nga shpallja e luftės prej Rusisė, ai e pezulloi kushtetutėn dhe u mbėshtet gjithnjė e mė shum ėnė hierarkinė fetare myslimane. [3]
Pėrvoja e Lėvizjes Kombėtare e viteve tė fundit tė shek. XIX, u tregoi shqiptarėve se njė nga rrugėt pėr tė larguar rrezikun e copėtimit tė vendit ishte pėrmbysja e regjimit autokrat tė Sulltanit dhe vendosja e njė rendi tė ri kushtetues qė tė njihte tė drejtat kombėtare tė popujve tė shtypur. Pėr t’ia arritur kėtij qėllimi, atdhetarėt shqipėtar hynė nė bashkėpunim me Lėvizjen nacional - borgjeze tė turqve tė rinj (Xhon Turq) qė lindi nė vitet ’80-ta tė shek.XIX dhe drejtohej kundėr absolutizmit tė sulltan Abdyl Hamitit II.[4] Kjo bėri qė kundėrshtarėt e regjimit tė Abdyl Hamitit II mė 04 -09 shkurt 1902 nė Paris tė mblidhen nė kongresin e parė tė turqve tė rinj,[5] qė i bashkoi Turqit, Arabėt, Kurdėt dhe Shqiptarėt tė cilėt veten e quanin Xhonturq. Nga shqiptarėt nė Kongres morėn pjesė: Ibrahim Temo, Ismail Qemali, Dervish Hima etj.[6]
Megjithate Kongresi nuk pati rezultat, sepse programet e pėrballė programeve nacionale tė shqiptarėve, kurdėve ose Armenėve, viheshin ėndrrat e osmanistėve qė e shikonin tė ardhmen e perandorisė nė njė simbiozė tė popujve tė ndryshėm.[7] Pas pėrpjekjeve disavjeqarė komitetet xhonturke nė Paris dhe Selanik, vendosė qė tė thirrej Kongrsi i II xhonturk, i cili u mbajt mė 27-29 dhjetor nė Paris. Nė kėtė Knogres u mor vendim pėr organizimin e Kryengritjes sė armatosur pėr rrėzimin e Abdyl Hamitit II.[8]
Revolucioni xhonturk i vitit 1908, ndodhi mė tepėr pėr shkak tė situatave tė brendshme turke, sesa pėr shkak tė problemeve tė jashtme tė Perandorisė qė aspironin pėr zhvillime tė reja Evropiane. Xhonturqit ishin idhtar tė njė partie reformatore, e cila rrekej ta kthente turqinė nė njė shtet kushtetutar sipas modelit Europerėndimor.[9] Perandoria Osmane nga pikėpamja ndėrkombėtare, arriti kulmin e tij mė 1856, kur Kongresi i Parisit rivendosi pushtetin e Sulltanit dhe garantoi territorin e Perandorisė. Por, njėzet e dy vjet pas Parisit, nė Kongresin e Berlinit, ata autorizuan copėtimin e territoreve turke dhe sulltani u ndodh nė njė pozitė shumė tė disfavorshme. Qėllimi i Evropės ishte tė shpėtonte Turqinė nga kthetrat e Rusisė dhe shumė vjet pas 1878-tės, deri nė fillimin luftės sė madhe, kabinetet evropiane i ishin pėrmbajtur politikės sė tyre pėr Lindjen e Afėrt, e cila kishte tė bėnte me integritetin e Perandorisė osmane.[10]
Acarimi i marrėdhėnievendėrkombėtare dhe angazhimi gjithnjė e mė i madh i Austro - Hungarisė, Rusisė dhe Italisė nė Turqi, patėn ndikim nė afrimin e shqiptarėve me Xhonturqit. Shtetet e sapokrijuara tė Ballkanit: Serbia, Greqia, dhe Bullgaria, poashtu po bėnin pėrpjekje pėr aneksimin e trojeve shqiptare.[11] Serbia veēanarisht, kishte pėrqėndruar tėrė veprimtarinė politike dhe diplomatike nė pėrpjekjet e saj pėr tė siguruar pėrkrahjen e Rusisė, pėr t’iu kundėrvėnė sa tė ishte e mundur zgjerimit tė ndikimit politik tė Austro - Hungarisė nė Ballkan dhe tė ēdo aksioni tė saj nė Kosovė, tė nxiste antagonizmin midis Italisė dhe Austro - Hungarisė, duke synuar tė nxjerrė fitime pėr interesa tė saja politike.
