me 24 Prill 1951
U krijunė Forcat Ajrore Shqiptare.

Forcat Ajrore Shqiptare (sqt.: FASh) janė njė nga tre armėt e Forcave tė Armatosura Shqiptare. Nė Forcat Ajrore Shqiptare bėjnė pjesė krahu ajror dhe ai kundėrajror, krah i cili ka nė arsenalin e tij raketa tokė-ajer HQ-1 (versioni kinez i SA-2 'Guideline').

Historia e FASh-it

Shteti shqiptar bėri pėrpjekje tė shumta pėr krijimin e armės sė aviacionit luftarak, por pėr arsye politike njė gjė e tillė nuk u arrit dot deri mbas Luftės sė Dytė Botėrore. Nė vitin 1945 njė grup ish-partizanėsh filloi pėrgatitjen pėr pilotė luftarakė nė shkollėn e aviacionit jugosllav. Ky grup pėrbėhej nga Niko Hoxha, Edip Ohri, Fahri Bubėsi, Pertef Myftari, Ibish Vokshi, Zyhdi Rada, Sazan Xhelo, Irakli Grazhdani, Masar Aga, etj. pas prishjes sė marrėdhėnieve mes Shqipėrisė dhe Jugosllavisė, grupi e vazhdoi pėrgatitjen nė Bashkimin Sovjetik. Forcat Ajrore Shqiptare u krijuan zyrtarisht me 24 Prill 1951. Avionėt e parė ishin avionė sovjetikė tė prodhuar mbas Luftės sė Dytė Botėrore Yak-18 dhe fillimisht u dislokuan nė Laprakė nė periferi tė kryeqytetit tė Shqipėrisė, Tirana. Pak vite mė vonė, Forcat Ajrore Shqiptare do tė pajiseshin edhe me avionė luftarakė reaktive. Skuadrilja e parė me avionė luftarakė MiG-15Bis, kodi i NATOs 'Fagot' e titulluar "Peza" u krijua nė vitin 1955. Kjo skuadrilje u dislokua nė aeroportin e Kuēoves.

Nė vitet e mėvonshme, nė kuadrin e ndihmės ushtarake nga Bashkimi Sovjetik, Forcat Ajrore Shqiptare do tė pajisen edhe me avionė luftarakė tė tipeve MiG-17, kodi i NATOs 'Fresco' dhe MiG-19, kodi i NATOs 'Farmer', dhe nė fillim tė viteve 70-tė edhe me avionė luftarakė MiG-21 tė prodhimit kinez. Avionėt luftarakė qė erdhėn nga Kina kishin marka prodhimi tė ndryshme nga ata sovjetikė, por nė Forcat Ajrore Shqiptare, ata u njohėn gjithmonė me markėn sovjetike tė prodhimit. Nė qershor 1957 u krijua regjimenti i parė transportues i pajisur me helikopterė Mi-1 (3 copė), helikopterė tė rinj Mi-4 (3 copė) si edhe disa avionė me helikė Yak-18 dhe PO-2. Nė vitin 1967 ky regjiment u zgjerua nė kapacitet me ardhjen e 30 helikopterėve Mi-4.

