me 20 Maj 1903
Lindi nė Shkodėr, shkrimtari, gazetari, studiuesi dhe politikani Ernest Koliqi, nė nji familje me origjinė nga Dukagjini, e rame n'Anamal, e mandej nė Shirokė tė Shkodėrs.

Ishte bir i Shanit dhe i Age Simonit, nė gjirin e nji familje tė madhe me vėlla Mikel Koliqin, i pari kardinal shqiptar, Viktorin, Guljelmin, Lecin, e motra Margeriten dhe Terezinen. Asht themelues i tregimit tonė modern, ndėrkohė dhe poet, romancier, eseist, pėrkthyes, gazetar, madje dhe dramaturg, gjithsesi dhe veprimtar i shquar nė fushėn e politikės, tė kulturės sė politikės dhe tė politikės sė kulturės, gjithmonė kombėtare, tė gjysmės sė parė tė shekullit XX.

Jetėshkrimi

Familja nė zanafillė kishte mbiemnin Kolaj, por nga tregtia e vazhdueshme me Malin e Zi i mbet Koliqi nga nji periudhė e mbrapa. Ndoqi mėsimet e para nė Kolegjin Saverian tė Jezuitėve.

1918 - Ishte 15 vjeē, i ati, Shan Koliqi, e dėrgon pėr tė studjuar nė Itali. Studion nė Kolegjin Jezuit Arici nė Breshia. Nė gazetėn “Noi giovani” (“Ne tė rinjtė”), tė cilėn e themelon vetė me disa bashkėnxėnės, boton poezitė e tij tė para nė italisht.

1921 - Kthehet nė Shqipėri dhe ristudjon shqipen me themel, mentori i tij Emzot Luigj Bumēi e prezanton me pėrfaqsuest ma premtues tė brezit kulturor, si Kolė Thaēi, Kolė Kamsi, Lazėr Shantoja, e Karl Gurakuqi. Nė njė konkurs pėr himnin kombėtar, mes krijuesve te rinj e jo tė rinj, merr pjesė edhe Ernesti i cili vlerėsohet me ēmim tė parė nga njė juri e pėrbėrė prej emrash tė shquar si: Gj.Fishta, F.Noli, M.Frashėri, L.Gurakuqi. Ku dy vjet mė pas themelon sė bashku me patėr Anton Harapin dhe Nush Topallin, revisten "Ora e Maleve".

1924 Bėn pjesė nė Shoqėrinė patriotike "Bashkimi", e krijuar nga Avni Rustemi. E thėrret L. Gurakuqi nė Tiranė si sekretar personal. Mė vonė bėhet sekretar i Ministrisė sė Brendshme. I nxitur nga L.Gurakuqi dhe miqtė e tij, dėrgon nė shtyp poemthin dramatik “Kushtrimi i Skėndėrbeut”. Kjo vepėr i dha shpresėn pėr tė hyrė pėrgjithmonė nė botėn e letrave shqipe. Pėr shkak tė lidhjeve tė tij tė reja politike, detyrohet t'emigrojė pėr pesė vjet nė Tuzėll, Bosnje, pėr t'i shpėtuar ndonjė goditje nga forcat zogiste, pas revolucionit tė dėshtuar tė Nolit.

1929 - I ndikuar nga ky rreth shqiptarėsh, Koliqi shkruan vėllimin me tregime “Hija e maleve”, vėllim i cili e pagėzon edhe si krijuesin e prozės moderne shqiptare. Me njė stil tė mrekullueshėm narrativ, ai arrin tė paraqesė nė kėtė botim njė sėrė episodesh tė jetės malėsore nėn ndikimin e rregullave tė ashpra tė Lekė Dukagjinit por pa munguar edhe skenat e jetės qytetare shkodrane. Me kėtė vėllim ai mirėpritet tė kthehet nė qarqet letrare nė Shqipėri.