Diplomacia serbe, e mbėshtetur nė pėrkrahjen e fortė tė diplomacisė ruse, u angazhua nė mėnyrė tė pa ndėrprerė pėr shuarjen e Lėvizjes Kombėtare Shqipėtare, qoftė pėrmes hapave tė vazhdueshme te porta e lartė, qoftė pėrmes aksioneve tė pėrbashkėta politike me shtetet tjera tė Ballkanit. [12] Krahas hapave diplomatike nė Stamboll, Ministria e Jashtme e Sėrbisė kėrkoi nga pėrfaqėsitė e veta nė Turqi qė ta pėrdornin gjithnjė vėmendjen nė minimin e Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. Ajo rekomandonte njė varg formash pėr arritjen e kėtij qėllimi: korruptimin dhe bėrjen pėr vete tė bejlerėve tė mėdhenj qė do tė punonin nė tė mirėn e synimeve politike tė borgjezisė serbe, nxitjen e hakmarrjes dhe vėllavrasjes si dhe angazhimin e personave tė pėrshtatshėm pėr tė likuiduar krerėt e shquar. Serbia ishte i vetmi shtet sllav i Ballkanit qė u deklarua qė nė fillim kundėr kryengritjes sė Kosovės tė vitit 1910 dhe ishte e interesuar qė ajo tė shtypej sa mė shpejtė dhe nė mėnyrė sa mė energjike.[13] Popujt e Ballkanit - grekėt, shqiptarėt, sllavėt dhe maqedonėt, kishin pikėpamje tė ndryshme, qė shkonin nga autonomia e deri nė pavarėsi. Qė nė dimėr tė vitit 1908 - 1909, komitėt bullgar dhe andartėt grekė rimorėn armėt nė njė kohė qė edhe viset shqiptare po merrnin flakė.[14]
Fitorja e revolucionit xhonturk nė vitin 1908 (Hyrietit), ndėrhyrja e fuqive tė mėdha nė Kosovė si dhe gatishmėria e shqiptarėve pėr tė luftuar kundėr Sulltanit, ndikuan nė thirrjen e Kuvendit tė Ferizajt, i cili u mbajt mė 20 korrik tė vitit 1908. Kuvendi i dėrgoi telegram sulltanit duke kėrkuar rivendosjen e sistemit kushtetues tė vitit 1876 dhe mbledhjen e Parlamentit, pėr vendosjen nė Perandorinė Osmane tė regjimit monarkist, kushtetues e parlamentar.[15] Megjithė pėrkrahjen qė i dha Lėvizja Kombėtare Shqiptare Revolucionit Xhonturk, pas fitores sė tyre, sidomos pas thyerjes sė kundėrrevolucionit tė 13 prillit 1909, xhonturqit morėn masa brutale kundėr zhvillimit tė Lėvizjes.[16] Kėtyre masave u shtoheshin edhe presionet e fuqive tė mėdha tė ndara tani nė Aleancėn tripalėshe dhe tė pėrqara nga rivalitetet imperialiste.