Nė vitin 1962 u krijua Regjimenti i Rinasit me avionė luftarakė MiG-17 dhe avione MiG-19. Avionėt luftarakė MiG-19 ishin 'shtylla' e kėsaj force pėr shkak tė numrit tė tyre tė madh (mbi 70 avione). Po nė tė njėjtin aeroport u dislokuan pėr njė kohė tė shkurtėr avionėt luftarakė tė sapoardhur nga Kina; avionėt luftarakė tė tipit F-7A 'Fishbed C' tė cilėt ishin versioni kinez i avionit luftarak sovjetik MiG-21F-13 (modeli i parė i prodhuar nė masė). Por pas pak kohe kėta avionė (12 nė numėr) u transferuan nė bazėn ajrore mė tė re tė Forcave Ajrore Shqiptare; ajo e Gjadrit, ndryshe e njohur edhe si Lezha-Zadrima. Avionėt F-7A (MiG-21F-13) u grupuan nė njė skuadrilje. Gjithashtu, baza ajrore e Gjadrit kishte edhe 2 skuadrilje me avione F-6S (MiG-19) dhe njė skuadrilje me avionė F-5 (MiG-17) si edhe disa avionė mėsimorė MiG-15UTI dy-vendėsh. Baza ajrore e Gjadrit dallohej nga dy bazat e tjera nga njė tunel i nėndheshėm i ndėrtuar nėn malin e Gjadrit. Edhe pse kishte shumė lagėshti, ky tunel pėrbėnte njė mbrojte ideale kundėr sulmeve ajrore armike. Nė periudhėn 1950-1975, Forcat Ajrore Shqiptare ishin njė nga forcat ajrore mė moderne nė rajon, por edhe nė botė si pėr sa i pėrket pajisjes logjistike, ashtu edhe pėrgatitjes sė lartė tė kuadrit qė ajo dispononte. Pilotėt shqiptarė dalloheshin nga pilotėt e tjerė nė shkollat e huaja tė pėrgatitijes sė pilotėve luftarakė si ato tė Jugosllavisė, Bashkimit Sovjetik dhe Kinės pėr aftėsitė e larta profesionale qė tregonin.

Nuk do tė ishte nje koment aspak i fryre nėse do tė thuhej qė ishin Forcat Ajrore Shqiptare qė e pajisėn Kinėn me teknologji radari. Nė vitin 1962, Bashkimi Sovjetik furnizoi Forcat Ajrore Shqiptare me 12 avionė luftarakė MiG-19PM, kodi i NATOs 'Farmer E' tė pajisur me radarė.Pas prishjes sė marrėdhėnieve me Bashkimin Sovjetik, Shqiperia u miqesua me Kinėn. Qeveria kineze i bėri njė propozim qeverisė shqiptare qė ti shkėmbenin avionėt luftarakė MiG-19PM me njė numėr mė tė madh MiG-19S tė prodhimit kinez. Ky propozim u pranua nga qeveria shqiptare dhe tė 12 MiG-19PM u shkembyen me avione mė pak tė sofistikuar tė variantit MiG-19S. Kėta avione nuk ishin tė pajisur me radarė dhe mund tė fluturonin vetem ditėn nė kushte optimale atmosferike. Po nė vitin 1962, Akademia e Aviacionit u krijua nė Vlorė, akademi e cila kishte statusin e shkollės sė lartė. Kjo akademi kishte nė dispozicionin e saj, avionė mėsimore pėr stėrvitjen bazė CJ-6 (Jak-18), avionė luftarakė reaktive MiG-15bis dhe avionė mėsimorė dy-vendėsh MiG-15UTI.
[redakto]Bazat Ajrore tė FASH'sė

Baza Ajrore Gjadėr (R)
Koordinatat: 41° 53' 43V 19° 35' 55L (41.895277,19.598611) | Kodi Ndėrkombėtar: LAGJ

Baza Ajrore e Gjadrit ėshtė e veēantė nga bazat e tjera fale infrastrukturės qė ka. Pista ajrore u ndėrtua nė njė mėnyrė qė pas uljes nė pistė, avioni mund futej nė njė tunel tė nėndheshem. I ndėrtuar nė vitet 70'tė, kjo bazė ishte "shtėpia" e avionėve MiG-21 dhe MiG-19. Avioni i parė qė pėrdori pistėn e kesaj baze pėr herė tė parė ishtė me 10 Korrik 1973. Fillimisht, Regj. 5646 u krijua me njė skuadrilje avionėsh MiG-19. Mė vonė, 6 MiG-17UTI (FT-5) mbėrritėn dhe gjithashtu, skuadrilje e MiG-21 u transferua nga Rinasi nė Gjadėr. Mė 16 Tetor 1976, nje skuadrilje e dytė mbėrriti nga Kuēova nė Gjadėr e pajisur me MiG-19. Gjatė luftės nė Bosnje-Hercegovinė ne 1995, nė kėtė baze u bazuan avionė pa pilot UAV Predator qė kryenin misione vrojtimi dhe spiunimi mbi forcat serbe. Tashmė kjo baze shėrben si njė baze rezerve dhe pėrdoret pėr mbajtjen e avionėve qė janė jo-operacionale.