1930 - Mbretėria shqiptare e fal Koliqin dhe e emėron mėsues tė thjeshtė gjimnazi. Nga viti 1930 ishte mėsues nė Shkollėn Italiane Tregtare nė Vlorė ku i jep mėsim mes tė tjerėve edhe Petro Markos; dhe nė gjimnazin e shtetit nė Shkodėr, i porositun nga Mustafa Kruja me mbledhė librat e bibliotekės sė tij qė qe shpėrnda ndėr franēeskanė e jezuitė[8]. Derisa shtrėngohet, sėrish pėr arsye politike, tė largohet nė Itali. Nė vitin 1932 botoi vėllimin e parė tė antologjisė “Poetėt e mėdhenj tė Italisė” (me njė parathėnie nga Fishta), njė antologji me 280 faqe qė u pėrdor menjėherė si tekst letėrsie nė gjimnazin klerik tė Shkodrės dhe pėrmban katėr poetėt mė tė mėdhenj tė Italisė: Aligierin, Petrarkėn, Arioston, Tasson.

1933-34 Jep dorėheqjen nga arsimi dhe regjistrohet nė Universitetin e Padovės pėr tė vazhduar studimet. Edhe pse me punė nė Padova, Koliqi nuk i shkėput lidhjet me Shqipėrinė. Bashkėpunon me redaksinė e tė pėrjavshmes kulturore “Illyria”. Gjitha vjershat e veta i pėrmbledh nė vėllimin “Gjurmat e stinėve” ku paraqiten me njė frymė krejt tė re skenat e jetės shkodrane dhe gjejmė tė pasqyruar shpirtin e poetit tė ndjeshėm me ndjesina atdhedashurore. Ndėrsa, autodafeja e vendosur nė krye tė kėtij libri vlerėsohet si njė ndėr aktet mė tė rėndėsishme nė fushė tė mendimit estetik shqiptar. Nė njė sėrė botimesh periodike dhe veprash tė tij, Koliqi afirmohet si njė talent i letėrsisė shqiptare.

1935, Itali - Pas suksesit tė vėllimit tė parė me tregime, boton njė libėr me 16 novela me titull “Tregtar flamujsh” me lėndė tė nxjerrė nga mėnyra e jetesės sė popullit tonė, sidomos tė atij tė qytetit tė Shkodrės. Ngjarjet dhe problematikat sociale qė prekin veprėn gjithnjė i nėnshtrohen njė analize tė thellė psikologjike. Ky vėllim novelash, siē vėren Miaser Dibra, i pėrket njė shkalle pjekurie mė tė madhe tė autorit. Po kėtė vit boton edhe poemthin nė prozė “Quattuor”.

1936 - Emėrohet Lektor i Shqipes pranė Universitetit tė Padovės qė drejtohej nga K.Taliavini. Boton vėllimin e dytė tė antologjisė “Poetėt e mėdhenj tė Italisė” (me parathėnie nga Karlo Taliavini). Ky vėllim pėrfshin vjersha tė pėrkthyera tė katėr poetėve italianė: Parini, Monti, Foskolo, Manxoni. Personalisht ēmonte Giosuč Carducci, Giovanni Pascoli, dhe Gabriele D'Annunzio-n. Edhe vėllimi i tretė ishte i pėrgatitur por nuk u botua.

1937 - Nė moshėn 34 vjeēare kryen studimet (5 vjeēare) nė Padova me tezėn “Epica popolare albanese” (“Epika popullore shqiptare”), tezė doktorate e cila u vlerėsua nga shumė albanologė si N.Jokli, M.Lambertz etj, qė u mbėrrit me ndihmėn e disa kangėve qė ia dha Atė Bernardin Palaj. Tashma i mirnjohun si albanolog, ndoshta kreu i studimeve shqiptare n'Italķ.

1939 - Emėrohet titullar i Katedrės sė Gjuhės dhe letėrsisė Shqipe nė Universitetin “La Sapienza” nė Romė por nuk do tė rrijė gjatė pasi po kėtė vit nis punėn si ministėr arsimi nė qeverinė shqiptare. Me tė marrė nė dorė ministrinė e arsimit, ai mblodhi rreth vetes njerėzit e kulturės, shkrimtarėt mė tė shquar dhe i vihet pėrpilimit e botimit tė teksteve shkollore. Sa qe Koliqi ministėr u arrit:

- botimi i historisė sė letėrsisė, me kritere tė shėndosha, nė dyvėllimshin “Shkrimtarėt shqiptarė”(1941), nėn kujdesin e Namik Resulit e K. Gurakuqit.

- botimi i tė parės antologji nė shqip: “Bota shqiptare”(1943).