Franca e shqetėsuar pėr fondet qė i kishte dhėnė hua Sulltanit, mbante qėndrim tė rezervuar dhe ua refuzoi njė hua xhonturqve, tė cilėt i referoheshin gjithmonė miqėsisė me francezėt.[17] Xhonturqit, pasi erdhėn nė fuqi i shkelėn premtimet qė i kishin dhėnė nė pragun e revolucionit tė tyre, se do t’u japin tė drejtat kombėtare tė gjitha kombėsive jo turke tė Perandorisė Osmane. Pėrkundrazi, goditjen e parė xhonturqit vendosėn tua jepnin shqipėtarėve, tė cilėt pas revolucionit tė korrikut 1908 kishin fituar me luftėn e tyre disa tė drejta kulturore tė kufizuara. Xhonturqit arsyetoheshin sikur ata (shqipėtarėt) kishin pėrkrahur kundėrrevolucionin Abdylhamitian tė prillit 1909.[18] Ekspeditat e Xhavit Pashės tė vitit 1909, taksat dhe tatimet e reja, rekrutimi i detyruar ushtarak, masat pėr ēarmatimin me dhunė tė popullsisė, ndjekjet policore kundėr klubeve e atdhetarėve shqiptarė, si dhe reaksioni xhonturk kundėr shqiptarėve, krijoi dalngadalė njė gjendje revolucionare nė mbarė Shqipėrinė. Pėrballė kėsaj gjendjeje politike, rrethet atdhetare shqiptare bėnė pėrpjekje pėr bashkėrendimin e lėvizjes nė shkallė kombėtare.[19]
Ndikim tė veēantė pati nė vilajetin e Kosovės, sepse kėtu arbitrariteti i Stambollit ishte mė i shfrenuar se ēdo kund tjetėr. Acarimi i vazhdueshėm i gjendjes politike ēoi nė kryengritjen antiosmane, e cila shpėrtheu nė Kosovė nė pranverė tė vitit 1910.[20] Pas shpresave tė vitit 1908, kur njė pėrfaqėsues i parisė, Ismail Qemajli ishte vėnė nė krye tė grupit shqiptar nė Parlament, zhgėnjimet nuk kishin vonuar. Krahina e Kosovės u ngrit qė nė mars 1910, e ndjekur shpejtė nga malėsorėt e veriut nėn udhėheqjen e Dedė Gjo Lulit qė ngriti flamurin e Skenderbeut. [21]
Ismail Qemajli, nga Stambolli jepte udhėzime pėr organizimin e Kryengritjes. Njė veprimtari tė dendur patriotike zhvillonin edhe shtypi i kohės dhe patriotėt e tjerė jashtė vendit. Grupi i deputetėve shqipėtarė nė krye me Hasan Prishtinėn nga tribuna e Parlamentit Osman demaskonte politikėn xhonturke dhe mizoritė e kryera nė Kosovė. [22] Deputeti Hasan Prishtina paralajmėroi se nėse nuk ndryshohej kjo lloj politike, atėherė Kryengritja e pėrgjithshme do tė ishte e pashmangshme. Parashikimi i Hasan Prishtinės u vėrtetua dhe nėpėr vilajete nisėn sulmet masive tė popullsisė fshatare dhe asaj qytetare kundėr abuzimeve tė administratės turke. [23] Nė mesin e prillit vitit 1910, nė Vilajetin e Kosovės, vijuan tė krijohen ēeta tė armatosura: popullsia po pėrgatitej pėr luftė. Pushteti xhonturk, duke parė se ē’pėrmasa po merrte vala e kryengritjeve shqiptare nė Kosovė, dėrgoi Shefqet Turgut Pashėn me njė ushtri prej 16.000 ushtarėsh. [24]
Nė proklamatėn qė i drejtoi popullsisė sė Kosovės para se tė fillonte operacionin ushtarak, Gjenerali Ēerkez, Shefqet Turgut Pasha u orvat ta pėrligjte atė nė sytė e popullsisė sė revoltuar dhe tė bindte Kosovarėt se qeveria ishte shtrėnguar tė dėrgonte ushtrinė nė kėtė vilajet, pėr tė vendosur rregullin e qetėsinė dhe pėr tė ndėshkuar tė gjithė ata qė mbillnin pėrēarjen. [25] Kryengritėsit shqiptar, me tė marrė vesh se Shefqet Turgut Pasha kishte nisur njė ushtri kaq tė madhe, tė ndarė nė dy kolona, filluan tė zinin pozicionet rreth Grykės sė Kaēanikut.[26] Isa Boletini kishte tubuar kryengritėsit e Shalės, tė Llapit, tė Dukagjinit e tė Drenicės dhe arritėn nė Llapushnik. Mė 15 prill 1910, Hasan Hysen Budakova i rrethit tė Prizrenit e Idriz Seferi i rrethit tė Gjilanit kishin mbėrritur herėt nė mėngjes, te sheshi i xhamisė nė Caralevė. Mbledhjen e kryesoi, Idriz Seferi. Nė kėtė mbledhje u caktua Kėshilli i Furnizimit dhe u vendos qė tė dėrgoheshin nė tė dy anėt e Grykės sė Kaēanikut luftėtarė tė stėrvitur nga tė gjitha viset e Kosovės. [27] Idriz Seferi sė bashku me kryengritėsit e anėve tė Gjilanit e tė Preshevės i caktua tė mbronte Grykėn e Kaēanikut nga ushtria Osmane, e cila depėrtonte nga Shkupi drejt rrafshit tė Kosovės. Mė 24 prill 1910, forcat kryengritėse kosovare, tė udhėhequra nga Idriz Seferi, e shtinė nė dorė Grykėn e Kaēanikut, e ndalėn trenin qė qarkullonte nėpėr Kaēanik, i ēarmatosėn ushtarėt dhe ndėrprenė lidhjen kyēe tė komunikacionit Shkup - Vilajeti i Kosovės.