Baza Ajrore Rinas (A)

Koordinatat: 41°24“53"V, 019°43“14"L
Kodi Ndėrkombėtar: TIA/LATI
Baza Ajrore Kuēovė (A)
Koordinanat: 40° 46' 19V 19° 54' 7L
Kodi Ndėrkombėtar: LAKC
Baza Ajrore Gjirokastėr (R)
Koordinatat: 40° 5' 14V 20° 9' 11L
Kodi Ndėrkombėtar: LA10
Baza Ajrore Korēė Veriperėndim (R)
Koordinanat: 40° 38' 45V 20° 44' 29L (40.645833,20.741388)
Kodi Ndėrkombėtar: LAKO
Baza Ajrore Vlore (R)
Koordinanat: 40° 28' 34V 19° 28' 27L
Kodi Ndėrkombėtar: LAVL
[redakto]Avionė tė tėrhequr nga shėrbimi aktiv

MiG-15bis "Fagot" & MiG-15UTI

Avioni MiG-15 ishte avioni i parė reaktiv (teorikisht turboreaktiv) nė shėrbim. Varianti trajnues u titullua MiG-15UTI. Ky lloj avioni ishte i pari reaktiv qė fluturoj mbi qiellin e Shqiperisė. Avionėt e pare ishin tė prodhimit rus. Kėta avionė fillimisht u bazuan nė Kuēovė ku u krijua edhe skuadrilja e parė reaktive titulluar 'Peza'.

MiG-17 "Fresco C"

Shumica e kėtyre avionėve erdhen nga Kina falė falė prishjes sė marėdhenieve diplomatike me ish Bashkimin Sovjetik. Forcat Ajrore Shqiptare ishin forca e vetme evropiane qė dispononte avione MiG-17 (dhe 19 e 21) tė prodhuar nga Kina. Shumica e kėtyre avionėve u bazuan nė Kuēovė. Gjithashtu FASH'ja disponon versionin trajnues tė MiG-17 (FT-5). I titulluar MiG-17UTI nė shėrbimin shqiptar, disa avionė tė tillė janė nė pėrdorim nga Krahu Ajror Rinas.

MiG-19 "Farmer S"

Ky avion ishte avioni kryesor i FASH'sė. I bazuar nė tre baza ajrore; Kuēovė, Rinas dhe Gjadėr ky avion ka luajtur njė rol kryesor nė kėtė armė. Avionėt e parė ishin tė prodhimit sovjetik (MiG-19PM) tė pajisur me radare primitive. Kėto avionė mė vonė u shkėmbyen me njė sasi tė madhe avionėsh mė pak tė afėt tė tipit MiG-19S (F-6S)tė prodhimit kinez. Kinezėt ishin tė interesuar tek sistemi i radarit nė MiG-19PM sepse nė atė kohė Kina nuk dispononte teknologji tė tillė. Njė numėr i vogėl i kėtyre avionėve janė nė gjendje operacionale nė Rinas ndėrsa pjesa tjetėr ose janė vėnė nė rezervė ose janė ēmontuar.

Tė transferuar nga Kina nė fillim tė viteve 70'tė dhe tė konsideruar si avionet mė modernė tė FASH'sė, shumica e kėtyre avionėve tashmė janė vėnė nė rezervė nė bazėn ajrore tė Gjadrit. Njė avion ėshtė i bazuar nė Rinas dhe mendohet qė tė jetė nė gjėndje aktive. Nga 12 copė, 10 tė tille ekzistojne sot. Njė u shkatėrrua nė ngritje duke i marre jetėn edhe pilotit dhe avioni i dyte mendohet tė jetė demtuar pasi doli nga pista.