- mbledhja e folklorit pėr tė plotėsuar veprėn “Visaret e kombit”(vėllim me materiale nga folklori ynė)

- thirrja nė Tiranė e Kongresit Ndėrkombėtar tė Studimeve Shqiptare nė vitin 1940 (Instituti i Studimeve Shqiptare me qendėr nė Tiranė, pararendės i Akademisė sė Shkencave).

- botimi i vėllimeve “Rreze dritė”, “Te pragu i jetės”, “Studime e tekste”.

- themeloi e drejtoi tė pėrkohshmen “Shkėndija”.

- hapja e shkollave shqipe nė Kosovė; hapi edhe njė shkollė tė mesme nė Prishtinė dhe mundėsoi dėrgimin e studentėve nga Kosova me bursė nė Itali dhe Austri.

Duhet thėnė se produktiviteti nė kohėn e Ernestit mbetet punė e pamohueshme.

Nė kėtė periudhė ai ka bashkėpunuar me revistat “Hylli i Dritės” e franēeskanėve, “Leka” e jezuitėve, “Pėrpjekja shqiptare” e Branko Merxhanit, “Minerva”, “Besa” etj.

Nė korrik tė 1940 themeloi e drejtoi tė pėrmuajshmen letrare-artistike "Shkėndija", nė Tiranė.
Si Ministėr i Arsimit nė kohėn e pushtimit italian nė kabinetin e Sh. Verlacit e n'atė tė M. Krujės, gjatė Luftės sė Dytė Botėrore; nė shtatorin e vitit 1941 kur me njė vendim, mbi 400 arsimtarė normalistė dhe tė shkollės amerikane tė Fullcit, shkuan nė Kosovė, trojet shqiptare nė Maqedoni e Mal tė Zi, si dhe nė Ēamėri. Njė akt i tillė ka qenė dhe mbetet pėrjetėsisht sublim se ai dha frutet e veta nė hapjen e shkollave shqipe, nė hapjen e dėshirės pėr tė mėsuar dhe rrėnjosur shqipen nė tė gjithė trojet shqiptare.

1942-43 Nga 1942-43 ishte kryetar i Institutit tė Studimeve Shqiptare dhe largohet nga Ministria e Arsimit duke lėnė pasues Xh. Kortshėn. Martohet me arsimtaren Vangjelije Vuēani dhe patėn dy fėmijė: Markun dhe Elizabetėn.[6] Nė njė letėr dėrguar mė 16 tetor 1941 nga ministri i arsimit tė Qeverisė sė atėhershme shqiptare Ernest Koliqi drejtuar konsullit shqiptar Nikollė Rrota nė Vjenė thuhet se ka angazhuar N. Joklin si organizator tė bibliotekave tė Shqipėrisė me njė rrogė mujore prej 600 frangash ari. Nė pragun e dėshtimit t'Italķs fashiste, zavendėson Terenc Toēin nė krye tė Kėshillit tė Lartė Fashist/Partisė Fashiste, gja qė do t'i kushtonte edhe ma tepėr pėr regjimin qė erdhi tue pėrmbysė gjithė superstrukturen parardhėse.

Me 1944 - Largohet n'Itali, i dėnuar nga qeveria e re komuniste, si bashkėpunėtor i fashizmit. Nga njė telefonatė merr vesh pėr kapjen e P. Markos nga ana e gjermanėve, tė cilit ia shpėton jetėn. Vepra e tij letrare u ndalua edhe pse nuk pėrmbante asfarė shenje a parashenje politike. Ajo u ndalua, pėr shkak tė veprimit politik tė autorit, pėrkatėsisė fetare dhe dialektit. “L’Albanie Libre” ėshtė njė e pėrkohshme e sapo dalė nė Romė me tė cilėn Koliqi fillon bashkėpunimin. Ndėr tė shumtat shkrime, kėtu nis tė botojė, nga viti 1954 deri mė 1961, studimin krahasues “Dy shkollat letrare shkodrane - e Etėnve jezuitė dhe e Etėnve franēeskanė”. Nė kėtė studim tė tij vėrehet pėrpjekja pėr tė hartuar njė histori tė mirėfilltė tė letėrsisė shqiptare, jashtė ngjyrimeve ideologjike. 1957 - Me dekret tė Presidentit tė Republikės sė Italisė, mė 2 shtator 1957, pėr njohje tė prestigjit, Katedra e Gjuhės dhe e Letėrsisė Shqipe e Universitetit tė Romės, nderohet duke u bėrė Institut i Studimeve Shqiptare.