Rėnia e Grykės sė Kaēanikut nė dorė tė kryengritėsve kosovarė pati njė rėndėsi tė madhe, sepse kjo Grykė konsiderohej nga ushtria osmane si njė portė drejt pushtimit tė tokave shqiptare.[28] Porta e lartė, me tė marrė lajmin se Gryka e Kēanikut kishte rėnė nė duar tė shqiptarėve, vendosi tė dėrgonte akoma mė shumė forca nė Kosovė pėr tė shuar kryengritjen dhe pėr ta shtėnė nė dorė sa mė parė Grykėn e Kaēanikut.[29] Mė 29 prill 1910, kryengritėsit shqiptar, afro 3000 - 4000, u gjetėn tė rrethuar nė Grykėn e Kaēanikut nga njė ushtri elite osmane prej 40.000 ushtarėsh. Pra katėr mijė kryengritės shqiptar kishin pėrballė dyzet mijė ushtar turq. Sulmin e parė e filloi ushtria osmane, duke djegur fshatrat Begracė, Stagovė, Runjevė e Vėrban, ku mendohej se atje ishin pėrqėndruar 800 kryengritės shqiptarė pėr tė mbrojtur Kaēanikun nga ana e veriut.
Lufta e rreptė nė mes tė kryengritėsve shqiptar dhe forcave tė ushtrisė osmane, filloi mė 29 prill 1910. Gjatė tėr ditės Gryka e Kaēanikut ushtonte nga gjėmimi i topave dhe nga virgėllima e pushkėve tė vjetra shqiptare. Kur malėsorėve u mbaroi municioni, lufta filloi fyt pėr fyti. Pas shtatė orė luftimesh tė pėrgjakshme, ushtria osmane shtiu nė dorė stacionin hekurudhor dhe tėrė qytetin. [30] Nė mesditė e 30 prillit 1910, ushtira osmane me artileri tė rėndė dhe 9.000 kėmbėsor hyri nė Grykėn e Kaēanikut ndėrsa rezistenca vazhdoi deri mė 01 maj 1910. Arsyet e kryengritjes sė shqiptarėve tė vitit 1910 tė njėjta me kryengritjet e vitit 1909, pra rezistenca e shqiptarėve ndaj padrejtėsive qė i bėnte perandoria osmane ndaj shqiptarėve nė administratė, kulturė dhe nė arsim.[31] Me gjithė epėrsinė e madhe numerike tė forcave armike, kryengritėsit i thyen sulmet e tyre. Pėr dy ditė rresht (mė 30 prill - 1 maj) divizioni osman nuk mundi tė mposhtte qėndresėn e kryengritėsve shqiptarė, tė cilėt treguan aftėsi tė veēanta luftarake. Forcat osmane tė pėrfshira drejtpėrsėdrejti nė luftime kundėr kryengritėsve nė Kosovė arritėn nė afro 30 000 veta. Ushtria osmane pėsoi humbje tė mėdha. Sipas tė dhėnave, nė betejėn e Kaēanikut u vranė disa mijėra ushtarė dhe 90 oficerė osmanė. Shefqet Turgut pasha humbi nė Kaēanik mė shumė se njė tė katėrtėn e forcave, qė kishte nėn komandėn e tij, u shpartalluan rreth 20 batalione. Pas kėsaj ushtria filloi tė hakmerrej mbi popullsinė e pambrojtur. Luftimet qė kryengritėsit shqiptarė zhvilluan nė Kaēanik, patėn jehonė brenda dhe jashtė vendit. Ato u pėrjetėsuan nė epikėn popullore. [32]