Organizimi i Forcave Ajrore

FASH janė tė organizuara sipas njė strukture hierarkike, ku komandanti i kėsaj force kontrollon ēdo aktivitet nė FASH. Nėn Komandėn e Forcave Ajrore bėjnė pjesė Detashmenti Ajror, Regjimenti i Helikopterėve, Akademia e Forcės Ajrore Shqiptare, Forcat e Mbrojtes Ajrore, Shėrbimi Meteologjik dhe Batalioni Logjistik i Forcave Ajrore.
Komandanti i Forcės

Qė nga data 11 Gusht 2000, komandanti i Forcave Ajrore Shqiptare ėshtė Gjeneral Brigade Astrit Fuat Jaupi. Ai e ka filluar karrierėn e tij si pilot i avionėve tė shpejte. Ai i ka pilotuar tė gjithė llojet e avionėve reaktive shqiptarė duke pėrfshirė kėtu edhe F-7A (MiG-21F-13).
Z. Komandanti i Forcės

Qė nga data 11 Gusht 2000, Zėvėndės Komandanti i Forcave Ajrore Shqiptare ėshtė Kolonel Syrja Selim Gjoka. Ai gjithashtu ka qėnė pilot avionėsh dhe ka mbaruar studimet nė Akademinė e Forcave Ajrore.

Detashmenti Ajror

Detashmenti Ajror ėshtė i bazuar nė Rinas dhe tani ka nė pėrdorim tė vetmit avionė luftarakė reaktivė. Kėta avionė janė tė tipit mėsimorė MiG-15UTI si edhe disa avione MiG-17PF, tė cilėt shėrbejnė pėr mbajtjen nė aktivitet tė pilotėve tė avionėve tė shpejtė. Nė ēdo forcė ajrore, ēdo pilot duhet tė kryejė njė numėr tė caktuar orėsh fluturimi nė njė vit. Ky numėr varet nga rregullorja e asaj force, por numri mesatar ėshtė rreth 30 orė fluturimi. Planet afatgjate pėr kėtė hallkė sė forcės nuk janė shumė tė qarta pėr vetė faktin se FASHja po shndėrrohet pėr njė rol aerotransportues dhe mbėshtetės nė raport me forcat e tjera. Diēka e tillė nuk jep sinjale tė mira pėr tė ardhmen e kesaj hallke.

Regjimenti i Helikopterėve

Regjimenti i Helikopterėve ėshtė i dislokuar nė afėrsi tė Tiranės. Ky regjiment ėshtė pjesė e planeve afatgjate tė Forcave Ajrore. Ky regjiment pritet tė zgjerohet dhe tė pajiset me helikopterė tė mesėm ushtarak dhe me helikopterė tė shėrbimit kėrkim-shpėtim (SAR- Search and Rescue). Infrastruktura e kėsaj njėsie bėn tė mundur uljen dhe ngritjen e njėkohshme tė helikopterėve. Kjo njėsi ėshtė e pajisur me njė uzinė moderne pėr mirėmbajtjen e helikopterėve si dhe ambiente jetese pėr pilotėt dhe punonjėsit.

Brigada e Mbrojtjes Ajrore

Brigada e Mbrojtjes Ajrore ėshtė e dislokuar ne Selite, Tirane. Kjo Brigade ėshtė arma me e vjeter e FASH, e krijuar qe ne vitin 1931. Sot, Brigada ka ne perdorim rraketa dhe topa KA te tipeve dhe kalibreve te ndryshme. Midis tyre, janė rraketat e mesme te tipit HQ-1. 4 bateri rraketash HQ-1 janė te dislokuara ne afersi te Tiranes si dhe ne afersi te portit te Pasha Limanit. Mbi 250-300 rraketa portative te tipit HN-5A si dhe Sa-16 "Igla" perdoren nga njesite e kesaj Brigade. Artileria kundra-ajrore perbehet nga topa te drejtuara me radar te kalibrave 100mm, 85mm, 76mm, 56mm, 37mm, 23mm, 14.2mm si dhe njesi te shumta me mitroloza kundra-ajror 12.7mm. Ne te ardhmen, shumica e siteme luftarake te kesaj Brigade do hiqen nga perdorimi pėr tu zevendsuar me sisteme me moderne dhe perendimore te tipave MIM-23B "I-HAWK", rraketa portative "Stinger", rraketa SHORAD si dhe artileri kundra-ajrore me moderne. Gjithashtu, radaret e vezhgimit te larget apo te afert do te zevendsohen me radar perendimor te firmes Locheed-Martin (nje radar i ketij tipi ėshtė ne perdorim qe nga viti 1999, dhe 4 te tjer priten te merren ne perdorim ne vitet e ardhshme.)