Nė Firenze botoi vėllimin “Poesia popolare albanese”(“Poezia popullore shqiptare”) ku spikat si studiues i merituar i traditave artistike dhe folkloristike tė atdheut tė tij Shqipėrisė. Vėllimi ka tekste shqip e pėrkthime nė italisht.

Themelon tė pėrkohshmen “Shźjzat”(“Le Pleiadi”)qė e drejtoi pėr 18 vjet, qė ishte e pėrkohshmja kryesore letraro-kulturore e asokohe. Jo vetėm shpaloste letėrsķn bashkohore nė botėn shqipfolėse, por gjithashtu i dha za letėrsķs arbėneshe dhe vazhdoi me lavrue autorėt e paraluftės, shumė prej tė cilėvet tė vdekun e pjesa tjetėr n'emigrim, qė denigroheshin aq shumė nga kritika komuniste e Tiranės. Koliqi kėshtu shėrbeu si nji za i largėt kundėrshtues i shkatėrrimit kultural tė Shqipnķs nga rendi Stalinian i vendosun. Prej veprimtarķs sė tij, letrare e politike, u sulmue nga autoritetet shqiptare e pas-luftės si pėrfaqsuesi kryesor i letėrsķs borgjeze, reaksionare e fashiste. Mė 1983 historia e letėrsķs shqipe i referohet pasivisht si "Koliqi tradhėtari".

“Shźjzat shėrbyen si tribunė dhe dritare informimi mbi aktivitetet shkencore albanologjike nė botė. Ato regjistruen nė kroniken e tyne edhe ngjarje shoqnore qė nė tė ardhmen do tė vlejnė sadopak si dokumentacion historik e kultural pėr nji periudhė rreth njizet vjeēare”. Martin Camaj

1959 - Boton vėllimin “Kangjellat e Rilindjes”(“I canti della Rinascita”) me pėrkthimin nė italisht, kushtuar arbėreshėve tė Italisė, ku i nxit ata tė ruajnė gjuhėn e zakonet e tė kenė besim nė pavdekėsinė e fisit.

1960 - Boton romanin “Shija e bukės sė mbrūme” pėr tė cilin Koliqi vetė shprehet: “Ky tregim parashtron edhe pėrpiqet imtėsisht tė hulumtojė dramin shpirtnuer tė nji tė riut shqiptar flakrue jashta atdheut nga pasojat e sė dytės luftė botnore.”(Paraqitje nė “Shija e bukės sė mbrūme”, Shkodėr, 1996) Boton studimin “Gabriele D’Annunzio e gli Albanesi”(“Gabriel D’Anuncio dhe Shqiptarėt”).

1963 - Boton “Antologia della lirica albanese” (“Antologjia e lirikės shqiptare”) ku pėr herė tė parė paraqiten nė njė gjuhė europiane pėrkthimet e lirikat mė tė mira tė autorėve shqiptarė tė vjetėr e tė rinj ku theksohen autorėt kosovarė me qėllim qė tė njihen mė mirė. Riboton “Shtatė Pasqyrat e Narēizit” (qė e kishte botuar sė pari nė fletoren Gazeta Shqiptare tė Bari-t mė 1936) ku paraqiten shtatė copa proze poetike qė pėrshkruajnė gjendjen shpirtėrore tė shkrimtarit.

1965 - Del nė dritė “Albania”, njė monografi italisht, botuar nė “Enciclopedia dei popoli d’Europa”, Milano ku paraqet njė pasqyrė tė gjėrė mbi Shqipėrinė si nė pikėpamjen gjeografike, ashtu edhe letrare e historike.

1969 - Mė 4 Maj i vdes bashkėshortja Vangjelija. Zhdukja e saj i shkaktoi njė mungesė tė pazėvėndėsueshme e ndoshta shpejtoi edhe humbjen e tij.

1970 - Riboton poemthin “Simfonia e Shqipeve” (qė e kishte botuar pėr herė tė parė nė fletoren Gazeta Shqiptare tė Bari-t mė 1936),qė ėshtė si njė testament poetik qė nėnvizon trashėgiminė kombėtare, lashtėsinė dhe traditat e popullit. Kjo vepėr ka pėr argument lartėsimin e kohės sė kaluar tė fisit tonė.

