me 5 Tetor 1884
Lindi Sulejman DELVINA, ishte politikan i shquar shqiptar, kryeministėr mė 1920 dhe pjesėtar i qeverisė sė Fan Nolit mė 1924.

Arsimin fillor e kreu nė vendlindje ndėrsa atė tė mesėm ne gjimnazin "Zosimea" tė Janinės. Mbaroi nė Stamboll nė vitin 1898, Universitetin "Mylkie". U emėrua atashe nė MPB-nė Osmane dhe mė pas si sekretar nė zyrėn e dekreteve tė Kryeministrisė, si dhe profesor nė liceun e Gallatasarait e nė gjimnazin e Vefa-s. U bė shef seksioni nė MPB dhe drejtor i pėrgjithshėm i vilajeteve. Ishte njė ndėr figurat qendrore tė klubit shqiptar tė Stambollit.

Bashkė me patriotė tė tjerė iu kundėrvu politikės xhonturke dhe synimeve shoviniste ndaj Shqipėrisė tė monarkive fqinje. Nė korrik 1911 udhėhoqi manifestimin e studentėve shqiptarė nė Stamboll pėr tė mbėshtetur alfabetin dhe kėrkesat shqiptare. Ishte njė nga nėnshkruesit e thirrjes sė 18 nėntorit dorėzuar pėrfaqėsive tė Fuqive tė Mėdha nė Stamboll ku kėrkohej tė njiheshin tė drejtat kombėtare tė popullit tonė. Nė prill 1919 kolonia shqiptare nė Turqi, e dėrgoi atė nė Konferencėn e Paqes nė Paris, pėr tė mbrojtur nė emėr tė saj interesat e Shqipėrisė dhe pėr tė zgjidhur mosmarrėveshjet politike tė lindura nė gjirin e pėrfaqėsuesve shqiptarė tė atjeshėm. Projektet pėr copėtimin e Shqipėrisė nuk mund tė ndryshoheshin dot nga pėrfaqėsuesit shqiptarė nė krye tė tė cilėve ishte Delvina. Megjithatė ishte Kongresi i Lushnjės qė u mbajt nė janar tė vitit 1920 ai qė hodhi poshtė gjithė vendimet e marra nė Konferencėn e Paqes nė Paris. Nė kėtė kongres morėn pjesė rreth 50 pėrfaqėsues nga gjithė Shqipėria e pavarur, ndėrkohė qė ndėrkombėtarėt vazhdonin me planet pėr copėtimin e vendit. Kongresi zgjodhi dhe qeverinė e tij, nė krye tė sė cilės u zgjodh atdhetari dhe njeriu i respektuar, Sulejman Delvina. Kjo qeveri drejtonte nė atė kohė pjesėn mė tė madhe tė vendit dhe u pėrpoq qė tė kishte jehonė edhe nė fushėn ndėrkombėtare, duke vendosur marrėdhėnie diplomatike me shtetet e huaja, me kusht qė tė respektohej tėrėsia territoriale e Shqipėrisė. Mė pas, Delvina mbėshteti luftėn kundėr bandave esatiste mė 1920 dhe ndihmoi nė pėrfundimin me sukses tė luftės sė Vlorės kundėr pushtuesve imperialistė italianė. Po kėshtu mori pjesė edhe nė nėnshkrimin e protokollit italo-shqiptar tė datės 2 gusht 1920.

Nė moshėn 37 vjeē Sulejman Delvina kreu detyrėn si Ministėr i Brendshėm, 11 korrik 1921 deri mė 16 tetor 1921. Nė kėtė detyrė ndenji 3 muaj e 5 ditė. Mori pjesė nė revolucionin e Qershorit 1924 dhe nė qeverinė e kryesuar nga Fan Noli u emėru ministėr i Punėve tė Jashtme pėr periudhėn nga 16 qershor 1924 - 23 dhjetor 1924. Pas dėshtimit tė kėtij revolucioni, Delvina u largu nga Shqipėria dhe u end nė Evropė pėr disa vjet si emigrant politik. Mė vonė i sėmurė u kthye nė Shqipėri dhe vdiq nė Vlorė nė vitin 1933. U varros nė qytetin e tij tė lindjes, nė varrezat publike, sė bashku me tė vėllain patriotin tjetėr tė shquar, ish kryetarin e bashkisė sė Delvinės, Namik Delvinėn.

Vdiq nė Vlorė nė vitin 1933

Ndodhi sot