Sistemi Identifikues i FASh-it

Njėsitė e FASH mund tė identifikohet nga numrat e vendosur nė avionėt dhe helikopterėt. Numėrimi i avionėve dhe helikopterėve ėshtė standart nė ēdo forcė ajrore. Nė atė shqiptare, formati ėshtė y-xxx ku 'y' pėrfaqėson njėsine ajrore ku avioni ose helikopteri ėshtė i dislokuar, dhe 'xxx' pėrfaqėson numrin identifikues tė vetė avionit dmth tipin, datėn e prodhimit etj.

Forcat Ajrore Shqiptare nė tė ardhmen

Forcat Ajrore Shqiptare janė nė njė periudhė tranzicioni. Tashmė, njė plan 10-vjeēar, pėr modernizimin e forcės ėshtė nė veprim. Sipas kėtij plani, FASH do tė jenė njė forcė e orientuar nė rolin aero-transportues dhe atė mbėshtėtės tė dy armėve tė tjera. Kėshtu, Regjimenti i Helikopterėve i dislokuar nė Farkė do tė zgjerohet dhe do tė pajiset me helikopterė tė mesėm me aftesi tė transportit tė rėndė dhe aftėsi pėr kryerjen e operacioneve "Kėrkim-dhe-Shpėtim" (SAR).Regjimenti i Helikopterėve do tė ketė tre skuadrilje helikopterėsh, dy transporti dhe nje sulmuese.


Nė shumė artikuj flitet se FASH'ja do tė formojė njė skuadrilje helikopterėsh sulmues me helikopterė tė prodhimit italian ose amerikan. Kjo gjė ėshtė e konfirmuar edhe nga Ministria e Mbrojtjes sė Shqipėrisė.
Avionėt reaktive luftarakė qė ishin krenaria e FASH pėr dekada, tashmė janė tėrhequr nga shėrbimi. Kėto avionė janė avionė MiG-15 bis, MiG-17PF (tip kinez), MiG-19S (tip kinez) dhe MiG-21F-13 (tip kinez). Sic u pėrmend me parė, plane tė tanishme pėr blerjen e avionėve tė rinj nuk ka dhe dicka e tillė nuk pėrmendet nė planin 10-vjeēar.
Po ashtu, sistemi kundėrajror do tė modernizohet. Raketat me rreze tė gjatė veprimi HQ-1 do tė zėvendesohen me sistemin 'Hawk MIM-23B'. Gjithashtu, raketat portative HN-5A do tė zėvendėsohen me raketat te tipit 'Stinger'.

Operacionet Luftarake tė FASh-it

Operacionet e para luftarake tė FASh-it u ndėrmorrėn nga Regjimenti kundėrajror "Ali Demi". Nė Gusht tė vitit 1948 njėsitė KA goditėn dhe rrėzuan njė avion Grek tė tipit "Spitfire" qė kishte shkelur hapėsirėn ajrore Shqiptare pėr mision spiunazhi. Avioni Grek u shkatėrrua dhe piloti u gjet i vdekur. Nė Gusht tė vitit 1949 njėsitė KA tė po kėtij Regjimenti goditėn dhe rrėzuan njė avion tjetėr Grek gjatė Provokacioneve tė gushtit. Avioni Grek, i dėmtuar nga zjarri KA, u detyrua tė ulej nė fushė ku u kap nga njėsitė luftarake Shqiptare. Piloti Grek u kap dhe u burgos si rob lufte.