Pasi mori Grykėn e Kaēanikut, Shefqet Turgut pasha, nė ditėt e para tė majit, i pėrforcuar edhe me trupa tė tjera qė i erdhėn nga Selaniku, filloi mėsymjen nė drejtimin Ferizaj-Carralevė. Kėtu u ndeshėn me forcat kryengritėse qė vepronin nė zonėn Shtimje-Carralevė, tė komanduara nga Isa Boletini, numri i tė cilave nuk i kalonte 4 000 veta. Mė 10 maj, pas njė lufte qė zgjati gjithė ditėn, kryengritėsit, duke pėrfituar nga errėsira e mbrėmjes, ēanė rrethimin; gjatė tėrheqjes mundėn tė marrin me vete shokėt e plagosur, midis tė cilėve edhe komandantin e tyre, Isa Boletinin, qė u dallua nė kėto luftime si udhėheqės e komandant i aftė dhe i talentuar ushtarak. [33]
Pas rėnies sė Grykės sė Carralevės, ushtria osmane marshoi nė pjesėn perėndimore e qendrore tė vilajetit tė Kosovės. Mė 1 qershor ato u futėn nė Pejė dhe nė Gjakovė. Shefqet Turgut pasha nuk arriti tė futej nė Shkodėr, siē kishte parashikuar, pėrmes Dukagjinit. megjithatė, ai hyri nė Shkodėr pėrmes Pukės mė 24 korrik 1910. Me vendim tė qeverisė u mbyllėn tė gjitha shkollat shqipe, u ndalua nxjerrja e gazetave dhe botimi i librave nė gjuhėn shqipe. U pushuan nga puna mėsuesit e gjuhės shqipe tė shkollave shtetėrore, si dhe nėpunėsit shqiptarė qė kishin marrė pjesė nė lėvizjen kulturore e arsimore kombėtare. [34]
Kryengritja e Kosovės e vitit 1910 ushtroi ndikim tė fuqishėm nė zhvillimin e mėtejshėm tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. Jehona e saj u ndje edhe nė lėvizjet ēlirimtare tė popujve tė tjerė, tė Maqedonisė dhe tė Arabisė. Pėr ta nuk qenė tė panjohura synimet shoviniste tė qarqeve politike tė shteteve fqinje, qė mund tė shfrytėzonin luftėn shqiptaro-osmane pėr plotėsimin e qėllimeve tė tyre. Kryengritja kundėrosmane nė Kosovė filloi nė kohėn kur mbreti Pjetėr I, N. Pashiqi dhe Millovanoviēi, pas vizitės sė tyre nė Petrograd, shkuan edhe nė Stamboll. Qeveritarėt serbė shpresonin atėherė se do tė mund tė siguronin koncesionin e hekurudhės sė Adriatikut.