1972 - Botohet vėllimi “Saggi di Letteratura Albanese”, Firenze. Ėshtė njė pėrmbledhje e mirė shkrimesh e konferencash pėrpunuar gjatė disa vjetėve.

1973 - Vazhdon tė pėrkthejė nė italisht pjesė nga Lahuta e Malcķs, kėngėt II-III-IV-V (punė kjo e nisur qė nė vitin 1961 kur pėrktheu kėngėn XXVI; mė 1971 kėngėt XII-XIII-XIV dhe XV).

1975 - Vdes nė shtėpinė e tij nė Romė 15 Janar dhe u varros po nė kėtė qytet me datėn 18, i nderuar nga i gjithė komuniteti shqiptar n'emigrim, por i mohuar nga vendi i tij. Nė ceremoninė e asaj dite kishin ardhur personalitete tė ndryshėm, kolegė, shqiptarė, arbėreshė, miq tė ardhur nga vende tė ndryshme.

Veprimtaria

Koliqi ishte themelues e drejtues revistash, ku botohej e trajtohej letėrsia e kultura shqiptare si : Ora e Maleve, Shkėndija, Shźjzat, etj. Si letrar Ernest Koliqi shquhet si krijues nė prozė, madje sė bashku me Mitrush Kutelin konsiderohet themelues i prozės moderne shqipe. Pėrktheu nė gjuhėn shqipe poetėt e mėdhenj italianė: Dante, Petrarka, Ariosto, Tasso, Parini, Monti, Foskolo e Manconi, qė i pėrmblodhi nė dy vėllime tė librit Poetėt e Mėdhej t’Italķs I dhe II. Pėrgatiti, pėrktheu nė italisht dhe botoi Antologjinė e lirikės shqiptare nė vitin 1963. Me librat e tregimeve : Hija e Maleve (1929), Tregtar flamujsh (1935) dhe Pasqyrat e Narēizit (1936), Koliqi sjell njė botė krejt unike shpirtėrore shqiptare, ndėrsa gjuha e tij dhe stili janė krejt tė veēantė. Vepra poetike me pretendime mė tė mėdha e Koliqit ėshtė Gjurmat e Stinve (1933). Poezitė mė tė mira tė kėtij vėllimi janė ato tė shkruara nė formė tė tingėllimit (sonetit). Shkroi nėn pseudonimet Hilushi, Hilush Vilza, Borizani.

Pasardhės tė Koliqit, sidomos nė kėmbėnguljen e gjetjes sė veēantive vendore nė gjuhė e nė jetė, nė letėrsinė shqipe bashkėkohore para sė gjithash konsiderohet Anton Pashku.


Tituj tė veprave

Kushtrimi i Skanderbeut, (1924) [12]
Hija e maleve (1929),
Gjurmat e stinėve (1933),
Tregtar flamujsh (1935) [12]
Pasqyrat e Narēizit (1936),
Symfonia e shqypeve (1936),
Kangjelet e Rilindjes (1959),
Shija e bukės mbrume (1960),
Albania (1965),
Epika popullore shqiptare (1937).

Tė tjera

Themelues i Fletores Ora e Maleve - 1923
Drejtues i revistės Shejzat - Romė
Epika popullore shqiptare - temė e doktoraturės pranė Universitetit tė Romes - 1937.

Mirėnjohjet

Medalje arit e Shoqnis “Dante Aligheri”.
Ylli i artė pėr Meritė tė Shkollės.
Akademik ordinar i Akademisė Tiberiane.
Akademik Nderi i Akademisė Teatine tė Kietit pėr Shkencat.
Antar i Akademisė sė Abrucit pėr Shkencat dhe Artet.
Antar efektiv i Akademisė sė Mesdheut.
Antar Nderi i Qendrės Ndėrkombėtare pėr Studimet shqiptare.
Medalja e Artė e Lidhjes sė Prizrenit



Kronologji e jetės dhe e veprės sė Ernest Koliqit:

&ë8232;1903: Lind nė Shkodėr mė 20 maj.

&ë8232;1918: Shkon nė Itali pėr studime. Themelon nė Bergamo tė pėrjavshmen studentore “Noi giovani” (Ne tė rinjtė), ku boton dhe vjershat e tij tė para nė italisht.