Njėsitė fluturuese tė FASH panė aksionin e parė luftarak tė tyre nė vitin 1957. Mė 23 Dhjetor tė kėtij viti, njė avion luftarak Amerikan i tipit T-33 shkeli hapėsiren ajrore Shqiptare. Dy avionė tė tipit MiG-15 u ngritėn nga baza ajrore e Kuēovės, tė pilotuar nga Anastas Ngjela dhe Mahmut Hysa. Avioni Amerikan u rrethua dhe u detyrua tė ulet nė pistėn e pambaruar tė aeroportit tė Rinasit. Avioni u sekuestrua dhe piloti Amerikan u kap rob. Piloti Amerikan u lirua mė 11 Janar 1958, ndėrsa avioni u vendos nė muzeun e kėshtjellės sė Gjirokastrės, ku ndodhet edhe sot.

Mė 31 Dhjetor tė po kėtij viti, vetėm disa ditė mė vonė nga ky incident, njė avion tjetėr i huaj shkeli hapėsirėn ajrore Shqiptare. Ky ishte nje avion transporti i tipit DC-7 i Independent Air Travel qė po fluturonte nga Gjermania drejt Singaporit. Dy avionė tė tipit MiG-15 u lėshuan pėr ta kapur. Transportuesi u rrethua dhe u detyrua tė ulej nė aeroportin e Kuēovės.Tė 5 pilotėt dhe avioni civil u liruan mė pas mė 4 Janar 1958 mbasi u vendos qė ishte vetem nje gabim navigacioni. Mė 31 Dhjetor 1958, njė avion tjetėr i huaj u kap nga avionėt reaktivė tė bazės sė Kuēovės. Ky ishte njė C-54D "Skymaster" qė pėrdorej nga CIA pėr tė transportuar armė nė Indonezi. Avioni u detyrua tė ulej nė bazėn e Kuēovės, dhe mė pas pilotėt dhe avioni u liruan pėr t'u kthyer nė Angli. Nje fitore e rendesishme kjo e FASH.

Nė 21 korrik 1967 njė incident i rėndė ndodhi mbi hapėsirėn ajrore Shqiptare. Njė avion jugosllav i tipit F-84 "Thunderjet", i armatosur me rraketa tė paderjtuara dhe bomba, shkeli hapėsirėn ajrore tė Shqipėrisė nė afėrsi tė Dibrės duke fluturuar nė drejtimin Peshkopi-Martanesh-Tiranė. Avioni jugosllav me numėr regjistrimi 11 ishte i dislokuar nė aerodromin ushtarak tė Zemunit, rreth 15-20 km nė veri-perėndim tė Beogradit. Avioni pilotohej nga Boidar Vojevic dhe detyra e tij ishte tė fluturonte pėr nė aerodromin ushtarak tė Kumanovės, Maqedoni, ku do tė merrte pjesė nė stėrvitje. Shėrbimet e radarit nuk arritėn tė diktonin shkeljen e hapėsirės ajrore tė Shqipėrisė pėr shkak se avioni jugosllav fluturonte ulėt duke ndjekur relievin. Avioni u diktua vetėm kur ai iu afrua bazės sė Forcave Ajrore nė Rinas. Pilotė tė gatshėm ishin Koēo Biku dhe Roland Sofroni. 3 avionė reaktivė tė tipit MiG-19, tė komanduar nga pilotėt Koēo Biku, Mahmut Hysa dhe Gėzdar Veipi, u ngriten nga baza ajrore e Rinasit pėr tė interceptuar avioni jugosllav. Avioni Jugosllav u rrethua dhe u detyrua tė ulej nė aerodromin e Rinasit. Mbas uljes piloti jugosllav deklaroi de ai kishte humbur orientimin gjatė fluturimit. Avioni dhe piloti u kthyen nė Jugosllavi mbas njė marrėveshjeje mes Shqipėrisė dhe Jugosllavisė.