Nga ana tjetėr, Bullgaria bėnte pėrpjekje tė lidhej me qarqet politike shqiptare pėr ta pėrdorur luftėn e tyre nė tė mirė tė synimeve tė veta. Pėr kėtė qėllim qeveria bullgare dhe vetė mbreti Ferdinand mbanin lidhje me organizatat shqiptare dhe me disa nga krerėt shqiptarė. Ndėrkaq qarqet politike dhe shtypi i Sofjes ndiqnin me interesim kryengritjen shqiptare. Grupe tė tjera politike bullgare, duke i vlerėsuar ngjarjet nė Shqipėri si kalimtare, kėrkonin qė Bullgaria tė mbante qėndrim korrekt kundrejt Perandorisė Osmane. [35] Megjithėkėtė, si qarqet oborrtare tė Sofjes tė kryesuara nga princi Ferdinand, ashtu edhe qeveria bullgare, duke menduar se kryengritja shqiptare do t’i jepte njė goditje tė fortė regjimit xhonturk, parashikonin tė nxirrnin pėrfitime prej saj. Pėrfaqėsuesi diplomatik serb nė Sofje u pėrpoq tė bindte kreun e qeverisė bullgare, se ishte nė interesin e shteteve ballkanike t’i liheshin Turqisė duart tė lira pėr tė shtypur kryengritjen shqiptare.
Shqetėsimi se kryengritja shqiptare mund tė shfrytėzohej nga Vjena, si pretekst pėr ndėrhyrje nė Ballkan, pėrbėnte njė arsye mė shumė qė Serbia tė tregohej e rezervuar ndaj lėvizjes sė armatosur nė Kosovė. Kėto zhvillime rrezikonin planet e saj tė kahershme pėr ekspansionin drejt territoreve shqiptare. Synimet autonomiste tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare e shtynin edhe mė shumė qeverinė serbe qė tė kėrkonte shtypjen e kryengritjes sė Kosovės. Millovanoviēi shprehu mendimin se ishte nė interesin e Serbisė dhe tė vendeve tė tjera ballkanike qė konflikti i armatosur i shqiptarėve me xhonturqit tė ishte sa mė i pėrgjakshėm, nė mėnyrė qė tė dyja palėt tė dobėsoheshin sa mė shumė. Sipas parashikimeve tė tij, kėshtu do tė arrihej qėllimi i dyfishtė: nga njėra anė, dobėsimi i Perandorisė Osmane do ta lehtėsonte luftėn e ardhshme tė Serbisė e tė Bullgarisė kundėr saj; nga ana tjetėr, shqiptarėt e mposhtur nga ushtria osmane do tė arrinin nė njė gjendje tė tillė sa tė pranonin tė viheshin nėn Serbinė. Diplomatėt serbė ndiqnin me kėnaqėsi ēarmatimin e shqiptarėve nga autoritetet ushtarake osmane. Pėrfaqėsuesi i Beogradit nė Stamboll e siguronte ministrin e Jashtėm tė Perandorisė Osmane, se Serbia ishte e gatshme t’i bėnte Turqisė shėrbimet e nevojshme pėr t’ia lehtėsuar mposhtjen e kryengritjes. Edhe Porta e Lartė e priti me kėnaqėsi gatishmėrinė e Beogradit pėr tė ndihmuar nė qetėsimin e Kosovės. [36]
Fuqitė e Mėdha, duke respektuar politikėn e ruajtjes sė status quo-sė nė Turqinė Evropiane dhe nė gjithė Perandorinė Osmane, nuk e pėrkrahėn kryengritjen shqiptare tė Kosovės. Ata i trajtuan ngjarjet nė Shqipėri si njė ēėshtje thjesht e brendshme e Perandorisė Osmane dhe i lanė dorė tė lirė Stambollit pėr shtypjen e kryengritjes. Por qėndrimi i Fuqive tė Mėdha kundrejt lėvizjes ēlirimtare tė shqiptarėve e sidomos ndaj metodave tė dhunės e tė terrorit qė pėrdori ushtria turke pėr paqtimin e territoreve shqiptare, nuk ishte i njėjtė.[37] Midis fuqive mė tė interesuara nė kėtė kohė pėr ēėshtjen shqiptare vazhdonin tė ishin Austro-Hungaria dhe Italia. Megjithate, si Vjena ashtu edhe Roma, ndonėse kishin ndaj shqipėrisė qėllime tė kundėrta me ato tė portės sė lartė, mbėshtetėn veprimet e qeverisė sė Stambollit kundėr kryengritėsve shqiptar dhe vazhduan tė ndiqnin politikėn e ruajtjes sė status - quosė nė Ballkan.