&ë8232;1921: Kthehet nė Shqipėri, forcon miqėsinė me Luigj Gurakuqin. Fiton konkursin e Ministrisė sė Arsimit pėr njė himn kombėtar me juri: At Gjergj Fishta, Fan Noli, Mit’hat Frashėri e Luigj Gurakuqi.

&ë8232;1923: Bėhet anėtar nė shoqėrinė “Bashkimi” tė Avni Rrustemit. Largohet nga atdheu dhe boton poemthin “Kushtrimi i Skandėrbeut”.

&ë8232;1929: Nė Zarė tė Dalmacisė, Kroaci, boton vėllimin e novelave “Hija e maleve”.&ë8232;1930 – 1933: Arsimtar nė Vlorė e Shkodėr.&ë8232;1932: Boton vėllimin I tė pėrkthimeve me titull “Poetėt e Mėdhenjė t’Italisė” (Dante, Petrarka, Aristoteli e Taso).

&ë8232;1933: Boton librin e vjershave “Gjurmat e stinėve”.

&ë8232;1934: Bashkėpunon me tė pėrkohshmen “Illyria”.

&ë8232;1935: Boton librin e dytė me novela “Tregtar flamujsh”

&ë8232;1935: Boton vėllimin II tė antologjisė “Poetėt e Mėdhenj t’Italisė”

&ë8232;1937: Pėrfundon studimet Universitare dhe doktoratėn nė Padova me temėn “Etika popullore shqiptare”.

&ë8232;1939: Emėrohet ministėr i Arsimit. Mbėshtet botimin e dy vėllimeve tė rėndėsishme “Shkrimtarėt shqiptarė” e “Visaret e Kombit”. Emėrohet titullar i Katedrės sė Gjuhės dhe Letėrsisė shqipe nė Universitetin e Romės.

&ë8232;1940: Organizon nė Tiranė kongresin e studimeve shqiptare me pjesėmarrjen e studiuesve mė tė njohur nga vendi dhe bota.

&ë8232;1941 – 1942: Dėrgon nė Kosovė 200 mėsues pėr hapjen e shkollave tė para nė gjuhėn shqipe (deri nė Novi Pazar, ish-qytet shqiptar)

&ë8232;1947: Boton nė fletoren “L’Albaniae Libre”.

&ë8232;1957: Me dekret tė kryetarit tė Italisė, Katedra e Gjuhės dhe Letėrsisė shqipe e Universitetit tė Romės nderohet duke u bėrė Institut i Studimeve shqiptare pėr meritė tė drejtuesit tė saj, Koliqit. Boton nė Firence, nė dy gjuhė, shqip dhe italisht, vėllimin “Poezia popullore shqiptare”. Themelon revistėn kulturore, letrare e shkencore “Shejzat”.

&ë8232;1959: Boton vėllimin “Kangjelet e Rilindjes” italisht, teksa nxit arbėreshėt tė ruajnė gjuhėn dhe identitetin kombėtar tė tyre.

1960: Boton romanin “Shija e bukės mbrume”, me temė mėrgimin.

&ë8232;1961: Pėrkthen nė italisht poemthin e Ali Asllanit “Dasma shqiptare”.

&ë8232;1962: Pėrkthen nė italisht kėngėn e 26-tė tė “Lahutės tė Malcis” tė Gjergj Fishtės.

&ë8232;1963: Boton “Pasqyrat e Narcizit” dhe “Antologji e lirikės shqipe” nė italisht, ku pėrfshihen dhe poetė nga Kosova pėr herė tė parė.

&ë8232;1965: Boton monografinė pėr Shqipėrinė “ALBANIA”.

&ë8232;1970: Boton dramėn “Rrajėt lėvizin” dhe poemthin “Simfonia e shqipeve”

&ë8232;1971: Pėrkthen italisht nga “Lahuta e Malcis” episodin e Marash Ucit (kangėt 12 – 13 – 14 – 15).&ë8232;

1972: Boton njė pėrmbledhje shkrimesh e kumtesash “Saggi di Letteratura Albanese”.&ë8232;

1973: Vazhdon nė italisht “Lahuta e Malcis”, episodin “Oso Kuka” (kangėt 2–3–4–5).&ë8232;

1975: Vdes papritmas nė Romė mė 15 janar dhe varroset mė 18 janar po nė Romė.



Ndodhi sot