Disa incidente dhe operacione luftarake tė tjera u kryen mbi Shqipėri nė vitet 60-70, pėr tė cilėt nuk dihet shumė. Nė vitet 60, dy avionė tė Forcave Ajrore Italiane tė tipit F-84 "Thunderjet" u ulėn nė bazėn ajrore tė Rinasit nė rrethana tė panjohura (sipas njė versioni tjetėr, flitet vetem pėr njė F-84 Italian qė u ul nė Rinas). Nė vitet 70, njė avion i vogėl civil Grek u kap mbi Vlorė nga njė MiG-15. Ai u detyrua tė ulej nė pistėn ajrore tė Vlorės, ku piloti, njė shtetas Grek, u arrestua.

Gjithashtu, nė fund tė viteve 70 njė avion Shqiptar i tipit MiG-21F-13 gabimisht shkeli hapėsirėn ajrore Jugosllave gjatė njė stėrvitjeje. Avioni Shqiptar, i pilotuar nga Luto Sadikaj, u kap nga 2 avionė Jugosllavė tė tipit MiG-21. Avioni Shqiptar u rrethua dhe u detyrua tė ulej nė njė aerodrom nė Kosovė. Por piloti Shqiptar, nė momentin kur avioni bėri kontakt me pistėn e aerodromit, e futi nė forsazh avionin dhe u ngrit pėrsėri, duke lėnė prapa dy avionėt Jugosllavė qė tashmė kishin hapur parashutat e frenimit. Luto Sadikaj iu drejtua Shqipėrisė me shpejtėsi tė madhe dhe u kthye nė atdhe. Fatkeqsisht, Sadikaj vdiq nė njė aksident me po tė njėjtin avion nė vitin 1982. Qė nga viti 1948, njėsitė KA dhe ajrore tė FASH kanė arritur 8-9 fitore kundėr avionėve tė huaj mbi hapėsirėn Shqiptare pa pėsuar humbje. Ky fakt flet pėr aftesitė operacionale dhe gatishmėrinė e lartė tė pilotėve tė FASH.

Forcat Ajrore Shqiptare janė njė forcė me njė histori shumė krenare. Lista e dėshmoreve ėshtė fatkeqėsisht e gjate por ėshtė e rėndėsishme qė ata pilotė qė flijuan jetėn e tyre pėr atdheun, tė mos harrohen.

Pilotėt qė ranė nė krye tė detyrės:

Vasil Nikollė Trasha
Hektor Eftim Lako
Sokrat Gori Basha
Niko Selman Hoxha
Stilian Vani Tanku
Jovan Kacorri
Muharrem Murat Hida
Refit Asllan Jazo
Kaso Salo Petoshati
Shyqyri Aziz Balla
Hazbi Ramadan Serani
Islam Mani
Bego Isa Hoxha
Dhimitėr Spiri Robo
Veiz Halil Kovaēi
Sefedin Hasan Tomēini
Vasil Thoma Noni
Shpėtim Selman Sula
Armando Liman Gjoka
Sabri Shefki Toēi
Luto Refat Sadikaj
Ndue Mėhill Logu
Haki Abaz Skuqi
Jorgji Fane
Agron Hasan Galanxhi
Enver Osman Haka
Pandeli Jorgo Zhupa
Tafil Njazi Agai
Vangjel Vangjel Postoli
Veledin Delo Resuli
Eduard Qiriako Kostėdhima
Fluturim Qani Molla
Idriz Ibrahim Hoxha
Jani Tarifa
Ibush Vokshi, vrarė nė Rusi
Qemal Mėrtiri, vrarė nė Rusi
Vangjel Ēondi, pilot i helikopterit Bell 222U i rrėzuar ne detin Adriatik
Demush Heba, pilot i helikopterit Bell 222U i rrėzuar ne detin Adriatik
Qemal Koni, inxhinier i helikopterit Bell 222U

Ndodhi sot