Ndėrsa Rusia kėmbėngulte pranė Portės sė Lartė pėr ta ēuar deri nė fund ekspeditėn ushtarake nė Shqipėri, ministri i Punėve tė Jashtme tė Austro-Hungarisė e kėshillonte Stambollin qė tė mos shkonte shumė larg nė masat e dhunės ndaj shqiptarėve, sepse nga ky konflikt do tė pėrfitonin armiqt e Turqisė nė radhė tė parė Rusia, rivalja e fuqishme e Austro - Hungarisė nė Ballkan. [38] Tė njėjtin qėndrim mbajti nė pėrgjithėsi diplomacia gjermane. Nėpėrmjet pėrpjekjeve diplomatike qė bėnė pranė qeverisė xhonturke, Vjena e Berlini i tėrhoqėn vėrejtjen asaj pėr masat e tepruara shtypėse. Ato i bėnė tė ditur Stambollit se ndjekja e kėshillave ruse pėr ashpėrsimin deri nė skaj tė konfliktit me shqiptarėt, do tė sillte dobėsimin e tė dyja palėve dhe do t’ua lehtėsonte shteteve ballkanike plotėsimin e pretendimeve territoriale ndaj trojeve shqiptare, gjė qė nuk e dėshironin as Berlini, as Vjena. [39]
Po kėshtu ministri i Jashtėm i Italisė, San Xhuliano, nėpėrmjet ambasadorit tė tij nė Stamboll, ndonėse nė mėnyrė tė kujdesshme e tė matur, i bėnte tė qartė Portės sė Lartė se edhe Italia nuk e miratonte aksionin energjik dhe masat e egra tė ushtrisė turke nė Shqipėri; ndėrsa opinioni publik e shtypi italian shprehėn simpatinė pėr kryengritjen shqiptare dhe dėnuan politikėn e egėr tė qeverisė xhonturke kundrejt shqiptarėve. Pas shpėrthimit tė Kryengritjes nė Kosovė Qeveria e Romės i premtuan Ismail Qemalit dhe disa personaliteteve shqiptare se do tė pėrkrahin kryengritėsit shqiptarė pėr tė fituar vetėqeverisjen, me kusht qė shqiptarėt tė pėrkrahin synimet imperialiste tė Romės nė rajonin e Adriatikut. Ky synim i Qeverisė sė Romės binte ndesh me interesat e Austro - Hungarisė.[40] Nė kėto qėndrime tė dukshme proshqiptare ushtronte ndikimin e vet edhe mjedisi arbėresh. Nė pjesėn tjetėr tė kontinentit evropian e tė atij amerikan u ndje ndikimi i mitingjeve tė protestės, i agjitacionit dhe i propagandės qė kolonitė shqiptare tė mėrgimit, shoqatat dhe komitetet bėnė nė tė mirė tė kryengritjes shqiptare. Njė vend tė veēantė zė kėtu mitingu i organizuar nė Boston.
Kryengritja e Kosovės e vitit 1910 ishte e para lėvizje e armatosur aq e gjerė e popullit shqiptar nė fillim tė shek. XX, por qė mbeti nė kufijtė e njė vilajeti tė vetėm. Veprimet e suksesshme luftarake tė kryengritėsve nė skajin verilindor tė vilajetit tė Shkodrės nuk ndikuan nė zgjerimin e pėrmasave tė saj. Lufta e armatosur e popullit shqiptar kundėr sundimit osman nuk arriti tė shtrihej nė njė hapėsirė tė gjerė kombėtare as nė rrafshin organizativ, as nė atė politik e ushtarak. Madje edhe nė kufijtė e vilajetit tė Kosovės nuk u arrit njė bashkėrendim i veprimeve luftarake. Ndonėse luftuan pėr tė pėrballuar marshimin e ushtrisė sė komanduar nga Shefqet Turgut pasha, kryengritėsit nuk arritėn tė organizonin njė qėndresė tė pėrgjithshme nė gjithė vilajetin. Vatrat e qėndresės sė shqiptarėve, siē qenė ato tė Kaēanikut, tė Carralevės etj., mbetėn tė shkėputura nga njėra-tjetra. [41]
Nė kėto dobėsi ndikoi edhe mungesa e njė qendre tė vetme drejtuese politike e ushtarake nė shkallė kombėtare ose tė paktėn ndėrkrahinore. Pėrveē kėsaj, pjesa mė e madhe e vendit qėndroi mėnjanė ngjarjeve tė Kryengritjes sė vitit 1910 dhe nuk u pėrfshi nė luftėn e armatosur kundėr regjimit xhonturk. Shumica e veprimtarėve tė klubeve atdhetare nė vilajetet e Shkodrės, tė Janinės dhe tė Manastirit nuk ishte ende e bindur pėr domosdoshmėrinė e luftės sė armatosur. [42] Deputetėt shqiptarė, si Ismail Qemajli dhe shumė patriot tjerė, nuk qenė tė prirur nė kėtė kohė pėr tė dalė nga kuadri i luftės parlamentare dhe ende shpresonin se kėrkesat themelore tė Lėvizjes Kombėtare shqiptare mund tė siguroheshin nė rrugė diplomatike, pa qenė nevoja pėr tė ardhur deri te Kryengritja e armatosur.
Luftėn diplomatike ata e lidhnin me luftėn parlamentare. Kryengritja u shtyp edhe pėr shkak se shqiptarėt u ndodhėn pėrballė njė ushtrie tė madhe nė numėr, nė armatime e nė pajisje luftarake dhe e drejtuar nga oficerė tė zgjedhur, tė stėrvitur nga instruktorė tė huaj. Kryengritja nuk pati pėrkrahjen e qarqeve politike tė shteteve fqinje dhe tė Fuqive tė Mėdha qė vijuan t’i pėrmbaheshin politikės, tashmė tradicionale, tė ruajtjes sė status quo-sė. [43]
_________________________
Literatura e pėrdorur:

ASHRPSSH, E vėrteta mbi Kosovėn dhe Shqiptarėt nė Jugosllavi, Prof.Zekeria Cana, Politika e Qeverisė Serbe ndaj Lėvizjes Kombėtare Shqiptare 1908 -1912.
Eqrem Bej Vlora - Kujtime
Eqber Skėndi - Hoxhė Kadriu - Kadri Prishtina, Rilindja 1992, Prishtinė.
Ferdinand Schevill, BALLKANI, historia dhe qytetėrimi, Tiranė 2002.
Fehmi Kelmendi - Kush janė shqiptarėt, 1990, Biel / Bienne Zvicėr
Georges Castellan, Histori e Ballkanit, shek. XIV - XX, Tiranė 1991.
Hamit Kokollari - Kosova djepi i shqiptarizmit, 1992, Tiranė
Historia e popullit shqiptar II.
Peter Barlt - Shqiptarėt
Petrika Thėngjilli - Historia e Perandorisė Osmane, 1997, Tiranė
Rasim Rexhepi - Seferi ndėr shekuj( Monografi), Gjilan 2005
Sadullah Brestovci, Idriz Seferi-Kreshniku i Karadakut, Rilindja,Prishtinė 19.1.1970
Skender Luarasi - Isa Boletini, Rilindja, Prishtinė 1972.
Shaban Braha - Gjenocidi Serbomadh dhe qėndresa shqiptare 1844 -1990.
Shaban Braha - Idriz Seferi, jeta dhe vepra, Tiranė 1981
Mr. Sheremet Krasniqi, Hasan Hysen Budakova, Rilindja, Prishtinė 1997.
Mr. Tefik Raka - 84 - vjetori i epopesė sė Kaēanikut, bujku, fejton 9 maj 1995
Noel Malcolm - Kosova nje Histori e shkurtėr
Nina Smirnova, Historia e shqipėrisė pėrgjat shek. XX.
Nuray Bozbora - Shqipėria dhe nacionalizmi shqiptar nė Perandorinė Osmane, 1992, Tiranė.
Jetish Kadishani - Sadik Rame Gjurgjeviku
Ibrahim Kadriu - Kalorėsi i Karadakut

[pashtriku.com]
Ndodhi sot